Enver Bytyçi: Leje ta vijosh filozofinë e Rugovës
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi: Leje ta vijosh filozofinë e Rugovës
Enver Bytyçi |
Nga Enver Bytyçi
Orientimi me busull
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kërkoi që askush të mos përvetësojë trashëgiminë e liderit historik, Rugovës. Haziri e shtynte në këtë kërkesë detyrimi moral e politik që LDK-ja (ashtu si LDD-ja) do ta respektojnë deri në amshim veprën të udhëheqësit të kësaj partie, që kështu të vinte në dukje faktin se Rugova ka qenë produkt i LDK-së. A pati të drejtë kur të tjerëve u kërkoi që "të mos thirren në këtë trashëgimi".
Pse Haziri reagoi në mënyrë të tillë. Ky pozicionim i LDK-së ka hapur një diskutim, një debat është bërë shkas për pozicionime të reja, duke i dhënë një dimension të ri asaj që quhet "Trashëgimi politike e Rugovës". Nga një vëmendje çështjes, duket se kërkesa e Lutfi Hazirit nuk kishte të bënte me farë egoizmi që shpesh e përshfaqin një pjesë e madhe e bashkëkombësve tanë. Kërkesa e tij duket e sinqertë, ndonëse jo realiste dhe jo e drejtë.
Secili ka të drejtë të shpalosë platformën që kujton se është i trashëgimisë së Rugovës, i filozofisë së tij politike. Kjo e drejtë nuk mund askujt t'i ndalohet. Kjo e drejtë është e motivuar për pozicionin që Rugova ka pasur në shoqërinë shqiptare. Nëse një milion shqiptarë i kishin dhënë liderit historik lamtumirën e fundit, madje në të ftohtin e acartë të atij janari të zi, kjo do të thotë se ish-kryetari i LDK-së dhe Presidenti Historik i vendit nuk ka qenë thjesht pronë e kësaj partie. Nëse ai ishte zgjedhur si president i Kosovës dy herë me votat e mbi 90 për qind të zgjedhësve direkt, kjo do të thotë se Rugovën nuk e kishin votuar vetëm anëtarët e Lidhjes Demokratike.
Megjithatë, për Lidhjen Demokratike Rugova ishte më shumë sesa për çdo subjekt tjetër politik në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Europën Juglindore. Nëse do të shtrohej çështja në këtë kuptim, atëherë diskutimi rreth kësaj teme do të zhvillohej ndryshe. Është çështje e qëndrimit të lirë për ta respektuar trashëgiminë e Ibrahim Rugovës.
Interesat nacionale të shqiptarëve dhe vetë shteti i Kosovës duket se e pranojnë si domosdoshmëri filozofinë politike dhe trashëgiminë e përgjithshme të liderit historik të shqiptarëve. Ndërkaq partitë politike, veç interesit madhor, e thërrasin Rugovën në ndihmë të zgjerimit të ndikimit elektoral, sepse autoriteti i tij ndër shqiptarët është i padiskutueshëm. Partitë politike të djathta e kanë më lehtë të adaptohen me këtë trashëgimi, ndërsa e majta është e detyruar që të vejë njëfarë makiazhi apo njëfarë maske edhe për një kohë të caktuar. Në fund të fundit askush nuk mund të frikësohet nga ndryshimi dhe kështu edhe nga adaptimi i filozofisë politike rugoviane. Frika nuk e ndryshon fatin e njeriut e as rrjedhën e zhvillimeve. Frika vetëm se e shton dozën e mungesës së dinjitetit. Prandaj gjithkush, edhe ai që Rugovën mund ta ketë urryer dikur, e ka të drejtën ta vrasë frikën e të hyjë në botën e filozofisë politike të tij.
Veprimtarinë politike në Kosovë pas vdekjes së Rugovës duket qartë se të gjitha partitë që vijnë në pushtet i përmbahen me vizionit dhe praktikës së Ibrahim Rugovës. Politikisht Rugova është e do të jetë prezent te çdo lloj qeverisje në Kosovë, e majtë apo e djathtë qoftë ajo. Në të kundërt dështimi i asaj qeverie e qeverisje, e cila do të devijonte nga trashëgimia e Rugovës, do të ishte i sigurt.
Zoti Haziri e kishte drejtuar kritikën e tij drejtpërdrejt tek AAK-ja e Ramush Haradinajt. Ndoshta ai ka parasysh qëndrimet kontroverse të Haradinajt gjatë kohës kur Rugova ishte në krye të shtetit e të shoqërisë së Kosovës. Ndoshta ai i përmbahet faktit se në fillimet e lëvizjes çlirimtare, Ramushi si komandant i UÇK-së në zonën më të madhe të Kosovës, në Dukagjin, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj politikës së Rugovës. Ndoshta është nisur nga të tjera rrethana, të cilat nuk janë shumë të qarta për publikun. Gjithsesi vihet re një farë frike e LDK-së se me emrin e Rugovës dikush tjetër, përveç LDK-së, mund të ofrojë alternativa e për pasojë të grumbullojë elektorat.
Ndërkaq është e udhës të thuhet se në një shoqëri të lirë e demokratike askush nuk është i detyruar të qëndrojë peng i gabimeve të së kaluarës. Gjithkush, Ramush Haradinaj e të tjerë, kanë të drejtën, nëse kanë dhe kurajën e duhur, ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe t'i përmbahen një vije politike e një praktike që e mohon një pjesë të qëndrimit të së kaluarës. Askush p.sh. nuk mund ta gjykojë e aq më tepër ta qortojë Milaim Zekën, pse ai në emision televiziv shprehej: "Ibrahim Rugova ka qenë dhe mbetet një shqiptar i madh", edhe pse ai para dhjetë vjetësh ka pasur mendimin se Ibrahim Rugova ishte "tradhtar i Kosovës". Kjo është krejt e natyrshme në një shoqëri të lirë e demokratike. Madje një qëndrim i tillë mund të përshëndetet, jo se i rrit vlerat Rugovës, por se tregon se njerëzit, të cilët kanë vlera, kanë të drejtën dhe mund t'i përmbahen dialektikës së zhvillimit, dialektikës së njohjes, dialektikës së transformimit.
Ramush Haradinajn, lideri i AAK-së ka një përvojë personale në bashkëqeverisje me Rugovën dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme institucionale, pse jo edhe njerëzore. Është meritë dhe jo defekt i Haradinajt që në këto kontakte e njohje të ketë zbuluar vlerat politike të filozofisë nacionale të Rugovës. Është gjithashtu e drejtë e tij që ai t'i respektojë e të luftojë për këto vlera. Nëse vizionin politik të Rugovës, Haradinaj e shndërron në një program politik të perceptuar në Kosovë më mirë sesa programi politik i LDK-së, atëherë ky nuk mund të jetë faj i liderit të AAK-së. Vetë LDK-ja e ka për detyrë të reflektojë më shumë se çdo parti tjetër në orientimin rugovian.
Sa më shumë kohë do të kalojë, aq më shumë shoqëria politike e nacionale e shqiptarëve në Kosovë dhe përtej Kosovës, do të vetëdijesohet për kontributet, vlera morale e politike, vizionin e Rugovës. Por një kategori e ngushtë e intelektualëve dhe politikanëve bashkëkohës të Rugovës nuk do të kenë kurajën të dalin nga guaska e të qenit antirugovë. Kjo kategori njerëzish është ngushtuar shumë, saqë ndjehet e izoluar. Për këtë shkak do të dëshironte t'i përkiste kampit të shumicës dërmuese, e cila e respekton me nderim trashëgiminë e Rugovës. Këta njerëz, që mund të bëhen sa gishtat e një dore, nuk pritet të evoluojnë.
Rugova dhe vizioni i tij për ardhmërinë e Kosovës e përjashton perceptimin stalinist-enverist, pas të cilit thirret ende një pjesë e ish-kundërshtarëve të tij të para dhjetë viteve, sidomos në Republikën e Shqipërisë.
Një kategori tjetër antirugovë që i përket një rrethi të ngushtë të ashtuquajtur intelektualë, studiues, letrarë e historianë në Kosovë e në Shqipëri, e kanë të vështirë gjithashtu të heqin dorë nga egoizmi primitiv dhe të pranojnë realitetin e krijuar sipas filozofisë politike dhe vizionit të pakontestueshëm të Ibrahim Rugovës, pra të pranojnë dështimin para tij. Dikush tjetër nga inati "Pse ai ishte i suksesshëm dhe unë isha i dështuar". Ndonjë tjetër ka edhe ndonjë hesap personal. Gjithsesi do të duhet të kalojnë një ose dy dekada dhe të marrë fund përfundimisht xhelozia dhe kultura primitive e mospranimit të një realiteti të caktuar. Megjithatë edhe këto kategori e kanë të drejtën të ndryshojnë raportet e qëndrimit të tyre ndaj figurës dhe personalitetit të udhëheqësit karizmatik e historik të Kosovës. Edhe nëse kurajua e tyre vonon, vonesa nuk është arsye për t'i qortuar pse njohin dhe pranojnë një realitet bindës që e ka përjetuar dhe e përjeton shoqëria dhe kombi shqiptar i Kosovës e përtej kufijve të saj.
Në këtë kuptim qortimi i zotit Lutfi Haziri duket se ishte i pavend, ndonëse mund të vlerësohet si një qortim me qëllime jo dashakeqëse. Megjithatë zoti Haziri ndezi një debat, hapi një diskutim me vlera për shoqërinë shqiptare në Kosovë. Edhe kjo është pjesë funksionale e një politike moderne
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës
» Enver Bytyçi:Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"
» Betohen në filozofinë e Dr.Rugovës
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"
» Betohen në filozofinë e Dr.Rugovës
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi