Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
Në pikën enveriste
Enver Bytyqi
Paranoja e Kiço Blushit
Sukseset e Shqipërisë e kanë ngacmuar benjaminin e Edi Ramës, Kiço Blushin, që të shprehë "dhimbjet" që po i shkaktuaka katundit “Taksirat” (sipas tij Shqipëria) lideri demokrat, Sali Berisha.
Po shqiptarët e kishin provuar idhullin e Kiços, diktatorin komunist. E patën provuar dhe Kiçon vetë në të ashtuquajturin Këshill Presidencial të vitit 1991, e provuan Kiçon si deputet në krah të siamesit binjak, Skënder Gjinushit. E nëse gjendet dikush në Shqipëri që mund të thotë se Kiçua dhe shefat e tij prej diktatorit deri te Skënder Gjinushi e Edvin Rama, kanë bërë një të njëqindmijtën e punës së Sali Berishës, atëherë unë do t'i kërkoja pa droje falje "të diturit" dhe "të urtit" Kiço Blushi, natyrisht nga pozitat "e shpellorit-malok" të pandreqshëm.
Në të gjitha shkrimet e tij Kiçoja lexohet në të njëjtin stil, në të njëjtën gjuhë. Kushdo që ka pak tru, nuk mund të mos shohë se ai është i sëmurë psikik, vuan nga sëmundja psikike e paranojës. Paranoja e tij është mosdurimi për të pasur kryeministër të vendit Sali Berishën. Prej këtij mosdurimi ai nuk i kursen as bashkëmendimtarët e vet. P.sh. në shkrimin e lartpërmendur nuk linte pa e linçuar Dritëro Agollin dhe ia zinte për të madhe pse shkrimtari ka thënë: "Pas njëzet vjetësh nuk do të pyesë njeri sa kushtoi rruga Durrës-Morin, por se kush e ka realizuar atë". Kaq është dashur dhe Kiçoja t'i hakërrehet Dritëros. Nga inati që shpreh Kiço për Berishën dhe nga paranoja që shfaq ai për të, nuk mund të mos mendohet se kjo nuk është trashëguar që nga koha e djallit.
Po sikur Beni një ditë t'i thotë Kiços ndonjë fjalë të mirë për Berishën, a mund të mendohet se çfarë mund të ndodhë në familjen Blushi?! Nami do të bëhej, do të dilte lagjja në ballkone për të dëgjuar sherrin midis djalit e babës. Nejse, ky ishte thjesht një supozim, sepse një fjalë e urtë thotë "Bëmë baba të të ngjaj!".
Në odat e burrave dikur një plak nga Pobregu i Kukësit, Hajdin Dani quhej, kishte pyetur: "Kush është më i rrezikshëm? Një budalla, një budalla i cili shitet si i zgjuar, apo një i zgjuar që nuk flet shumë"? Përgjigja kishte ardhur nga pala tjetër e bashkëbiseduesve: "Budallait i bëhet halli, se e njohin të gjithë e gjithkush ia lëshon rrugën. Nga i zgjuari që nuk flet shumë, por dëgjon shumë, mund të mësosh urtinë. Nga budallai që hiqet si i zgjuar vijnë të gjitha të këqijat e kësaj bote, se atij nuk ia lëshon rrugën njeri dhe kështu rrezikon gjithë shoqërinë".
Megjithëse Kiço hiqet i zgjuar, Berisha ia ka lëshuar rrugën. Dhe bën mirë për këtë. Nuk kam vënë re ndonjëherë se ai është marrë me të. Madje as të birin e tij, megjithëse mbahet si ideolog i Edi Ramës, nuk kam dëgjuar ta përmendë. Nga kjo eksperiencë do të thosha se është mirë që Berisha t'ia lëshojë rrugën edhe Edi Ramës. Jo thjesht pse edhe Edvini është i të njëjtit kallëp si edhe Kiçoja. Por për atë që injorimi i budallenjve që hiqen të zgjuar i madhështojnë burrat e urtë e vërtet të përkushtuar. Nëse Berisha do ta injorojë Edi Ramën gjatë kësaj periudhe të fushatës elektorale që ka mbetur, është e sigurt se pikët e tij do të shkojnë nga 34 në 24 për qind. Ndërkaq duke u marrë me të, në vend që t'ia ulë pikët, ia shton ato. Njerëzit kthehen e thonë: More kaq i zoti na qenka ky Edvini, saqë Berisha nuk le rast pa ia përmendur emrin?! Dhe një njeri i zoti për kurthe, mashtrime, një tinëzar mediatik, që përdor kamikazë të fjalës për ta mashtruar opinionin, shndërrohet në një lloj miti. Ndërkaq mitin ia shton vetë kundërshtari.
Lëreni, ju lutem, Edvinin në hallin e tij, lë të meditojë për suksesin e propagandës së tij mediatike kundër Qeverisë dhe premierit të saj. Se kështu nuk do të ketë kohë që t'i mashtrojë shqiptarët me ndonjë alternativë tjetër më të besueshme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi:Demodiktatura mediatike e Edi Ramës
» Enver Bytyçi: Psikologjia e solidaritetit
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Enver Bytyçi:Shkrime dhe komente
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi