Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 400 maune me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë

Shko poshtë

Mbi 400 maune me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë Empty Mbi 400 maune me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 22, 2011 8:46 pm


Mbi 400 maune me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë

Mbi 400 maune me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë 400_maune

Brenda ditëve sa u hoqën masat e reciprocitetit, mbi 400 maune me mallra nga Serbia janë futur në tregun e Kosovës. Kurse mallrat kosovare vazhdojnë të jenë të bllokuara për të hyrë në territorin e Serbisë.

Sipas të dhënave nga Doganat e Kosovës, që nga heqja e masës së reciprocitetit, në territorin e Kosovës kanë hyrë mbi 400 maune me mall të Serbisë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se nga produktet të cilat Kosova importon nga Serbia, dominojnë produktet e industrisë ndërtimore, kurse ka filluar edhe importi i produkteve ushqimore.

Mirëpo ende vazhdon bllokada për produktet kosovare nga ana e Serbisë. Stavileci, ka thënë për agjencinë e lajmeve Ekonomisti, se dje nuk ka pasur asnjë maune nga Kosova, që ka pritur për eksport. Mirëpo sipas tij dy ditë më parë, kanë qenë dy maune të cilat fillimisht janë lejuar dhe më pas janë kthyer.
“Sot nuk ka pasur maune qe kane pritur për eksport. Dy ditë më parë kanë qenë dy maune, të cilat fillimisht janë lejuar dhe me pas janë kthyer”, tha Stavileci.


Zyrtaret doganor dhe tatimor të Serbisë, nuk janë duke lejuar eksportin e produkteve kosovare në Serbi. Kamionët me mallra të prodhuara në Kosovë, janë duke u kthyer mbrapa në kufi. Zyrtarët serb të doganave, janë duke kërkuar nga kosovaret që të pajisën me dokumente të institucioneve paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës nëse ata dëshirojnë të qarkullojnë ose eksportojnë mallra në serbi.
Ndryshe, Masa e reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë është vendosur më 20 korrik dhe është ndërprerë më 16 shtator.


Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në koordinim me mekanizmat evropianë, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar ndihmë nga Brukseli për këtë çështje pasi, sipas saj, ndryshe janë marrë vesh me Serbinë më 2 shtator. “Nuk kemi qenë në dijeni deri kur janë kthyer kamionët tanë. Kjo është shkelje e parimit të marrëveshjes që është arritur me 2 shtator dhe jemi në pritje të përgjigjes nga Brukseli për hapat e mëtutjeshme”, thekson Kusari-Lila.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi