Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbana Xharra: Kosova eksporton vula, Serbia fut mallra

Shko poshtë

Arbana Xharra: Kosova eksporton vula, Serbia fut mallra Empty Arbana Xharra: Kosova eksporton vula, Serbia fut mallra

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 11:01 pm


Arbana Xharra: Kosova eksporton vula, Serbia fut mallra U1_ArbanaXharra
Kosova eksporton vula, Serbia fut mallra
Nga Arbana Xharra
Rreth 200 mauna nga Serbia u futën në Kosovë, derisa Kosova arriti të dërgojë vetëm një kamion përtej kufirit të Serbisë, i cili u bë lajm i madh për mediat serbe.
Marrëveshja e arritur për të hequr embargon e mallrave serbe i hapi rrugën Serbisë për të futur mallra, kurse Kosovës për të eksportuar vula dhe asgjë më tepër.
Presionet ndërkombëtare ndaj Kosovës kanë treguar edhe njëherë për autoritetin që ka Serbia tek bashkësia ndërkombëtare. Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës, aq afatshkurta, janë dëshmi se sa ka peshë qëndrimi i autoriteteve kosovare. Diplomacia serbe edhe kësaj here arriti të depërtojë e para për të arritur qëllimin e saj që nga Kosova brenda viti të marrë rreth 600 milionë euro.
Disavantazhi i Kosovës në këtë proces mund të shpëtohet vetëm nga qytetarët e saj, sepse bashkësia ndërkombëtare është ajo e cila ia zgjati edhe kësaj here dorën Serbisë. Ato qindra maune, të cilat për tre ditë u futën në Kosovë, duhet të blihen nga qytetarët. Dhe vetëm nëse bojkotohen nga konsumatorët, do të dëshmohet qëndrimi i Kosovës si shtet karshi padrejtësive që i bëhen në raport me secilën marrëveshje, qoftë politike apo ekonomike.
Është koha që një herë e mirë të bindemi se duhet të sillemi si qytetarë të një shteti të pavarur dhe me autoritet. Futja e maunave pa problem dhe vizitat e zyrtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it në kufi duke e përshëndetur mbarëvajtjen e qarkullimit të mallrave, është kamuflim i gjendjes reale, e cila dëmton me qindra miliona Kosovën dhe njëkohësisht nënçmon autoritetin vendor. Më vjen shumë keq për prodhuesit vendorë, të cilët gjatë kohës së bllokimit të mallrave serbe rritën prodhimin, nisi promovimi i produkteve të tyre dhe njëkohësisht shtoi konsumimin.
Ajo çfarë pamë të hënën ishin radhë të gjata të kamionëve të Serbisë që me padurim prisnin të fusnin mallrat, që erdhi si rezultat i marrëveshjes në Bruksel. Nga ana tjetër, pamë kamionët nga Kosova të cilët sërish u penguan nga pala serbe, e cila në start nuk heziton të injorojë dhe shkelë marrëveshjen ndërkombëtare. Qëndrimi i palës serbe, i cili nuk heziton që të sillet për qejfin e vet, tregon për mbështetjen që e ka ky shtet nga autoritetet e huaja.
Një eksportuesi nga Serbia në Kosovë i nevojitet dokumenti EUR1. Ky i fundit i duhet për të përfituar nga lirimi preferencial, përndryshe mund të eksportojë edhe pa atë dokument, por vetëm më faturën e mallit.
Përparësitë që i ofrohen Serbisë, dhe imponuesit kosovarë që po vrapojnë të furnizohen me mallra serbe, duke ndërruar edhe targat në kufi, i japin një shans të madh Serbisë që të marrë sërish në dorë tregun e Kosovës dhe të nxjerrë jashtë loje prodhuesit vendorë.
Kjo situatë është sinjal që autoritetet kosovare me këmbëngulje të kërkojnë që sërish të vendoset embargo ndaj mallrave serbe dhe qytetarët të vazhdojnë të mos i konsumojnë prodhimet serbe. Nëse Qeveria e Kosovës edhe pas kësaj loje të poshtër të Serbisë nuk kërkon kthimin e masave të reciprocitetit, atëherë arsyeton qëndrimin ndërkombëtar, i cili më shumë i jep përparësi diplomacisë serbe, sesa asaj kosovare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi