Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011

Shko poshtë

Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011 Empty Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 24, 2011 3:16 pm

Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011 Nexhat_rexha-269x300Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011 Arxclubi_16nen

Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011
Nexhat Rexha:Lajm i mirë-BOTIMET E ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2011 Ars-club_24dh1
Viti që po e lëmë pas ishte vit i arritjeve të Ars Clubit ”Beqir Musliu”, i cili këtë vit e filloi edhe botimin e veprave letrare dhe publicistike. Viti 2011, është kurorëzim i botimit të dy numrave të revistës AGMIA, Nr. 10 dhe Nr. 11 si dhe seria e botimit të veprave të ndryshme nga Edicioni i Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.

Seria e botimit vjen si rezultat i angazhimit të anëtarëve të Ars Clubit ”Beqir Musliu’, dhe kryetarit Sabit Rrustemi, punë e cila bëhet krejt në baza të vullnetit të mirë.

Vlen të theksojmë se gjatë këtij viti u mbajt Simpoziumi Kombëtar, kushtuar shkrimtarit Beqir Musliu, nën patronatin e Zyres së kryetarit të Komunës Z. Qemajl Mustafa.

Nën përkujdesjen e Redaksisë e të anëtarëve të Ars Clubit, këtë vit u botuan edhe këto vepra:

1. Mbreti i Metaforës-Nga punimet e Simpoziumit të mbajtur në Gjilan,qershor 2011.

2. Trekëndshi Poetik- Përmbledhje poetike nga pjesëmarrësit e Manifestimit po të njëjtin emër.

3. Izmi Zeka” Realitete dhe ballafaqime”-Libër publicistikë

4. Sabit Rrustemi”Zjarrmi e kthjelltë”-Përmbledhje poetike

5. Gonxhe Letmi-Begisholli” Pasion ëndrre ”- Përmbledhje poetike

6. Albina Idrizi. “Pergamenë e gjallë”-Përmbledhje me tregime

7. Vjeshta letrare e Gjilanit 2010- Të botuara punimet e manifestimit tani më tradicional të mbajtura po këtë emër.

8. Kurtesh Veliu”Vallja e Bletëve”-Përmbledhje poetike

9. Fahrije Krasniqi-Kllokoqi “Peng i fjalës”- Përmbledhje poetike

Kryetari i Ars Clubit “Beqir Musliu” Sabit Rrustemi, i dhuroi të gjitha bibliotekave të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës (Dardanës) nga një komplet të këtyre botimeve të vitit 2010-2011, përmes drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit. Paraprakisht Bibliotekës së qytetit iu janë dorëzuar të gjitha veprat e botuara.

Pra, këtë vit po e përmbyllim me këto botime, duke shpresuar se viti që po vjen do të jetë vit i sukseseve në vazhdimësi të rritjes së sasisë e cilësisë .

Urojmë në përpjekje e koordinim të mëtutjeshëm në organizime kulturore, e botime sa më të mira nga Ars Clubi “Beqir Musliu”.

Gjilan, më 20 dhjetor 2011 Nexhat Rexha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi