VULLNET REMZI MATO
Faqja 1 e 1
VULLNET REMZI MATO
VULLNET REMZI MATO
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, redaktor i shtëpisë botuese “Milosao” Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës.
Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” 1969, “Krahët e erës” 1972, “ninullat e hekurit” 1984, “Katër plagët e Shqipërisë” 1999, Nënëmadhe Fterra” 2007, “Poezi të zgjedhura” 2010. Ka botuar vëllimet me tregime “ E fshehta tronditëse” 1999, “Klithmat e mishit të bardhë” 2006. Romanet: Ujësinor” 1976, “Era e kësaj kohe” 1984, “Lakmia” 2000, “Damkosja e engjëjve” 2004, “Vajza e kyçur” 2007, “Marrëzia e madhe” 2008, “Matura e paharruar” 2009.
Agim Gashi
TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA
(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
Jetove dhe jeton në dy mileniume
të tretin do ta gdhish fitimtar.
Emrin ta dha Fterra jote fatlume,
djaloshi mjek ta shkroi me epitaf të rrallë.
Shkroi në gur epitafin e përjetshëm.
ta gdhendi te shkëmbi i madh në ballë.
Epitaf që e lexon dhe qielli i pashtershëm
dhe e ndrit dielli sa të jetë bota gjallë.
Do të jetojë në shumë milieniume
emri i dashur që ta stolisi Fterra,
në malin e Arbërisë së bekueme
si s’ka qenë stolisur në kohë të tjera.
Me emrin tënd ti atdheut i dhurove
“Tinguj malesh” ku ndrit rrezja e yllit.
E stolise me “Krahët e erës” malore
dhe Arbërisë i hape “Dritaret e prillit“
Ti u rrite me “Katër plagë të Shqipërisë”.
“Nënëmadhe Fterra” të edukoi shqiptarinë,
prandaj i këndove asaj bukurinë e freskisë
dhe me poemë ia përjetësove pavdekësinë.
Kështu ndodh me njeriun jetëgjatë në vite.
Ti çdo ditë gdhin, i dashur mik zemërartë,
duke të shoqëruar “E fshehta tronditëse”
me shqetësimin e “Klithmave të mishit të bardhë“
Në mes të milenumeve ku jeton gazmor,
ndodhin çudira e mbi çudira vërtetë.
Por ti e stolis atdheun me “Ujësinor”
duke vënë çdo gur në vendin e vet.
Dhe “Era e kësaj kohe” ledhaton Dardaninë,
pa e rrokur “Lakmia“ për troje të huaja,
siç po i rrokë përtej Jonit njerëzinë
dhe ardhacakët mesjetar për kreshtat tona.
Ty të pengoi “Damkosja e engjëjve“
por erdhe një ditë nga Fterra bujare,
kur kryeqytetin arbëror të shqiptarëve,
e kishte kapluar “Marrëzia e madhe”.
“Vajza e kyçur“ të përkëdheli ballin
dhe shprehe troç mendimin tënd të shtruar:
Detrat çdo pëllëmbë të tokës sonë do lagin
dhe do rriten bijtë te “Matura e paharruar”
Profesor i dashur, miku im i mirë
arti yt na tregon se Shqipëria duhet bërë,
si komb i vetëm dhe si fis i lashtë Ilir,
ku të jemi të lirë dhe të lumtur të tërë.
E ti je lajmëtar i milienumit të tretë
që do të vinte me poezi në këto troje.
Ka nevojë Fterra dhe Arbëria vetë,
për këngën tënde me zë shqiponje.
II
Fterra e bukur, moj Fterrë shqiptare,
Sa shumë ke vuajtur ti ndër shekuj,
por sot më dukesh nuse ballëkrenare,
sot po më dukesh më e buzëqeshur.
Dhe sot ti po më thua edhe mua,
me fjalë të bukura e zemër të dlirë,
Or ti burrë nga Kosova që e duam
Fterra jonë të ka një mik të mirë.
Krenarinë në qiell e kishe pasur,
Por nuk ishe kaq e lumturuar,
sepse sot namin ta ka përhapur,
emri i një biri që të ka nderuar
Ai ka emër e mbiemër me vlerë,
ka mendje e zemër që të lartëson.
Namin shqipes u bë për ty Fterrë,
Vullnet Mato emrin ia thonë.
Me zemër të bardhë e shpirtin prush
dhe sot i lumtur si askush,
këto vargje miqësisht ia dhuroj
e nga larg vëllazërisht e përqafoj
Emri në shkëmb më ka dhënë gëzim.
Vullnet Mato, i shtrenjti miku im
që më je gojëmbël e zemërbujar,
O bir i shqipes, shkrimtar atdhetar.
Gjermani, 30 mars 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:B U K U R I A
» Vullnet Mato: S Y R I
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: N Ë S E ...
» Vullnet Mato: K U K U V A J K A
» Vullnet Mato: S Y R I
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: N Ë S E ...
» Vullnet Mato: K U K U V A J K A
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi