Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Margarita Xhepa, aktorja më e mirë e Apollon 2011

Shko poshtë

Margarita Xhepa, aktorja më e mirë e Apollon 2011 Empty Margarita Xhepa, aktorja më e mirë e Apollon 2011

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 08, 2011 9:03 pm


Margarita Xhepa, aktorja më e mirë e Apollon 2011

Margarita Xhepa, aktorja më e mirë e Apollon 2011 7Neteet%203

Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Apollon 2011” u mbyll me shfaqjen e trupës së teatrit “Anton Pann”, Rumani. E më tej u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila u zhvillua në skenën antike të Apollonisë. Juria e festivalit, e përbërë nga dramaturgu rumun Doru Motok, kritiku i artit Josif Papagjoni dhe aktori e regjisori Alfred Trebicka vendosi që të nderojë me çmimin si aktorja më e mirë e festivalit, aktoren Margarita Xhepa. Çmimin e aktorit më të mirë protagonist e fitoi aktori rumun Romul Moruan. Çmimin për aktorin dhe aktoren jo protagonist e morën Fatmir Xhelili i trupës së Fierit dhe Klea Konomi. Në këtë edicion jubilar morën pjesë trupa nga Shqipëria (Tirana dhe Fieri), Greqia, Rumania e Kosova. Festivali “Apollon” nisi si një aktivitet mbarëkombëtar i aktrimit, por bordi i festivalit e pa të arsyeshme që ky festival të kthehej në ndërkombëtar, me qëllim që aktorët shqiptarë të ballafaqohen me kolegët e tyre evropianë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi