Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie

Shko poshtë

Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie Empty Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 10:41 pm


Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie

Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie Pf53982359083

Modeli më i ri për zgjidhje afatgjatë në Kosovë është “Ahtisaari Plus”, kështu citohet të ketë deklaruar shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, duke propozuar që pjesa veriore e Kosovës të marrë një status autonomie, të ngjashëm me atë që ka Katalonia në Spanjë.

“Në Spanjë kemi Kataloninë, për shembull, ajo është pjesë e Spanjës, por janë shumë autonomë”, ka thënë Feith.

Feith citohet të ketë thënë se situata e re e krijuar në veri dhe vrasja e policit kosovar, Enver Zymberit, mund të shfrytëzohet si rast për ndryshime. “Nuk ka fort gjasa që t`i kthehemi situatës që ishte më parë. Diçka ka ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë Feith.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi thotë se në veriun e Kosovës ka nevojë për diçka tjetër dhe jo për kompetenca përtej atyre që parasheh Plani i Ahtisaarit.

“Atje ka nevojë për rend dhe ligj dhe për implementimin e Pakos së Ahtisaarit”, ka thënë Kuçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi