Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgjakja e Kosovës dhe frazeologjia e SHIK-ut

Shko poshtë

Përgjakja e Kosovës dhe frazeologjia e SHIK-ut Empty Përgjakja e Kosovës dhe frazeologjia e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 7:11 pm


Përgjakja e Kosovës dhe frazeologjia e SHIK-ut


Përgjakja e Kosovës dhe frazeologjia e SHIK-ut U1_IdrizZeqiraj
Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ


E kemi përcjellur intërvistën e shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, të titulluar "Historia ime".
Dhe, së fundi, u intervistua, me qëllim dëshmie, nga prokurori ndërkombëtar. Në dy paraqitjet prononcuese të fundit zoti Veseli nuk solli asgjë të re, edhepse opinioni gjithëshqiptar priste më shumë dhe ishte kurreshtar, sidomos pas arrestimeve të bujshme të anëtarëve të SHIK-ut, organizatë kjo e cilësuar, së fundi, kriminale nga EULEX-i. Dhe, nëse akuzat për të arrestuarit e tanishëm do të rezultojnë të bazuara, përfundimisht, SHIK-u do të jetë përjetësisht i damkosur, duke ia faturuar meritueshëm krimin e organzuar politik, me qëllim të marrjes me dhunë të pushtetit, krim ky që identifikohet me të majtën staliniste të
Kosovës.


Përgjakja e Kosovës dhe frazeologjia e SHIK-ut 5kadri_vesel

E djathta dhe e majta në Kosovë

Lë të përrallisin sa të duan analistë e banalistë të mediave se, kinse në Kosovë nuk ka të majtë e të djathtë, si në Shqipëri. Por, e vërteta është se në Kosovë ka një të djathtë, e cila identifikohet me demokracinë dhe një të majtë supërspecifike staliniste, e cila ngulmon ta marrë dhe ta mbajë pushtetin qoftë edhe me gjak. Mos, vallë, doni edhe prova të tjera veç tej njëmijë demokratëve të ekzekutuar dhe të mijëra të tjerëve të rrahur, të torturuar, të shantazhuar, të provokuar, të frikësuar, të tmerruar, përgjatë më pak se një dekade.
Është rast unikal, ndoshta, në historinë e të gjitha kohërave, që mohimet apriori e kategorike, nga nivelet më të ulëta e gjer në kupolën partiake e qeveritare, të bëjnë efeketin e kundërt, madje, ato, mohimet të konsiderohen e të kuptohen si pohime absolutisht të sakta, të thëna dhe ende të pathëna, të anëtarit vrasës, tashmë të penduar, të SHIK-ut, Nazim Bllaca. Është rast i virgjër, pa paraprijës, që në pluralizëm të funksionojë Shërbimi Informativ një partiak, duke anashkaluar mbi 80% të popullatës, të angazhuar në parti të tjera!!! Që këtej, një analizë sado modeste, shpjegon bindshëm
synimet pushtetare, të kësaj krijese makabre, qoftë edhe duke përgjakur kundërshtarët politikë!


Mistifikimi i një të fshehte publike

Në një intërvistë kryeministri Hashim Thaçi thotë: "Me siguri nacionale nuk luhet, nuk mund të bëhemi përrallë. Ka qenë një funksionim (SHIK-u, red.) më i vjetër se çdo parti politike."

Shtrohet pyetja: a është lojë me sigurinë nacionale dhe bërje përrallë: - dajakosja e deputetëve të Kosovës nga "shtabi i UÇK-së" në Çirez të Drenicës, kur ata kërkonin t`i bashkohen luftës; zëvendësimi i komandantëve profesionalë me ata amatorë; vrasja e ministrit të mbrojtjes në kohë lufte; vrasja prapa shpine e oficerëve institucionalë në luftim e sipër; maltretimi brutal i ushtarëve dhe aktivistëve; vrasja e kuadrove të lartë të LDK-së; vrasja e gazetarëve kombëtarë dhe e veprimtarëve të partive rivale; tentativa për vrasjen e kryeministrit të qeverisë në ekzil; tentimvrasja e përsëritur e Presidentit të Kosovës, apo denoincimi i këtyre krimeve seriale e makabre??!!
Kur të gjitha këto dihen prej më shumë se një dekade, atëherë pse duhet ta heshtim një të fshehtë publike?! S`ka mëdyshje se është krimi ai që rrezikon sigurinë nacionale dhe bërjen përrallë në sytë e botës demokratike dhe jo denoncimi i krimit të organizuar politik. Pse duhet të anatemohen denoncuesit dinjitozë e kurajozë të krimeve të shekullit?! Na dëshmoni zotërinj nëse krime të kësaj natyre e përmase të kenë ndodhur në ndonjë vend të botës demokratike, përgjatë këtij shekulli?! Askund dhe akurrë! Edhe ndërkombëtarët e dinë këtë të vërtetë sipërore, ndërkohë që ata e pohojnë zëshëm se "KOSOVA ËSHTË NJË ARENË E KRIMIT TË ORGANIZUAR POLITIK DHE EKONOMIK." Zotërinj, kjo është bërje përrallë, sepse përralla s´ka brirë!
I rreptë në mohim dhe reagim ka qenë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Dhe, kjo u lexua, si brenda sallës të Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj se, ai i di të bëmat e SHIK-ut dhe nuk ka asnjë kureshtje për këtë të fshehtë publike. Doza e dyshimit u shtua kur në deklaratën mohuese e sulmuese të kryesisë të PDK-së, u hasën elemente tekstuale të prononcimit individual të kryeparlamentarit tonë.


Denoncuesit e rasti “Bllaca”

Çuditërisht, kryeparlamentari i thellon mëkatet pikërisht në kohën kur duhet bërë purgë shpirtërtore, siç është përmbyllja e vitit. Ai e cilëson rastin "Bllaca" si "sentencën më negative që është zhvilluar brenda në Kuvend gjatë tërë vitit", duke shtuar se "deputetët (Geci dhe Salihaj) kanë keqpërdorur edhe foltoren e Kuvendit."
Është ky një lapsus i radhës i njeriut që falë "veprës" të SHIK-ut u katapultua në maje. Dy deputetët e nderuar: Gani Geci e Adem Salihaj, të cilët robi i vrau, por Zoti i shpëtoi, nuk sajuan asgjë, vetëm sa denoncuan atë që u serviri dëshmia e gjallë. Realisht, kjo ishte sentenca e vetme pozitive, që zgjumoi një Kuvend të fjetur, që theu tabunë e një teme të përgjakur, heshtja e së cilës turpëron deputetët individualisht dhe kolektivisht. Plagët e Kosovës nuk shërohen duke i mbuluar. Vetëm bisturia është efikase. Jo deputetët e cituar, por kryeparlamentari keqpërdori pozicionin, me atë deklaratën e bërë në emër të kryesisë të partisë të tij, duke hapur edhe një plagë të vjetër, për të cilën tej një dekade më parë, kishte lansuar shpifjen monstruoze, duke akuzuar bashkëluftëtarin e Hamëz dhe Adem Jasharit në shërbim të pushtuesit!
Denoncuesit e parë të rastit "Bllaca", zotërinjtë Gani Geci dhe Adem Salihaj, kishin më së paku nevojë ta përdornin aferën "Bllaca" për fushatën elektorale, gjegjësisht, balotazhin, siç tellallonin ata që "kanë mizën pas veshit." Dhe, nëse do të kishin qëllime të kësaj natyre, këtë rast do ta përdornin me kohë, para zgjedhjeve, ngaqë me kohë e zotëronin lëndën faktike. Partia e tyre konkuronte në dy komuna, shpresa pë fitore ishte vetëm njëra syrësh. Zvetnimi i kësaj partie shpjegohet me faktin se kopjoi LDK-në në menaxhimin klanor të partisë. Edhe fushata e LDK-së kundër saj, është rrënuese për të dyja partitë. Kjo na kujton vargjet e një kënge popullore: "PO E MBYS VETËN E PO TË ÇART TY!"
Edhe përfitimi personal nuk na bindë. Zoti Geci, si anëtar aktiv i çetës të Hamëz dhe Adem Jasharit, ka kapitalin e mjaftueshëm, për të qenë i respektuar dhe pjesë e politikës të Kosovës. Kjo çetë i dha impulsin shumë të nevojshëm masivizimit të rezistrencës të armatosur në Kosovë, kryesisht, nëpërmjet krijimit të grupeve guerile, si forca të armatosura luftarake, në aksione rrufe dhe largim të shpejt nga vendngjarja.


Zoti Adem Salihaj, ish i burgosur politik dhe, siç thonë shokët e tij të vuajtjes, tani kuadro të PDK-së, ishte nga më dinjitozët në qendresë, përballë pushtuesit serbo-sllav. Përzgjedhja nga SHIK-u për ta ekzekutuar, është dëshmi tjetër vetëfolëse se zoti Salihaj ka reitingun e bollshëm, si personalitet dhe nuk ka nevojë për akrobacira anësore. Por, angazhimi i tyre në rastin "Bllaca", është pjesë e idealeve të tyre të lirisë dhe të demokracisë, aq më parë kur ata rastësia i shpëtoi nga viktimizimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi