Thaçi:Vajzat dhe djemtë tanë po e kontrollojnë kufirin me Serbinë
Thaçi:Vajzat dhe djemtë tanë po e kontrollojnë kufirin me Serbinë
Thaçi:Vajzat dhe djemtë tanë po e kontrollojnë kufirin me Serbinë
Pikat kufitare në veri të Kosovës janë nën kontroll dhe atje nuk ka kontrabandë, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi duke theksuar se për herë të parë në historinë e Kosovës, vija kufitare me Serbinë e kontrollohet nga vajzat dhe djemtë e Kosovës, të cilët garantojnë integritetin territorial të Kosovës.
Këto komente kryeministri i bëri të enjten gjatë një vizite që u ka bërë bizneseve në komunën e Gjilanit, përkatësisht fabrikës për prodhimin e lëngjeve dhe produkteve të ndryshme “Ask Foods”.
Në këtë rast, Thaçi tha se marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it do të respektohet me përpikëri dhe se reciprociteti po vazhdon të respektohet dhe nuk ka asnjë dilemë se kjo çështje do të vazhdohet.
“Këto dy pika kufitare tanimë janë zona të kufizuara ushtarake dhe tanimë atje vlejnë rregullat ushtarake. Do të vazhdohet me implementimin e plotë të agjendës së planifikuar të respektimit të masave të reciprocitetit dhe në atë çështje nuk do të ketë asnjë dilemë, asnjë pikëpyetje se a do të respektohet apo jo. Në anën tjetër dëshiroj të theksoj se përpos kuptimin e angazhimit të kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31, më lejoni të theksoj se vendimi i 25 korrikut për marrjen në kontroll nga forcat e Kosovës të vijës kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë po ndodh përherë të parë pas 12 viteve”, ka thënë ai.
Sipas tij, NATO-ja ka qenë dashur të instaloj forcat e saj në këtë zonë qysh në qershor të vitit 1999, jo në vitin që 2011, që do të thotë pas 12 vitesh.
Sidoqoftë kryeministri Thaçi ka ritheksuar se pas 12 vjetësh për herë të parë veriu i vendit është vënë nën kontroll të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ai tha se tashmë janë vajzat e djemtë e Kosovës që e kontrollojnë kufirin dhe garantojnë integritetin e shtetit.
“Dëshiroj të theksoj e të sqaroj se ndoshta përherë të parë në historinë e Kosovës, vajzat dhe djemtë e Kosovës e mbajnë në kontroll vijën kufitare në këtë pjesë të Kosovës që kufizohet me Serbinë, do të thotë vijën kufitare dhe e garantojnë dhe e ruajnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kështu që në këtë drejtim do të punojmë ngushtë me NATO-n, natyrisht se do të kemi angazhime shtesë vendimi i 25 korrikut ka qenë vendimi i fillimit të ndryshimit të madh që do të ndodh në veri. Ka qenë betejë për ligjshmëri dhe kjo do të realizohet”, është shprehur ai.
Ai sqaroi se Qeveria nuk është në konfrontim me qytetarët serb atje, pasi që edhe ata janë qytetarë të Kosovës dhe do të investohet atje. Sipas kryeministrit, në pjesën veriore është një betejë me strukturat kriminale që mbajnë peng rreth 40 mijë qytetarë serbë.
Shefi i ekzekutivit theksoi se strukturat kriminale që kanë pretenduar për të sfiduar Qeverinë e Republikës së Kosovës, KFOR-in, EULEX-in dhe gjitha institucionet ndërkombëtare, do të ballafaqohen me drejtësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mohohet shtetësia në kufirin me Serbinë
» Thaçi: Për mua vendosni kufirin te Molla e kuqe
» Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit
» Thaçi gati për dialog politik me Serbinë
» Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë
» Thaçi: Për mua vendosni kufirin te Molla e kuqe
» Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit
» Thaçi gati për dialog politik me Serbinë
» Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi