Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fran Buzhala:Pëshpërima të shpirtit

Shko poshtë

Fran Buzhala:Pëshpërima të shpirtit Empty Fran Buzhala:Pëshpërima të shpirtit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 10:03 pm

Fran Buzhala:Pëshpërima të shpirtit 50100_100000523061653_5757931_n
Fran Buzhala:Pëshpërima të shpirtit

Po e shikoj Nënën
e të gjitha stuhive

Konflikti prej teatrit deri në shtëpi...
Të ligët, të përbuzshmit dhe hipokritët...
Loja e aktorëve, mantel-bardhët e kaltër
ndajnë njerëzit
duke e kuruar Vajzën tonë Përrallore
e shurdhur dhe e çmendur...
Koha e gurit...shkumësit...lapsit...kostumeve...
Piloti që ka marrë notën më të mirë në perëndim,
fluturon mbi qytetin tim , nga lartësitë lajmëron
se s’ka dritë mbi pallatet e kryeqytetit...
Më mirë të shohësh lart e më lart se çka po ndodh
në atë hapësirë, se ta godasë sheshin ...
I zura të gjitha dritat reflektuese
në bulevardin e qytetit tim, edhe ato gjelbërueset
është bashkimi i fatit të engjëjve në kontinentin tim, pasion i bekuar...
Është letër e dashurisë për engjëjt e mi,
Në kujtimet e mia sa janë aq të dhimbshme
aq edhe të bukura...
E shikoj çdo mbrëmje në lartësi një yll i veçantë
që shndrit , po djeg zemrën time të mjerë...
Është rregulli i nënës sime
që më mbrojti në udhëtime,
që formoi njeriun prej çeliku
që fishket e “Atyre” të gjunjëzohen
në vrimat e teorive të “gjykatësve”për fushëbetejat në zemër të deklaratave të dëshmitarëve...
Mos e zgjat vuajtjen tonë...
Ende janë vjedhësit e varreve që po zhvarrosin trupin tënd për ato stolitë e mallkuara...
Të këqijat dhe plagët kthehen në shtëpi...
Mundimet në mëngjes, dhimbjet e lindjes...
Po e shikoj nënën e të gjitha stuhive...

Franë BUZHALA

Pëshpërima
të shpirtit

poezi


Botues:Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani
2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi