Thaçi: Në veri do të jenë doganierët kosovarë
Thaçi: Në veri do të jenë doganierët kosovarë
Thaçi: Në veri do të jenë doganierët kosovarë
Kosova është e vendosur që të nisë zbatimin e planit për ri-hapjen e pikave doganore 1 dhe 31 në veri pavarësisht kërcënimeve e shantazheve të Beogradit dhe strukturave paralele në veri, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se në këto dy vendkalime kufitare, autoritet ekzekutiv do të jenë organet e Kosovës, me mbështetjen e logjistike të EULEX-it dhe sigurinë që do të garantohet nga KFOR-i.
"Unë e kam proklamuar datën 16 shtator, si datë kur do të fillojë implementimi konkret i punës në pikat 1 dhe 31. Mesazhet kërcënuese të strukturave ilegale dhe kriminale janë të pafuqishme, për të ndalë angazhimin dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, për të implementuar këtë proces", ka thënë kryeministri Thaçi.
Prandaj, sipas tij, "as strukturat ilegale e kriminale në veri e as Beogradi nuk do të mund të kenë as rolin minor për stopimin e vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen për vulat doganore në pikat 1 dhe 31". "Definitivisht do të ketë rend dhe ligj", ka theksuar Thaçi.
Ndërkohë, zyrtarët e Qeverisë serbe dhe liderët politik të serbëve të veriut të Kosovës, kanë paralajmëruar se do të reagojnë shpejt nëse Prishtina zyrtare do të përpiqet që t’i vë nën kontroll dhe funksionalizojë vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë.
Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se një veprim i tillë eventual i Qeverisë së Kosovës, do t’i nxisë serbët lokalë dhe kundërshtimet e tyre.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tadiq: Serbia nuk do t’i pranojë doganierët e Kosovës në veri
» Ja kush do të jenë ministrat LDK’së
» Ish-ushtarët e UÇPMB-së, të jenë syçel...!
» Bahtiri: Thaçi më tha se s’ka siguri në Veri për ta rivarrosur Boletinin
» “Doganierët e Shqipërisë u korruptuan me 5 euro”
» Ja kush do të jenë ministrat LDK’së
» Ish-ushtarët e UÇPMB-së, të jenë syçel...!
» Bahtiri: Thaçi më tha se s’ka siguri në Veri për ta rivarrosur Boletinin
» “Doganierët e Shqipërisë u korruptuan me 5 euro”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi