Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë shtetit policor

Shko poshtë

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë shtetit policor Empty Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë shtetit policor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 21, 2011 3:49 pm


Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë shtetit policor

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë shtetit policor Vetvendosje

Dje Gjykata Kushtetuese i dha përgjigje kërkesës së Qeverisë lidhur me sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë (Rasti KO 98/11). Por përgjigjet që i jep Gjykata me këtë rast paraqesin shqetësim për çdo qytetar të Kosovës, e po ashtu edhe për subjektet politike dhe të zgjedhurit e popullit. Kjo sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund t’i hapin udhë një shteti policor të Hashim Thaçit.

Gjykata ka marrë vendim që deputeti të mund të arrestohet edhe gjatë seancave dhe punës së tij në Kuvend pas vendimit që do ta ketë marrë Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetit përkatës (III.1.). Kjo pikë mund t’i legjitimojë ndërhyrjet policore përbrenda seancave të Kuvendit dhe aktet spektakolare të Qeverisë që krijojnë efekte pompoze mediatike e vizuele me prapavija politike. Kjo do të thotë se sapo një deputeti të caktuar t’i heqet imuniteti nga Kuvendi, te dyert e Kuvendit mund të presë policia e cila pastaj ndërhyn dhunshëm brenda hapësirave të institucionit më të lartë legjislativ për arrestimin e deputetit. Ky vendim është në kundërshtim me praktikat e vendeve demokratike. Policia e ka vendin jashtë Kuvendit. Shtrohet pyetja – përse ndërhyrje të tilla nuk mund të bëhen jashtë hapësirave të Kuvendit, atëherë kur deputeti i dyshuar dhe i hetuar ta ketë lëshuar hapësirën e Kuvendit të Republikës së Kosovës?

Por një vendim edhe më jodemokratik dhe i cili cenon rëndë statusin e deputetit si i mandatuar i popullit, është marrë nga Gjykata Kushtetuese. E ky është vendimi sipas të cilit deputeti mund të arrestohet edhe pa vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij (III.2.). Ne konsiderojmë që një sqarim i tillë si pikë më vete paraqet lëndë të mjaftueshme për një pushtet arbitrat dhe qeveri totalitare. Edhe pse në pikën e radhës (III.3.) sqarohet se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me zënien flagrante të deputetit gjatë kryerjes së një vepre penale e cila ndëshkohet me 5 apo më shumë vite, megjithatë, nuk ka asnjë nënkuptim, kauzalitet juridik apo linguistik mes pikës dy dhe tre. Kjo hapësirë që paraqet potencial të pakufijshëm për keqpërdorimet e një pushteti autoritar, mund të rregullohet vetëm nëse ka një koherencë organike dhe logjike mes dy pikave, bile vetëm nëse ato bëhen një pikë e vetmë, pra – vetëm atëherë kur thuhet në mënyrë eksplicite se deputeti mund të arrestohet edhe pa vendim të Kuvendit vetëm dhe vetëm atëherë kur kapet në mënyrë flagrante gjatë kryerjes së një krimi të rëndë, të dënueshëm më 5 a më shumë vite sipas Kodit Penal në fuqi. Duke qenë pika të ndara dhe të cilat aspak nuk e nënkuptojnë njëra-tjetrën, kjo ia mundëson pushtetit që pikën e dytë të mund ta interpretojë si të pavarur, dhe prandaj ta ushtrojë aktin arbitrat të arrestimit dhe keqpërdorimit politik pavarësisht kualifikimit të veprës penale.

Në shpjegimin tonë dërguar Gjykatës Kushtetuese më 9 shtator lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve, ne kemi argumentuar se statusi i deputetit si i mandatuar nga populli nuk ka kufizime kohore dhe hapësinore dhe se si i tillë nuk mund të reduktohet në punën e deputetit brenda objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

“Imuniteti i deputetit është i lidhur kryekëput me mandatin e saj/tij. Rrjedhimisht, është ky mandat popullor i deputetit ai që e bën deputetin të jetë i tillë gjatë tërë kohës sa shërben në këtë post politik. Nuk ka kurrfarë logjike juridike e as politike që deputeti të trajtohet sikur i punësuar me orar të saktë të punës, sepse atëherë posti si i tillë e humb thelbin kuptimësor politik i cili e kushtëzon deputetin të jetë në shërbim të qytetarëve sa herë dhe kudo që ky shërbim kërkohet. Pra, mandati i deputetit nuk mund të kufizohet në kohë dhe hapësirë, gjë që e bën imunitetin e deputetit të pakufizueshëm në kohë dhe hapësirë.”

Po qe se nuk riformulohen dhe qartësohen më tutje, vendimet e Gjykatës i hapin rrugë një shteti policor, i cili paraqet kërcënim për demokracinë dhe të drejtat civile e politike të të zgjedhurve të popullit. Kjo i shkon për shtati Qeverisë aktuale e cila tashmë e ka treguar qartë fytyrën e saj antidemokratike, duke na bindur për karakterin e saj autoritar dhe gjithnjë e gatshme për ta shkelë baraspeshën demokratike mes legjislativit dhe ekzekutivit.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese që mund ta vendosin një praktikë antidemokratike e cila e fuqizon ekzekutivin dhe misionet ekzekutive ndërkombëtare karshi të zgjedhurve të popullit, mund t’i shërbejnë edhe Hashim Thaçit për spastrimin e konkurentëve të tij të brendshëm politikë. Ashtu që kryeministri ta konsolidojë edhe më shumë pushtetin e tij personal përpara koncesioneve të reja me Serbinë dhe shitjen e pasurive të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi