Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reeves: Serbia do të duhej ta njeh pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Reeves: Serbia do të duhej ta njeh pavarësinë e Kosovës Empty Reeves: Serbia do të duhej ta njeh pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 13, 2011 8:20 pm


Reeves: Serbia do të duhej ta njeh pavarësinë e Kosovës

Reeves: Serbia do të duhej ta njeh pavarësinë e Kosovës 3,,,118418036

Ndërkaq, në Serbi, edhe pse elita politike tregon qëndrueshmëri në lidhje me pavarësinë e Kosovës, qytetarët e thjeshtë duket të jenë të lodhur nga luftimet e vazhdueshme.

Kalimi i kohës nuk e ka zbutur nacionalizmin në të dy anët e kufirit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e akuzoi Beogradin për organizimin e dhunës në Veri të Kosovës.

"Ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të ketë kthim prapa në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim". Thaçi gjithashtu kishte cituar se Serbia është duke u përpjekur të shkëputë një pjesë të veriut të Kosovës, por sipas tij kjo është dicka që nuk do të ndodhë kurrë."

Nga ana tjetër, Qeveria serbe ka nxituar të "dënojnë ashpër" përpjekjet e Prishtinës për të bërë presion mbi serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera, e që sipas Beogradit, "serbët e kanë të kufizuar lirinë e lëvizjes për më shumë se 11 vjet."

Ndërkaq, në Serbi, edhe pse elita politike tregon qëndrueshmëri në lidhje me pavarësinë e Kosovës, qytetarët e thjeshtë duket të jenë të lodhur nga luftimet e vazhdueshme.

"Nëse Kosova e dëshiron pavarësinë aq shumë, atëherë le të shkojë. Ne jemi të lodhur nga kaq shumë vite mundim dhe vuajtje. Edhe pse Kosova është një pjesë e pandashme e Serbisë, unë do të thoja: le të shkojnë ", tha Dragan, 39 vjeç, banor i Beogradit, i cili nuk e tregon mbiemrin, nga frika se qëndrimi i tij nuk e reflekton qëndrimin zyrtar të Serbisë.

Megjithatë, situata në Mitrovicë, mbetet tejet e vështirë, pasi është një zonë me shumicë serbë e që kufizohet me Serbi.

Sipas themeluesit të organizatës “Soul of Europe”Donald Reeves, e vetmja rrugë e zgjidhjes është që të krijohet ndonjë mundësi e bashkëpunimit mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Herët a vonë, Serbia do të duhej ta njeh pavarësinë e Kosovës. Pyetja është se si do t`i qasen veriut”, ka thënë Reeves.

Sipas njërit nga ish përfaqësuesit e zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, i cili preferoi të mbetet anonim, vendbanimet me shumicë serbe në veri vazhdojnë të mbeten burim kryesor i tensionit në Kosovë.

"Do të jetë jashtëzakonisht vështirë që Kosova të fitojë respekt të mjaftueshëm, ose të jetë në gjendje të ofrojnë përparësi mjaftueshme për njerëzit në veri të Mitrovicës, me qëllim të kontrollimit të veriut si një pjesë normale të territorit,"

"Banorët në këtë zonë kanë lidhshmëri të ngushtë me Serbinë dhe kanë vazhduar mbështetjen financiare dhe politike nga Serbia dhe mendoj se do të do të jetë e vështirë të ndryshohet ky status quo, pavarësisht nga përpjekjet", është shprehur ai.

Ndërsa për drejtoreshën e “Trans Conflict Serbia”, Mirjana Kosic, pavarësia e Kosovës është e papranueshme.

"Pavarësia e Kosovës nuk ofron zgjidhje për problemin dhe në shumë aspekte e ka përkeqësuar situatën, si për shembull ngjarjet e fundit në veri të Kosovës," ka thënë Kosic.

Ajo tha se një nga skenarët më të këqinj të mundshëm është ajo që minoritetet të largohen nga Kosova, sikur që sipas saj, ka ndodhur pas luftës së 1999 dhe të trazirave të marsit 2004.

"Shumë alternativa ekzistojnë, duke përfshirë idenë që Prishtina dhe Beogradi të ndajnë sovranitetin mbi veriun e Kosovës, por që vullnet politik për të shqyrtuar këto alternativa nuk ekziston", ka shkruar Kosic përmes emailit.

Ndërsa Rrahim Pacolli, zyrtari i lartë i partisë liberale Aleanca Kosova e Re (AKR), përfaqësuar nga tetë anëtarë në Parlamentiin e Republikës së Kosovës, thotë se konflikti do të zgjidhet vetëm nëse ndryshoht qasja e qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Ai thotë se Beogradi edhe më tej është duke i ushqyer njerëzit me propaganda nacionaliste kështu duke inicuar urrejtje dhe kjo duhet të ndalet.

"Unë besoj se ky rajon gradualisht do të hapë kufijtë e saj, do të ketë edhe lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve të cilët duhet të jetojnë në harmoni duke respektuar kombin dhe religjionin e njëri-tjetrit, kjo është mënyra e vetme e hapjes së rrugës për Ballkanin që të integrohet në Bashkimin Evropian," ka thënë Pacolli përmes një emaili të dërguar nga Prishtina.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi