Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha dhe Rama refuzojnë shtrëngimin e duarve

Shko poshtë

Berisha dhe Rama refuzojnë shtrëngimin e duarve Empty Berisha dhe Rama refuzojnë shtrëngimin e duarve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 10:08 am

Berisha dhe Rama refuzojnë shtrëngimin e duarve

Berisha dhe Rama refuzojnë shtrëngimin e duarve Timthumb-300x168
Pavarësisht insistimit të ambasadores gjermane Karola Muller- Holtkemper kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama nuk i kanë shtrënguar duart me njëri- tjetrin.
Të dy liderët ishin të ftuar në një ceremoni më rastin e 20- vjetorit të fondacionit gjerman ne Shqiperi, Fridriech Ebert. Si Berisha, ashtu edhe Rama vlerësuan rolin që ky fondacion ka luajtur në këto 20 vite prezencë në Shqipëri.
Kryeministri Berisha theksoi në fjalën e tij se fondacioni solli një kontribut real në promovimin e klimës dhe të dialogut, mirëkuptimit në institucione, në arsim dhe në shumë fusha të tjera.
Angazhimi i fodancionit, vazhdoi më tej kreu i qeverise, tashmë është fokusuar tek integrimi i Shqipërisë në BE, i cili është edhe fokusi i qeverisë shqiptare.
Sipas tij, rruga nuk është e lehtë por jemi të sigurtë se do të ia dalim, përfundoi Berisha.
Kreu i opozitës, Edi Rama tha se PS-ja është e angazhuar që të reformojë ligjin dhe administratën zgjedhore, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të mos ngjajnë me ato të kaluarat.
Rama shprehu bindjen se Fondacioni nuk do të mungojë në asnjë rast, dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë.
Fondacioni Friedrich Ebert në Shqipëri
FES e ka filluar aktivitetin e tij në Shqipëri në vitin 1991, me një konferencë për demokracinë dhe ekonominë e tregut. Institucionet politike demokratike dhe zhvillimet social-ekonomike kanë qenë dhe do të jenë temat kryesore në aktivitetet tona. Në bashkëpunim me organizata partnere shqiptare, FES synon forcimin e një kulture politike demokratike, një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë nga ana sociale, në të cilin interesat dhe të drejtat e punëtorëve njihen dhe mbrohen, synon gjithashtu edhe krijimin e strukturave funksionuese shtetërore dhe një shoqëri aktive.
Fondacioni “Friedrich Ebert” (shkurt: FES) u themelua në vitin 1925, si një trashëgimi politike e presidentit të parë gjerman, Friedrich Ebert, të zgjedhur ne rruge demokratike, i cili vdiq në po atë vit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi