Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rukie Rama:Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës»

Shko poshtë

Rukie Rama:Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës» Empty Rukie Rama:Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës»

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 12:37 am

Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës»

Aktivitete të bashkatdhetarëve në Belgjikë
Rukie Rama:Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës» Sh_b


Rukie Rama:Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës» 00%20Rukije
Aktivistet e shoqatës „Dora-Dorës


Veprime të pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës»
«Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohen vetëm me bashkim dhe barazi. Ata që janë në krye të punës, po bënë dallime, janë armiq të shtetit dhe të kombit, sepse kështu bëhen shkak grindjeje dhe përqarjeje, e këto janë helmi më i rrezikshëm për një shoqëri». Sami Frashëri
Në kohë të ndryshme, lindin edhe njerëz të ndryshëm por që me mendjen e tyre bëjnë vepra që u rezistojnë viteve dhe bile edhe shekujve, të tillë qenë edhe vëllezërit Frashëri të cilit edhe sot e kesaj dite janë mendimtarët e pakorigjueshëm dhe që veprat e tyre janë program të shoqëris së sotme.
Shkrova një thënie të të madhit Sami Frashërit për të kontretizuar veprimet e pandalshme të shoqatës «Dora-Dorës» të drejtuara nga motrat Canolli, shoqatë e cila që në formimin e saj me 6 maj 2003 dhe sot e kësaj dite vazhdon me të njëjtin ritëm, plus që ka shtuar aktivitet të saj, ka rritur autoritetin dhe ka filluar të zgjerohet në të gjithë Belgjikën, si shkallë e njohjes dhe publikimit të punëve pozitive të saj në të ngritur të prestigjit të gruas shqiptare në Belgjikë.
Në këtë shoqatë përfshihen mbarë gratë shqiptare, kur themi mbarë gratë shqiptare për motrat Canolli ka kuptimin e grave shqiptare kudo që janë nga trojet etnike apo të dalura në mërgim prej kohësh dhe që sot jetojnë në Belgjikë. Çfarë trajtohet në programet e kësaj shoqate: Parësore është integrimi i tyre në jetën e vendit ku jetojmë, të mos asimiluarit e tyre si femra që i takojnë një popullate me virtyte nga më të shkëlqyerat, së dyti që këto prej vitësh e kanë në programin e tyre është edukimi i fëmijëve të tyre, të cilët të lindur në këtë vendë të huaj, të jenë belgjë të mirë por njëkohësisht dhe shqiptarë.
Si veprojnë aktivistet e kësaj shoqate? Së pari kanë siguruar përkrahjen dhe mbështetjen e pushtetit vendor, duke ua bërë të njohur dhe të qartë qëllimin e tyre dhe duke e konkretizuar punën e tyre me aktivitete të herë pas herëshme.
Zonja Hamide, presidentja e shoqatës, në të gjitha institucionet belge e ka prezantuar programin e saj, ka kërkuar ndihmën e institucionave vendase dhe një kohësisht me veprat e saj duke patur mbështetjen edhe të qeverive të vendeve tona qoftë të Kosovës apo të Shqipërisë, çdo gjë që planifikon e ka të realizushme, mbasi gjithçka e ka konkrete dhe të nevojshme për vendin ku jetojmë. Nëse shihet në aktivitetin e kësaj shoqate ambasadorja e Shqipërisë, Mimoza Halimi, motrat Canolli e kanë qëllimin që të kërkojnë ndihmën e saj si një personalitet i shtetit shqiptar edhe pse jo si një grua me një potencial të madh politik, idologjik, kulturor dhe arsimor. Njëkohësisht motrat Canolli jo pa qëllim në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2009, bënë një organizim mbarëkombëtar nga që është një ditë e shenjtë për mbar popullin shqiptar kudo që është, pra me aktivitetin e kësaj shoqate u prezantua edhe përfaqësia diplomatike e shtetit të Kosovës, shteti më i ri në Evropë.
Në programin e kësaj shoqate, nuk mund të rrimë pa përmendur edhe një çift motrash tjera, motrat Bajraktari. Sa bukur tingëllojnë emrat e tyre: Teuta, deshe apo nuk deshe të shkon menjëherë mendja tek mbretresha e parë shqiptare Teutë, Valbona, a thue vallë e din kjo vajzë e bukur, se me bukurinë e saj, mund ta eklipsojë bukurinë e kaltëroshës Valbonë, edhe këto dy motra janë të përkushtuara në të mësuarit e valleve të mrekullueshme shqiptare, dhe në të ekspozuarit e kostumeve të bukura të trevave tona. Valbona, si një vallëtare profesioniste, tani po u mëson vallën voglusheve Artina, Arlinda, Fitore, Lejla, e tjerë. Nuk ngelin mbrapa në aktivitet edhe amviset Fatime Riza, Sadije, Rejhane, Qefsere Idrizi dhe Elfete Suma, të cilat gatuajnë me shumë mjeshtëri gjellëra shqiptare që shijohen edhe nga belgjit dhe pëlqehen së tepërmi. Të organizuarit e mbrëmjës më rastin e festave të 7 e 8 marsit, mblodhin në sallë rreth 100 grash, të cilat e gjetën vetën në të kënduar, në të kërcyer dhe këtu ishte një surprizë e organizuar më së miri nga shoqata, duke shpërndarë disa stimuj material: vazo me lule, komplet filxhanash kafeje dhe ndonjë diçka tjetër, të cilat ishin një surprizë dhe krijuan një atmosferë tepër të këndëshme në sallë. Nuk mund të rri pa përmendur edhe poezitë e shkruara me shumë mjeshtëri nga mësuesja Shake Mahmutaj, Valbona Bajraktari dhe Fexhrije Canolli, të lexuarit e tyre dhe teksti i përlotën disa gra nga që u kushtoheshin nënave, mësueseve dhe shumë kujt i shkoj mendja në vendin e vetë në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni apo në Mal të Zi atje ku kishin lanë nënën apo mësuesin e klasës së parë.
Nuk më mbetet gjë tjetër për të shkruar vetëm se të përdorë përsëri një fjalë të të madhit Sami Frashëri: «Kur do të nisësh një punë, mos mendo për vështirësitë që do të hasësh, sepse vendimi i prerë dhe vullneti mundin çdo vështirësi dhe të dërgojnë ku dëshiron».
Kjo i përshtatët më së miri edhe punës të shkëlqyeshme të shoqatës “Dora-Dorës”.
Rukie Rama
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi