Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë

Shko poshtë

Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë Empty Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 07, 2011 8:29 pm


Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë

Kryeministri Thaçi: Marrëveshja e arritur për vulat doganore - fillim i njohjes edhe de jure për shtetin e Kosovës nga Republika e Serbisë
Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë 77thaci7

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 36-të, të rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi. Në mbledhja ka aprovuar dy projektligje, dhe vendime nga fusha e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka shprehur zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, për të implementuar marrëveshjen e arritur mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për vulat doganore.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se marrëveshja e arritur në një formë është fillim i njohjes edhe de jure për shtetin e Kosovës nga Republika e Serbisë. Ky ka qenë synimi ynë, që vulat doganore të Kosovës të pranohen sikur edhe në të gjitha pikat tjera doganore me vendet fqinje.

“Ne jemi të vendosur që më datë 16 shtator të fillojmë implementimin dhe rolin e vet në këtë, në bazë të përgjegjësive kushtetuese, ta kenë Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, në mënyrë që të kemi operacione të plota të kontrollit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka shtuar se do të menaxhohen dhe kontrollohen të gjitha pikat alternative edhe treni që qarkullon në linjën Beograd- Mitrovicë.

Kryeministri Thaçi ka shprehur angazhimin për një informim të drejtë për qytetarët në veri, në mënyrë që të mos krijohet ndonjë keqkuptim i panevojshëm, sepse, çdo qytetar dhe çdo biznes që pretendon për të zhvilluar biznes në Kosovë, duhet të respektojë në plotni rregullat e shtetit të Kosovës, Kushtetutën dhe ligjet e saj. “Rregullat që vlejnë për të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës, me të gjitha vendet fqinje, do të vlejnë edhe për pikat 1 e 31”, ka thanë kryeministri Thaçi.

“Përpos aspektit komercial, vënia nën kontroll të pikave 1 dhe 31, ka edhe mesazhin e qartë të ruajtjes dhe vënies në kontroll të integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi dhe ka vazhduar “Aty do të jenë doganierët e Kosovës, të emëruar nga Doganat e Kosovës, policët kufitarë të emëruar nga Policia e Kosovës dhe do të jenë veprime të koordinuara, siç ka qenë me vendimin e datës 25 korrik”.

Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë qytetarët në veri që të jenë të mirë informuar se nga data 16 shtator do të ketë rregulla të lëvizjes së njerëzve, por edhe të mallrave, rregulla të cilat janë të obliguar të gjithë t’i respektojnë në kufijtë ndërshtetërorë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kjo rrethanë e re nuk është e drejtuar kundër askujt, por është angazhim për sundimin e rendit dhe ligjit.

“Funksionalizimi i pikës 1 dhe 31, nga 16 shtatori, në asnjë rrethanë nuk lejon komoditet apo imunitet për strukturat kriminale në veri. Atje do të funksionojnë organet përkatëse që këto struktura të përballen me drejtësinë kosovare dhe atë ndërkombëtare, dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Vendimet tjera që do të merren do të ndikojnë në jetën e qytetarëve në veri. Ato do të jenë vendime që dalin nga Kushtetua dhe ligjet e Kosovës. Këto vendime do të sjellin forcimin e rendit dhe ligjit dhe do të jenë të njëjta për të gjithë territorin e Kosovës. Të gjithë qytetarët kanë obligime ndaj shtetit për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Kosova është vendi ynë, është mundësi e barabartë për të gjithë qytetarët. Të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe do të kenë rregulla të njëjta në gjithë territorin e Republikës së Kosovës” ka thënë në fund kryeministri Hashim Thaçi.

Kabineti qeveritar ka aprovuar Projektligjin për Azilin dhe Projektligjin për Kontrollin dhe mbikëqyrjen e Kufirit shtetërorë të Kosovës.

Gjithashtu Qeveria ka aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në segmentin e 5 të autostradës Vërmicë-Merdare, të cilat gjinden në fshatrat Bllacë, Temeqinë dhe Bellanicë të komunave Suharekë dhe Malishevë.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është themeluar edhe Këshilli Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njohur kabinetin qeveritar me gjendjen e rëndë të objektit për banim social në Plemetin, i cili është dëmtuar nga zjarri.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka njohur kabinetin qeveritar me turneun që do të vazhdojë sot në shtetet e Afrikës, në funksion të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi