Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fran Buzhala: Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike

Shko poshtë

Fran Buzhala: Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike Empty Fran Buzhala: Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 1:53 pm

REFLEKSION


KONFLIKTI QE BERA ME TEKNOLOGJIN ELEKTRONIKE
Fran Buzhala: Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike 15144_100727446621357_100000523061653_17791_5895726_n
Nga Fran Buzhala

Duke instaluar kompjuterin, shumë probleme më dolën për t’i dhënë memorien, aktet e tij, dhe i pranoj i mori disi me vështirësi. Ia fillova një jetë të re, në fillim me mediat elektronike, duke lexuar në revistat shqiptare artikuj të ndryshëm,duke komunikuar me shokë, miqësi të vjetër e të re, miqësi ku bëjnë pjesë në shumë vende të Shqipërisë etnike (komunikime bisedash, normale), ndonjë sugjerim e kështu me radhë në jetën MODERNE ELEKTRONIKE. Edhe pse e kisha bërë instalimin e kompjuterit sipas rregullave që kërkon teknologjia elektronike (duke ja dhënë kodin e tij), mbas një kohe filloi prapë të dezertoj ndaj meje i padëgjueshëm. Aty filluan viruset në sulm ndaj kompjuterit tim. Ishte vështir t’ju bëj ballë, filluan nga të gjitha anët. E fikja e ndezja për çdo orë kompjuterin, por vetëm pengesa nga një herë ia ndërroja kodin e ri që më sugjeronte rregulli elektronik, prapë vështir për të bërë rezistencë.

Vazhdova një konflikt psikologjik nervash dhe arrita të zbuloj rreth dyzet e shtatë deri dyzet e nëntë viruse. Duke vazhduar konfliktin me viruse nga programimi që bëja, arriti një SPASTRIM duke i hedhur në shportën e mbeturinave.

Arriti me i shkatërrua këta viruse disa LLOJE, një pjesë të madhe të tyre erdhi deri në pesë-gjashtë viruse? Por vazhdova konfliktin tim, me këta të paktën që mbeten, por me doli një konflikt edhe më i fort edhe me MODERN, sidomos me këta të fundit që kishin mbetur katër, që ishin të fort, të fuqishëm, arritën disa herë të më bllokojnë kompjuterin, e sidomos ai virusi numër NJI, DY, TRE DHE KATER.

1. Ky virus, s’më ka lënë vend duke më sulmuar, sa herë që lexoja ndonjë artikull për Shqipërinë Etnike, apo ndonjë faqe interneti me tema shqiptare dhe nuk arrija deri në fund, ta lexoja dhe në të njëjtën kohë apo një telefonat nga ndonjë mik i paftuar, një trokitje anonime në derën e shtëpisë, ku unë banoja, një takim me ndonjë shok që kisha bërë takim, sikur m’u duk se edhe këta miq të paftuar, apo anonimi, kanë lidhjet me këtë virus dhe e paska të instaluar në kokë nga teknologjia e sotme me vuri në mendime shumë, që as vetvetes të mos i besoj çka është duke u bërë kështu me mua, prej këtyre torturave, këta konflikte elektronike.

2. Ky virus, me pak fuqi disi ma i BUTE, bënte kombinime me virusin e parë, ku kish nevojë i vije në ndihmë.

3. Ky virus, i treti edhe i katërti ishin shumë të rrezikshëm, njeri kishte forcë të madhe por nuk mundi të më pengoj aq shumë, sidomos kur lexoja ndonjë ligj EULEX, UMNIK, apo ndonjë informacion nga Kuvendi i Kosovës, KUSHTETUTEN e Kosovës, apo ndonjë lajm të ri, të shpejt për ndonjë vrasje, apo ndonjë vizitë këndej urës në veriun e Kosovës, të politikanëve kosovar, se andej nuk lejonte kishte rrjeti i internetit, apo ndonjë rebelim në Shqipëri, shpërthime, apo ndonjë formacion për mafien shqiptare në Itali, Greqi, me heroin apo të kësi llojesh informacionesh, në këtë drejtim, ishte TOLERANT ky virus dhe bënte kombinime me dy të parët, por ky i fundit doli shumë i rrezikshëm, se ky bashkëpunonte me të gjithë viruset e tjerë, sido mos, në kohën e zgjedhjeve lokale, kur unë dëshiroja ndonjë informacion, rezultate mbasi u kryen krejt rezultatet, të njëjtën kohë as telefonatat nuk bënte punë informacioni, nuk keni qasje në rrjet, s’kishte as rrym në Kosovë, mbas këtij TERRI zëdhënësit e forcave politike dalin për rezultate i toleroi dhe pse s’e merrja vesh as çka bo bëhet apo ndonjë rezultat i votës, se zgjedhësve jo vetëm me këta tre, por kishte dhe aleat me shumë viruse që nuk mund t’i merrja vesh çfarë gjuhe flisnin, (në shumë GJUHE) herë me foto, herë me një hulurim mjekrash të ZEZA që flisnin këto mjekra në dy tri lloj gjuhësh, s’e dija nga vijnë, se nuk mundesha që të instaloja programin në të gjitha gjuhët, vetëm një arrita të merrja vesh: Kur më doli me syza, me një xhaketë me ngjyrë të ZEZE dhe me tha atac:-kujdes!.

Kështu vazhduan torturat me këtë teknologji elektronike, por s’ia arrita, kërkova ndihmë edhe nga shumë të tjerë, kolegë apo miq nuk vazhdoi e bëra ristartimin nga fillimi të gjitha dhe i humba të gjitha ato akte që ishin aty edhe të leximeve të mija, të përditshme, edhe ato akte që i kisha vënë me i pa për lexim, të Ahtisarit kur jepte sugjerime për Shtet Multietnik, Shpalljen e Pavarësisë, zgjedhjet lokale të subjekteve politike edhe nga disa që më kishin kërkua MIQESI nga disa revista tjera (që nuk i kisha pranuar), por edhe vështirë edhe për fëmijë, të cilët mbeten pa teknologji moderne, me lojëra moderne elektronike për vogëlushë, dhe në fund ia arrita qëllimit. Ia nisa çdo gjë prej fillimit nga këto tortura me virus, me akte të reja.

Por prapë filloi një nervoz aty e më thotë: -Duhesh t’ia japësh kodin!

Nga terë konfliktet që bëra me këtë teknologji interneti, i rashë grusht me pesë gishtat e mi, nga tronditja e mori KODIN e ri. Aty me doli NJI FAQE E RE, Shqipëria Etnike me një statujë të fuqishme, me shpat në dorë, e shtrënguar fuqishëm me dorën e Gjergj Kastriotit. Edhe fëmijëve iu kthye buzëqeshja për lojërat e tyre, duke kërkuar edhe shpatën e fuqishme të Gjergjit në të ardhmen.

Nga befasia që doli shqip dhe kështu vazhdova këtë konflikt, konkurrues të viruseve ... ndërmjet meje, kompjuterit, torturat, nga mbarimi, deri në fund, dhe ia fillova në fillim me këtë kodin e ri, të këtij shekulli, për të përfunduar në fund të këtij shekulli…!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi