Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:35 pm

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës U1_EnverBytyci

Enver Bytyçi

Filozofia politike dhe nacionale e

Ibrahim Rugovës



Përmbajtja:



- Parathënie e autorit

- Në vend të një parathënie nga Carl Bildt *- ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, ish- i ngarkuar i BE-së për Ballkanin

- Pak fjalë hyrëse



Pjesa I

Jeta dhe veprimtaria politiko-shoqërore e Ibrahim Rugovës



1. Fëmijëria dhe edukimi

2. Filozofia e të sfiduarit

3. Veprimtaria intelektuale

4. Veprimtaria politike



Pjesa II

Rugova ndryshe



1. Konteksti rajonal

2. Përgjegjësia për ta mposhtur revanshin serb

3. Mbijetesa në kushtet e planeve asgjësuese

4. Veçoritë e zhvillimeve dramatike në Kosovë e ish-Jugosllavi.

5. Efektet e mençurisë politike të Ibrahim Rugovës.



Pjesa III

Gandhi i Prishtinës dhe i Ballkanit



1. Specifika e gandhizmit rugovian

2. "Ne jemi këtu..."

3. Filozofia e refuzimit

4. Ta lexosh mendimin filozofik të Ibrahim Rugovës

5. Papa Gjon Pavli i II dhe Nënë Tereza frymëzimi i Presidentit



Pjesa IV

Babai i Kombit



1. Ibrahim Rugova për Kosovën si Xhorxh Uashington për Amerikën

2. Fenomeni Rugova dhe strategjia nacionale e Tij.

3. Arkitekti i shtetit të pavarur, të lirë e demokratik

4. Heroi i Pavarësisë

5. Rugova, pavarësia dhe historia e re e Kosovës.



Pjesa e V

Dimensioni i Ibrahim Rugovës si personalitet ndërkombëtar



1. Filozofia e qasjes ndërkombëtare

2. Miqtë dhe partnerët e Rugovës

3. Kundër çdo kompromisi në qëllimin final

4. Nuk kishte dështuar Rugova, kishte dështuar Europa

5. Rugova si personalitet nderi





Pjesa e VI

Presidenti Rugova dhe kthesa e lidhjeve Prishtinë - Tiranë



1. Vizion i ri për rolin e Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas.

2. Kthesa e madhe

3. Dyshja Rugova - Berisha

4. Marrëdhëniet midis Rugovës dhe socialistëve.

5. Një vlerësim i shkurtër rreth aventurave antiRugovë



Pjesa VII

Kritikë: Rugova dhe kundërshtarët e hijes së tij



1. Presidenti historik i Kosovës dhe dështakët antirugovë të Tiranës

2. Frika prej bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

3. Rugova peng i Beogradit, Tirana peng i Rugovës.

4. Fundi i euforisë antirugovë të Tiranës zyrtare.

5. Dështimi i përpjekjeve antirugovë.

6. Kush ishin njerëzit e Milosheviçit në Shqipëri?

7. E vërteta për Rugvën zbulohet në Perendim e fshihet në Tiranë.

8. Kundërthëniet mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

9. E vërteta e provuar në gjyqin e Hagës

10. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës



Pjesa VIII

Ndikimi dhe aktualiteti i filozofisë së Rugovës



1. Modeli Rugova për shtetin e Kosovës

2. Përkatësia e trashëgimisë së Rugovës

3. Rugova i munguar

4. Përfundime


Në vend të një parathënie:

Carl Bildt *- ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, ish- i ngarkuar i BE-së për Ballkanin.

Ibrahim Rugova

Me humbjen e Ibrahim Rugovës, Kosova humbet të vetmin njeri, i cili në kohërat kritike mundi të bashkonte dhe moderonte skenën e përcarë politike. Rugova ishte një karakter i vështire, por impresionues. Ndonëse asnjëherë i qete dhe i rehatshem me politiken boterore, ai u shfaq si forca politike më e madhe në Kosovën e kohëve moderne. Gjatë viteve kur Kosova udhëhiqej nga Serbia, ishte Ibrahim Rugova ai që u bë simboli i luftës paqësore për të drejtat e njerëzve në Kosovë. Gjithmonë kundër përdormit të dhunës, ai u shfaq si një force morale e fuqishme dhe tërhoqi vëmendjen e gjithe botës. Ishte koha kur Milosheviçi anulloi autonominë e Kosovës kur shkrimtari Ibrahim Rugova u shfaq si lider jo-zyrtar i provincës, i cili krijoi Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK). Ai refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet jugosllave pavarësisht se votat shqiptare mundej shumë thjesht ta kishin kthyer balancën kundër Milosheviçit dhe të kishin ndërtuar një system të përpunuar institutesh paralele, veçanërisht në edukim. Nëse ai do të kishte mundur të arrinte një ujdi të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë është një çeshtje, përgjigjen e të cilës nuk do ta dimë kurrë. Por sigurisht që kishte përpjekje nga të dyja palët, të cilat nuk dukeshin komplet të pashpresa në atë kohë.


Por rrjedhimisht, një brez më i ri, më militant dhe më pak të durueshëm morën pushtetin dhe nisën luftën. Kur UÇK-ja – Ushtria Clirimtare Kosovare – doli në skenë, ata vepruan ashtu edhe kundrejt politikës së Rugovës si dhe të grupit të tij politik. Ndoshta mund ta kemi harruar tashmë, por në fakt qe dhe një tip lufte civile e egër ndërmjet shqiptarëve të Kosovës. Çfarë ndodhi me Rugovën gjatë luftës së Kosovës nuk ka qenë asnjëherë tepër e qartë për mua. Ai qëndroi në Prishtinë, por pastaj deshi të largohej dhe Millosheviçi e la të ikte me aeroplan nga Beogradi në Romë, pavarësisht se kjo ndodhi pas një takimi publik mes tyre.

Kur Serbisë i duhej të hiqte dorë nga Kosova, forcat që përbënin UÇK-në prisnin që të merrnin të gjithë pushtetin dhe vërtet që s’donin të kishin të bënin fare me Rugovën. Por ata i bënë llogaritë gabim. Larg diskreditimit, ai u rikthye si njeriu më i respektuar nga popullsia dhe në mars të 2002 ai u zgjodh president i Kosovës pa ndonjë farë konkurence. Si rrjedhim ai u ngrit dhe moderoi skenën politike të vendit, pavarsisht nga vështirësia për ta udhëhequr vendin. Ai ishte më tepër filozofik sesa praktik, më tepër i moralshëm sesa politik. Ndonjëherë ai rrinte më tepër në shtëpi, duke mbledhur gurët e tij të çmuar dhe në raste të veçanta duke ua dhënë njerëzve që ai takonte dhe shkëmbente një bisedë me ta. Do t’i mbaj gurët që kam marrë nga Rugova si kujtim nga një burrë i moralit, dinjitetit dhe integritetit në një kohë dhe në një zonë ku këto kualitete ishin dëshpërimisht të munguara. Pa dyshim që Kosova do të jetë një vend më i vështirë pa Rugovën.





Ibrahim Rugova



With the loss of Ibrahim Rugova, Kosovo loses the one person that at critical times could unite and moderate its otherwise very divided political scene.
Rugova was an elusive but impressive personality. Never really comfortable with the world of politics, he nevertheless emerged as the major political force in Kosovo in modern times.
During the years when Kosovo was ruled by Serbia, it was Ibrahim Rugova that become the symbol for the peaceful struggle of the people of Kosovo for their rights. Always opposed to using violence, he emerged as a strong moral force, and caught the attention of the world.
It was when Milosevic revoked the autonomy of Kosovo that the writer Ibrahim Rugova emerged as the unofficial leader of the province. He founded the Democratic League of Kosovo (LDK, refused to take part in the elections of Yugoslavia although the Albanian votes might well have tipped the balance against Milosevic and instead set up an elaborate system of parallel institutions, notably in education.
Whether he could ever have achieved a lasting settlement between Kosovo and Serbia is a question we will never know the answer of. There were certainly attempts from both sides that did not look entirely unpromising at the time.
But eventually a younger, more militant and less patient generation took over and took up arms. When the UCK – the Kosovo Liberation Army – appeared, they did so also in opposition to the policies of Rugova and his political group. We might have forgotten it by now, but there was also what in effect was a savage civil war among the Kosovo Albanians.
What happened during the Kosovo war with him has never been entirely clear to me. He stayed in Prishtina, but then wanted to leave, and Milosevic let him leave with a plane from Belgrade to Rome, although only after a public meeting between the two.
When Serbia had to leave Kosovo, the forces making up the UCK expected to take over completely, and really wanted nothing to do with Rugova.
But they miscalculated. Far from discredited, he returned as the person most respected by the population, and in March 2002 was elected President of Kosovo without much of real competition.
As such, he hovered above and moderated the political scene of the country, although hardly ruling it. He was philosophical rather than practical, moral rather than political.
At times, he seemed more at home collecting his precious stones, and occasionally giving them away to people that he meet and talked to.
I will keep the stones i got from him in memory of a man of morality, dignity and integrity in a time and a region where these qualities were often in desperately short supply.
There is no doubt that Kosovo will be a more difficult place without him.



Carl Bildt

*- ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, ish- i ngarkuar i BE-së për Ballkanin.

http://carlbildt.wordpress.com/2006/01/22/ibrahim-rugova/









vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:38 pm

Me humbjen e Ibrahim Rugovës, Kosova humbet të vetmin njeri, i cili në kohërat kritike mundi të bashkonte dhe moderonte skenën e përcarë politike. Rugova ishte një karakter i vështire, por impresionues. Ndonëse asnjëherë i qete dhe i rehatshem me politiken boterore, ai u shfaq si forca politike më e madhe në Kosovën e kohëve moderne. Gjatë viteve kur Kosova udhëhiqej nga Serbia, ishte Ibrahim Rugova ai që u bë simboli i luftës paqësore për të drejtat e njerëzve në Kosovë. Gjithmonë kundër përdormit të dhunës, ai u shfaq si një force morale e fuqishme dhe tërhoqi vëmendjen e gjithe botës. Ishte koha kur Milosheviçi anulloi autonominë e Kosovës kur shkrimtari Ibrahim Rugova u shfaq si lider jo-zyrtar i provincës, i cili krijoi Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK). Ai refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet jugosllave pavarësisht se votat shqiptare mundej shumë thjesht ta kishin kthyer balancën kundër Milosheviçit dhe të kishin ndërtuar një system të përpunuar institutesh paralele, veçanërisht në edukim. Nëse ai do të kishte mundur të arrinte një ujdi të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë është një çeshtje, përgjigjen e të cilës nuk do ta dimë kurrë. Por sigurisht që kishte përpjekje nga të dyja palët, të cilat nuk dukeshin komplet të pashpresa në atë kohë.

Por rrjedhimisht, një brez më i ri, më militant dhe më pak të durueshëm morën pushtetin dhe nisën luftën. Kur UÇK-ja – Ushtria Clirimtare Kosovare – doli në skenë, ata vepruan ashtu edhe kundrejt politikës së Rugovës si dhe të grupit të tij politik. Ndoshta mund ta kemi harruar tashmë, por në fakt qe dhe një tip lufte civile e egër ndërmjet shqiptarëve të Kosovës. Çfarë ndodhi me Rugovën gjatë luftës së Kosovës nuk ka qenë asnjëherë tepër e qartë për mua. Ai qëndroi në Prishtinë, por pastaj deshi të largohej dhe Millosheviçi e la të ikte me aeroplan nga Beogradi në Romë, pavarësisht se kjo ndodhi pas një takimi publik mes tyre.

Kur Serbisë i duhej të hiqte dorë nga Kosova, forcat që përbënin UÇK-në prisnin që të merrnin të gjithë pushtetin dhe vërtet që s’donin të kishin të bënin fare me Rugovën. Por ata i bënë llogaritë gabim. Larg diskreditimit, ai u rikthye si njeriu më i respektuar nga popullsia dhe në mars të 2002 ai u zgjodh president i Kosovës pa ndonjë farë konkurence. Si rrjedhim ai u ngrit dhe moderoi skenën politike të vendit, pavarsisht nga vështirësia për ta udhëhequr vendin. Ai ishte më tepër filozofik sesa praktik, më tepër i moralshëm sesa politik. Ndonjëherë ai rrinte më tepër në shtëpi, duke mbledhur gurët e tij të çmuar dhe në raste të veçanta duke ua dhënë njerëzve që ai takonte dhe shkëmbente një bisedë me ta. Do t’i mbaj gurët që kam marrë nga Rugova si kujtim nga një burrë i moralit, dinjitetit dhe integritetit në një kohë dhe në një zonë ku këto kualitete ishin dëshpërimisht të munguara. Pa dyshim që Kosova do të jetë një vend më i vështirë pa Rugovën.





Ibrahim Rugova



With the loss of Ibrahim Rugova, Kosovo loses the one person that at critical times could unite and moderate its otherwise very divided political scene.
Rugova was an elusive but impressive personality. Never really comfortable with the world of politics, he nevertheless emerged as the major political force in Kosovo in modern times.
During the years when Kosovo was ruled by Serbia, it was Ibrahim Rugova that become the symbol for the peaceful struggle of the people of Kosovo for their rights. Always opposed to using violence, he emerged as a strong moral force, and caught the attention of the world.
It was when Milosevic revoked the autonomy of Kosovo that the writer Ibrahim Rugova emerged as the unofficial leader of the province. He founded the Democratic League of Kosovo (LDK, refused to take part in the elections of Yugoslavia although the Albanian votes might well have tipped the balance against Milosevic and instead set up an elaborate system of parallel institutions, notably in education.
Whether he could ever have achieved a lasting settlement between Kosovo and Serbia is a question we will never know the answer of. There were certainly attempts from both sides that did not look entirely unpromising at the time.
But eventually a younger, more militant and less patient generation took over and took up arms. When the UCK – the Kosovo Liberation Army – appeared, they did so also in opposition to the policies of Rugova and his political group. We might have forgotten it by now, but there was also what in effect was a savage civil war among the Kosovo Albanians.
What happened during the Kosovo war with him has never been entirely clear to me. He stayed in Prishtina, but then wanted to leave, and Milosevic let him leave with a plane from Belgrade to Rome, although only after a public meeting between the two.
When Serbia had to leave Kosovo, the forces making up the UCK expected to take over completely, and really wanted nothing to do with Rugova.
But they miscalculated. Far from discredited, he returned as the person most respected by the population, and in March 2002 was elected President of Kosovo without much of real competition.
As such, he hovered above and moderated the political scene of the country, although hardly ruling it. He was philosophical rather than practical, moral rather than political.
At times, he seemed more at home collecting his precious stones, and occasionally giving them away to people that he meet and talked to.
I will keep the stones i got from him in memory of a man of morality, dignity and integrity in a time and a region where these qualities were often in desperately short supply.
There is no doubt that Kosovo will be a more difficult place without him.



Carl Bildt

*- ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, ish- i ngarkuar i BE-së për Ballkanin.

http://carlbildt.wordpress.com/2006/01/22/ibrahim-rugova/









Pak fjalë hyrëse



Kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion aq i qartë dhe një profil aq dinamik e magjepës, si ai që kishte vizatuar Ibrahim Rugova për vendin e tij e të shoqërisë shqiptare. Kurrë ndonjëherë bota shqiptare nuk kishte përpunuar një filozofi aq të kthjellët e aq të kuptueshme për të ardhmen e tyre. Kurrë ndonjëherë ndonjë udhëheqës rajonal e më gjerë nuk ishte fiksuar me aq këmbëngulje dhe nuk kishte qenë aq bindës në shërbim të paqes, të së drejtës e të lirisë njerëzore për shtetformim e demokraci, sa çishte Rugova.





Ibrahim Rugova si dhe jeta e veprimtaria politike e tij si udhëheqës politik e shpirtëror i shqiptarëve është vlerësuar dhe vazhdon të ngjallë debat në mënyra të ndryshme e kontraverse. Kundërshtarët e Tij e kanë anatemuar, duke u përpjekur në disa raste ta denigrojnë. Bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e Tij e kanë mbështetur dhe janë fascinuar me idetë dhe veprimtarinë politike e atdhetare të liderit të tyre. Shumica dërmuese e popullsisë shqiptare dhe disa pakicave nacionale të Kosovës e kanë mbështetur jo vetëm në fillimet e veprimtarisë politike, por edhe në rastet, kur Rugova qëndronte në qendër të kritikave dhe kontestimeve të shumta.

Partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë pasur rastin ta takojnë e të bisedojmë me të, ruajnë kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme dhe kanë dhënë vlerësime të pazakonta për një politikan jourban e ballkanik. Në një shoqëri demokratike e pluraliste është normale diskutimi pro dhe kundër një figure politike të caktuar, qoftë ajo edhe e përmasave të paarritshme të Ibrahim Rugovë. Nga ana tjetër një mënyrë e tillë vlerësimi e debati vetëm sa i ndriçon më mirë të vërtetat dhe sjell në publik një realitet, në të cilin kanë vepruar instikte e ndjenja njerëzore të përziera si në një veprimtari kaosi, në një situatë dramatike të një shoqërie në pushtim e të kolonizuar prej një armiku të pabesë e njëkohësisht të "legjitimuar" nga e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare.

Ky fakt e bën të dmozdoshëm debatin mbi rolin historik, kulturën filozofike dhe ndikimin aktual të njeriut që për dy dekada qëndroi në qendër të një procesi historik të papërsëritshëm jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë. Megjithë diskutimet kontraverse, që në fillim më duhet të shkruaj faktin se Ibrahim Rugova mbetet e do të mbetet personaliteti i vetëm shqiptar me një profil origjinal, të paarritshëm deri më sot në territoret shqiptare e më tej në hapësirën ballkanike. Ibrahim Rugova mbetet themeluesi i një filozofie të re politike, vlerat e së cilës vetëm se do të rriten dhe kurrë ndonjëherë nuk do të veniten. Ibrahim Rugova ishte dhe do të analizohet nga shkenca politike bashkëkohore dhe ajo që do të pasojë, nga biografët dhe historianët si një rast unikal në rrafshin shqiptar dhe në rrafshin ballkaniko-europian.

Si i tillë, duke sjellë një filozofi të re, të pranueshme për shumicën dërmuese të shqiptarëve dhe të botës demokratike perendimore, Rugova do të ndeshej me idetë konservatore të një nacionalizmi folklorik, i cili ishte ushqyer për qëllime pushtetmbajtëse në veçanti gjatë kohës së sundimit komunist në Shqipëri. Kjo ndeshje do ta shoqëronte aktivitetin politik të udhëheqësit të pakontestueshëm shqiptar gjatë gjithë periudhës 20 vjeçare, që nga ai moment kur në Tiranë në fillimin e vitit 1991do të evitonte nderimin për ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, e deri në ditët e fundit të jetës së tij. Kjo kundërshti, midis një filozofie të re, të cilën e përpunoi dhe aplikoi me vendosmëri e pamëdyshje Ai, nga njëra anë, si dhe mentalitetit të vjetër, të ndryshkur e regresiv të ushqyer në kohën e diktaturës komuniste, nga ana tjëtër, përbën thelbin e debatit kontravers sa i përket diskutimit dhe evidentimit të figurës, rolit dhe kontributit nacional të presidentit historik të Kosovës.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:40 pm

Por debatet, diskutimet, analizat, shënimet e memuaret që botohen çdo ditë në media, kryesisht në gjuhën shqipe, në të cilat atakohet pa takt dhe pa argumente figura, personaliteti, veprimtaria dhe udhëheqja e Ibrahim Rugovës, besoj se vijnë më së shumti në skenë për shkak të një veçorie psikologjike të shqiptarëve: - Ndër shqiptarët është i ngjizur një lloj egoizmi ekstrem, egoizëm që ka çuar gjithnjë në mospranimin e realiteteve për shkak të cmirës, të inatit, sipas konceptit "pse është ai e nuk jam unë", për shkak të prirjes për të qenë demon në shoqëri dhe për ta sunduar atë gjithashtu si demon. Kjo cilësi negative, e ngjizur si mikrob thuajse te secili në doza e masa të caktuara, shfaqet në shtresat intelektuale e politike ose në mjediset e biznesit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë. Secili nga ne pretendon se i njeh të gjitha fushat e dijes, edhe pse mund të mos dijë shkrim e këndim, çdonjëri beson se mendimi i tij përbën një "të vërtetë absolute" dhe nuk duron që dikush ta kundërshtojë. Nisur nga ky sens negativ akademikë e studiues të letërsisë shqiptare përpiqen ë errësojnë e denigojnë krijimtarinë e kolosëve shqiptarë në letërsi, shkenctarë të rrejshëm, por me grada akademikësh përpiqen të varrosin shkenctarët e mirëfilltë, sidomos në albanologji etj.

Politika shqiptare, duke e mbartur këtë sëmundje të rrezikshme për shoqërinë tonë shpesh herë është shndërruar në pengesë të proceseve të zhvillimit demokratik. Ndaj mund të gjykohet se sëmundja e egoizmit është një ndër faktorët kryesorë të konflikteve specifike alla shqiptare me karakter denigrues midis pozitës dhe opozitës, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, ndër partittë shqiptare në Maqeoni etj. Gjuha e denigrimit si dhe një lloj fushate për të përvetësuar meritat në çeshtje të ndryshme të zhvillimeve politike dhe ekonomike janë dy dukuritë thelbësore të asaj që quhet egoizëm dëmprurës. Gara për merita p.sh në Kosovë është shfaqur në procesin lobimit për njohjen e shtetit të ri të pavarur, në Shqipëri për ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë, në Maqedoni për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit e në Mal të Zi për çeshtje praktike të të drejtave të shqiptarëve. Nëse vërejmë me kujdes këto zhvillime, mund të korrnizohet përpjekja individuale për të përfituar lavdi e merita të pamerituara. Pikërisht këto cilësi negative i njohin dhe i kanë shfrytëzuar me mjeshtëri armiqtë e shqiptarëve, me qëllim që ta përçajnë faktorin politik e intelektual shqiptar, me qëllim që në vend të interesave kombëtare të gjallojnë interesat meskine personale, parciale, deri klanore e individualiste.

Nëse vemë re diskutimet dhe debatet që janë zhvilluar në Kosovë dhe më tej në hapësirat shqiptare rreth veprimtarisë dhe ideve politike e nacionale të Ibrahim Rugovës, duken mjaft qartë shenjat e egoizmit specifik shqiptar, bartës të të cilit duket se kanë qenë pikërisht kundërshtarët e liderit karizmatik. Ndërsa Ibrahim Rugova ishte edhe në këtë rrafsh një personalitet i veçantë. Shembulli i Tij i modestisë dhe përkushtimi i tij ndaj Kosovës pa "mburrjet" burracake e kanë lartësuar figurën, emrin dhe personalitetin e Tij te qytetarët e Kosovës. Ky lloj qëndrimi, i ndryshëm nga qëndrimet e shumicës dërmuese të politikanëve shqiptarë, ishte rezultat i faktit se Rugova kishte ardhur në skenën politike si intelektual i formuar me një vizion të ri filozofik, politik e moral.

Megjithë këtë Ai edhe pas vdekjes është bërë objekt i sulmeve të egoizmave të disa personaliteteve politike e intelektuale shqiptare. Ata që kanë ndjekur me vëmendje këtë debat dhe ata që kanë lexuar memuare dhe artikuj të shumtë në media ose në faqet e internetit mund të konstatojnë se kundërshtarëve të Rugovës u mungon argumenti dhe fakti, për pasojë edhe logjika përatëse, ndërkohë që ata si të tilla i shesin oinionet denigruese që shprehin.

Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet përgjithnjë modeli i kurajos për ta refuzuar ndikimin institucional e shpirtëror serb në Kosovë. Refuzimi institucional i Serbisë në Kosovë nga ana e Tij është i një lloji specifik, i krahasueshëm me refuzimin e pushtimit britanik në Indi nga Mahthma Gandhi. Ndërsa refuzimi psikologjik, ideologjik, shpirtëror, refuzimi i brendshëm është një detaj i veçantë, i pazakontë, madje krejt specifik në radhën e polikanëve shqiptarë të të gjitha kohëve si dhe të politikanëve në rajon e më gjerë. Mohimi rugovian i regjimit dhe ideologjisë sunduese të Serbisë në Kosovë nuk ishte një mohim metafizik i tipit “Unë nuk të dua dhe pikë!”. Ai ishte mohim nëpërmjet pohimit të diçkaje të re, të diçkaje të “ndaluar” nga ligjet dhe mentaliteti serb i sundimit nga njëra anë, si dhe i mirëkuptuar dhe akceptuar nga ligjet e së drejtës ndërkombëtare dhe të vlerave perendimore.

Nga studimi i kësaj dukurie më është dashur të vij në përfundimin se atakimi i Rugovës dhe figurës së Tij prej politikanëve e intelektualëve në Kosovë e në Shqipëri ka ardhur dhe për dy arësye të tjera: P.sh, për shkak të një prirjeje që meritat të fitohen duke "groposur" madhështinë e tjetrit. Ose që të bëhen përpjekje "të dukesh i madh", duke u matur me hijen e më të madhit. Nëse vemë re faktin se një pjesë e madhe e kundërshtarëve të Ibrahim Rugovës në politikë, janë kundërshtarë të Ismail Kadaresë në fushën e letrave, atëherë mund të dallojmë qartë këtë prirje anadollakësh për "tu matë me hijen e mëngjësit". Gjithashtu mund të thuhet se shumë prej politikanëve dhe intelektualëve kritikë ndaj Rugovës ndjejnë si të nevojshme që të "groposin", të fshehin mëkatet e tyre sa i përket qëndrimit ndaj çeshtjes nacionale të shqiptarëve. Ndërsa vetë kanë afera të shumta me shërbimet shtetërore e sekrete serbe, kritika ndaj veprimeve transparente të Rugovës në raport me Serbinë u shërben atyre të shiten si "atdhetarë e nacionalistë". Ky trend është i rrezikshëm, jo për faktin se ky lloj politikani e intelektuali përpiqet të ndryshojë realitetet dhe të dëmtojë personalitetin e ish-presidentit të Kosovës, por se krijon kushte për të fshehur afera dhe veprimtari dëmprurëse për interesat kombëtare të shqiptarëve. Edhe më tej kjo shërben për tu promovuar në instancat e ndryshme shtetërore e politike të Kosovës apo të Shqipërisë, promovim të cilin e nxit gjithashtu faktori politik ndërkombëtar, me qëllim që përmes këtyre politikanëve dhe intelektualëve të "zbutë" dhe "përmirësojë" marrëdhëniet midis Prishtinës e Beogradit.

Megjithatë duket se kundërshtarët më të përkushtuar të Rugovës kanë filluar të vihen në vijën mbrojtëse, duke e pranuar se "Rugova ishte një shqiptar i madh", nëse i referohemi një përkufizimi të gazetarit M. Zeka në një emision televiziv të janart 2009. Gjithësesi unë besoj se do të vihet deri te mendimi unik se kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion aq i qartë dhe një profil aq dinamik e magjepës, si ai që kishte vizatuar Ibrahim Rugova për vendin e tij e të shoqërisë shqiptare. Se kurrë ndonjëherë bota shqiptare nuk kishte përpunuar një filozofi aq të kthjellët e aq të kuptueshme për të ardhmen e tyre. Se kurrë ndonjëherë ndonjë udhëheqës rajonal e më gjerë nuk ishte fiksuar me aq këmbëngulje dhe nuk kishte qenë aq bindës në shërbim të paqes, të së drejtës e të lirisë njerëzore për shtetformim e demokraci, sa çishte Rugova. Për këto arësye mund të vihet në përfundimin se sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë do të minimizohen dhe do të harrrohen gabimet njerëzore të Rugovës, sepse Ai arkitektoi të ardhmen e një vendi, Kosovës, të cilën pesimistët e shumtë në botë e kishin cilësuar si epiqendrën e një lufte shkatërruese, të cilën shpesh e cilësonin madje dhe si fillimin e "Luftës së Tretë Botërore". Me filozofinë e tij politike Ai e shndërroi në realitet atë që mund të quhet e pamundur për logjikën e shumë shkenctarëve dhe studiuesve në botën demokratike. Vetë njohës të shquar të arkitekturës historike të Ballkanit nuk kanë mundur të besojnë se një personalitet i këtyre hapësirave do të arrinte të shkëputej plotësisht nga konceptet arkaike nacionaliste të së kaluarës dhe do të shndërrohej në një simbol të luftës moderne për liri, pavarësi e drejtësi. Ky personalitet erdhi në jetën politiko-shoqërore si i tillë dhe Ai mban emrin e të shquarit, Ibrahim Rugova.



Pjesa I



Jeta dhe veprimtaria politiko-shoqërore e Ibrahim Rugovës



1. Fëmijëria dhe edukimi



Ibrahim Rugova ishte lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërrcë të komunës së Istogut, në perendim të Kosovës. Atëherë ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore kur vendin e pushtuesve gjermanë po e zinin pushtuesit komunistë jugosllavë të përzier me çetnikët nacionalistë serbë. Kur u lind Ibrahim Rugova babai i tij, Uka, nuk jetonte. Vetëm pak javë më parë ai si dhe gjyshi i Ibrahim Rugovës, Rrusta, ishin pushkatuar nga gjyqet partizano-çetnike serbe nën akuzën "se kishin bashkëpunuar me nazistët gjermanë". Të dy këta kishin qenë antikomunistë, anëtarë të lëvizjes nacionaliste shqiptare të Ballit Kombëtar. Dhe pikërisht për shkak të veprimtarisë antiserbe dhe të luftës kundër pushtimit shekullor sllav, Ukë Rugova dhe Rrustë Rugova ishin pushkatuar nga partizanët serbo-jogosllavë pa gjyq.

Nëna Sofë e kishte rritur Ibrahim Rugovën me shumë vuajtje fizike e shpirtërore, si një fëmijë të vetëm. Ajo si dhe xhaxhai ishin kujdesur aq shumë që Ai të rritej dhe edukohej në frymën nacionaliste të të atit dhe gjyshit të Tij. Të gjitha etapat e zhvillimit intelektual të Rugovës, shkollimi e specializimet e ndryshme, kanë një përmbajtje të veçantë, atë përmbajtje të cilën e kishin mbartur nëna dhe xhaxhai i Tij prej babait dhe gjyshit të Rugovës. Patriotizmi dhe ndjenja për tu bërë i vlefshëm për Kosovën e shqiptarët ishin thelbi i kësaj përmbajtjeje.

Ky fat i pamëshirshëm, të cilin pushtuesit serbë të shekullit të XX kishin mundur tia sjellin të gjitha familjeve shqiptare, e kishte bërë Ibrahim Rugovën të rritej me ndjenjën e sfidës. Gjatë kohës kur mësonte në shkollën fillore në fshat, apo në shkollën e mesme në Pejë, kishte formuar në vetvete bindjen se jeta duhet jetuar ashtu siç ajo mund të vijë. Si mjet për ta sfiduar një jetë me probleme e tekanjoze ai kishte zgjedhur urtësinë. Bashkëmoshatarët e tij dëshmojnë se që në rininë e hershme Rugova ishte i përmbajtur, madje deri në atë masë sa gjithnjë ndërhynte për të zgjidhur konfliktet e zënkat midis bashkëmoshatarëve. "Mosni, nuk është mirë kështu"- u bënte thirrje fëmijëve "grindavecë", duke dhënë që në atë moshë modelin e logjikës e të mençurisë popullore.

Nëna dhe gjyshja, si dhe xhaxhai i tij kishin ndikuar që tia edukonin djalit të vetëm jetim këtë sjellje, si sfidë dhe si kusht paraprak për ta ruajtur nga fati i keq që kishte pësuar i ati dhe gjyshi i Tij. Ai do të përballej me vrasësit e njerëzve të dashur, të cilët nuk kishte pasur shansin t’i kishte njohur. Por jo në modelin e kohëve të shkuara dhe jo me mjetet që kishin përdorur pushtuesit serbë kundër shqiptarëve në Kosovë. Shkurt: Jo me dhunë, sepse prej saj nuk kishte të fituar, kishte pasur vetëm të humbur, sidomos në anën e shqiptarëve. Humbësit e mëdhenj do të ishin përsëri vetë shqiptarët. Kur ai erdhi në krye të politikës dhe shtetit të Kosovës e përdori këtë armë taktike me mjeshtërinë virtuale të një artisti. Ndërkaq kishte ekzaminuar sfidën kryesore, të cilën do të duhej ta përballonte, me qëllim që jeta të bëhej më e këndshme dhe që vetë Ai të ishte më i përkushtuar ndaj saj.

Sigurisht që i vinte të çahej prej inatit se jetim nuk e kishte lënë Zoti, por pushtuesi serb. Për shumicën e shqiptarëve që kishin pësuar fatin e Rugovës do të ishte më i lehtë modeli i të parëve, hakmarrja në mënyrë të dhunëshme kundër vrasësve serbë. Shumica e shqiptarëve, të cilët kishin marrë armët për ta kundërshtuar dhe luftuar regjimin e pushtimin serb në Kosovë ishin thirrë në emër të martirëve, të njerëzve të tyre të dashur, të cilët po ashtu ishin sakrifikuar në luftë me ushtrinë e policinë serbe për lirinë e Kosovës. Dëshmorët dhe martirët e mëparshëm kishin krijuar ata të mëvonshmit. Zingjiri i sakrificave sublime për atdheun dhe i të të sakrifikuarve shtrihej në të gjithë brezat e shqiptarëve pa përjashtim të 130 viteve të fundit, së paku nga viti 1875 e këtej. Dhe në të gjithë këtë hark kohor të gjithë politikaët dhe udhëheqësit politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e gjetkë gjithnjë kishin predikuar mjetet e dhunëshme për t’u hakmarrë ndaj serbëve, kishin përdorur të njëjtin mjet, dhunën. Por që fitoren nuk kishin mundur ta sillnin dhe fatin e Kosovës nuk kishin mundur ta ndryshonin. .......

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:42 pm

2. Filozofia e të sfiduarit



Promotheu i Pavarësisë

(Presidentit historik Ibrahim Rugova)



Në fillim ishin rrëfimet e nënëlokes

Bri votrës gati të fikur

Për pushkatimin e babait e gjyshit

E jehonën e pushkës së Zhujë Selmanit

Pastaj erdhën përkëdheljet e nënës si ngushëllim

Dhe jeta vazhdoi ecjen me vuajtjet e saj

Atje në një fshat të vogël të Dukagjinit

Ku secili armik e la gjurmën fatale të egërsisë

Në rrugicat e Pejës



Gani Azemi



Një jetim i rritur me aq mundime nuk mund të mos shihte, qoftë dhe me njëfarë arrogance të fshehur, në drejtim të përjetësisë. Jeta e mundimshme dhe sprova e të rriturit jetim, ndjenja e mospajtimit me faktin se nuk e njihte fytyrën e babait, mospajtimi me këtë fat të imponuar nga njerëzit e një kombësie tjetër (serbët), pra nga ata që nuk kishin treguar pikë mëshire, kur ishte fjala për ti asgjësuar dhe shfarosur shqiptarët, e kishin bërë Ibrahim Rugovën të identifikohej me vetë sfidën. Te Ai kishte zënë vend tashmë ideja, imagjinata dhe fantazia e të qenit sfidues. Ai kishte gjetur gjithashtu mjetet e armët e domozdoshme për këtë, për të qenë më në fund krenar se kishte realizuar amanetin e njerëzve të tij të dashur, të cilët ishin sakrifikuar për këtë vend. Në mbi dymilion shqiptarë të Kosovës do të gjendeshin së paku njëmijë ose dymijë të tillë që mendonin e besonin në ato që besonte Ibrahim Rugova. Por ndër të gjithë ata që besonin e mendonin për këtë ide, vetëm Ai do të dëshmonte se i përkiste një filozofie të re, një mënyre të re të të menduarit dhe të vepruarit për tu çliruar nga robëria serbe.

Kjo lloj filozofie ishte formuar në qenien e Ibrahim Rugovës përfundimisht në kohën kur Ai kishte marrë kontakt me njohuritë filozofike gjatë studimeve në universitet. Në auditoret e Universitetit të Prishtinës Rugova kishte përvetësuar me pasion të dyfishtë rrjedhat historike të kombit që ai i përkiste, të shqiptarëve si dhe paardhësve të tyre, iliro-dardanëve. Aty Ai kishte mësuar me pasion figurat e shquara të kombit shqiptar si dhe filozofinë e mendimtarëve të mëdhenj të tyre. Pjetër Bogdani, ndoshta ishte personaliteti dhe udhëheqësi i madh i shqiptarëve, tek i cili Rugova gjeti adresën e duhur për tu frymëzuar dhe për të ideuar disa piketa të angazhimit të Tij politik e historik. Këtij shkrimtari, luftëtari dhe filozofi katolik shqiptar Ai i kushtoi studimin e veçantë, me të cilin kishte mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Prishtinës.

Ndërkaq, kushdo që ka dëgjuar me vëmendje ligjëratat e Ibrahim Rugovës, ka vërejtur se njohuritë e frymëzimet e Tij nga rilindasit e shquar shqiptarë ishin tipar thelbësor i formimit politik e intelektual. Nga doktrina e rilindasve Rugova kishtë mësuar faktin se vetëm Perendimi (SHBA-të dhe Europa) janë e mund të ishin adresa e vetme për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës. Nga ajo doktrinë Ai kishte gjetur frymëzimin përkatës se "Dituria, mençuria, urtësia dhe rezistenca janë mjetet e mundëshme, të cilat sjellin një ardhmëri të sigurt dhe të ndritur".

Natyrisht që Rugova këto dije e maksima i kishte zgjeruar gjithashtu gjatë studimeve në Francë dhe më pas i kishte projektuar në veprimtarinë e tij shoqërore si studiues, si krijues, si letrar, si kritik dhe si gazetar. Nga prindët kishte marrë gjithmonë këshillën për durim e urtësi. Nga filozofia kishte mësuar gjithnjë se kjo mënyrë sjelljeje është më e dobishme, humane dhe mbi të gjitha e suksesshme. Ndonëse kishte preferuar me kënaqësi të dëgjonte repertorin patriotik shqiptar, Ai u kishte rezistuar rapsodive patriotike, në të cilat, përveç grykës së pushkës e grykës së topit, nuk gjente vend kënga e melodia për filozofinë e të menduarit e të duruarit, si mjet edhe për tu çliruar nga një sundim i huaj.......







3. Veprimtaria intelektuale



Promotheu i Pavarësisë

(Presidentit historik Ibrahim Rugova)



Dallohej djaloshi i hajshëm me libra në dorë

Rritej me uratën e nënëlokës shtigjeve të dritës

Nëpër kohën e pakohë nuri i shkëlqente si meteor

Netëve të gjata merrte nektar nga klasikët e letërsisë

Nga librat e profesor Bartit

Meditonte mbi harten e leckosur të Dardanisë

Dhe kështu formhej mendimtari i ri

Me dije të hollë e më shumë urti

Ai ishte nisur në betejat e kohës me mendimin e lirë

Ballëpërballë me furtunat nëpër rrugën e gjatë

Kaherë ishte përgatitur për Maratonë

Që stacion të fundit e kishte Pavarësinë



Gani Azemi - Bruksel



Në vitin 1968, atëherë kur shqiptarët e Kosovës ishin ngritur në këmbë për të drejtat e tyre dhe kërkonin Republikën e Kosovës, Ibrahim Rugova ishte student. Në ato kohë të vrullshme Ai kishte dhënë kontributin e Tij në ndihmë të lirisë së shqiptarëve. Shkrimet që kishte botuar në shtypin e kohës, në veçanti në "Bota e re", ishin bërë burim frymëzimi për brezin e tij në këtë luftë. Po shkëpusim vetëm një pjesë nga një shkrim, botuar në nëntor 1968 në revistën e lartpërmendur: "Zinë e lëngatës së një populli e ndjejnë më së miri dhe më së shumti bijtë më të mirë të tij. Ata shkrumohen sa ska më. Mundohen që ta zhdukin atë dhe të sjellin fatbardhësinë e ëndërruar. Të ngrenë tempullin e lirisë në mesin e Atdheut - vendit të shenjtë, vendit që është simbol i njeriut në mbarë jetën dhe lavdinë. Ata bëjnë çdo gjë. Digjen si qiriri. E me atë dritë që del nga trungu i tyre i djegur shëndrisin tokën e rituar me gjak ndër shekuj. Shumë ka pasur gjaku ynë kësi bijsh, të ndershëm, madhështorë dhe burrërorë. Vargu i tyre ndër faqet e së kaluarës sonë është i gjatë sa të gjithë ne. Më i gjatë është vargu i lavdive dhe trimërive të tyre të paskajshme" ( ) "Bota e re", Prishtinë, 28 Nëntor 1968.

A i kishte shkuar atëherë, pra 21 vjet para se të themelohej LDK, Ibrahim Rugovës se do të vinte ajo kohë kur vetë Ai të digjej si qiriri e ti bënte aq shumë dritë kombit të tij, bashkëkombasve në vuajtje, nën dhunë e nën pushtim në Kosovë?! Askush nuk mund ta parashikonte rrjedhën e ngjarjeve që do të vinin. Por nga sa cituam më lart, duket qartë se Ibrahim Rugova ishte një nga personalitetet e rralla intelektuale në Kosovë, një ndër të parët prej tyre, i cili ishte formuar që në rini me ndjenjën për ti shërbyer atdheut e kombit shqiptar. Rruga që Ai ndoqi ishte origjinale, në përshtatje me rrethanat e zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë.

Ai zgjodhi që gjatë periudhës së autonomisë të jepte kryesisht kontribute intelektuale. Si krijues, studiues dhe kritik letrar, Rugova ishte dalluar në mesin e shumë albanologëve të vendit. Në fillimet e veprimtarisë letrare Ai kishte botuar librin me kritika letrare "Prekje lirike" (1971), në të cilin jo vetëm identifikon tekstet poetike, por njëkohësisht hedh në diskutim teorik çeshtje të rëndishme të etikës, estetikës, të poetikës, të teorisë së veprës dhe të studimit të letërsisë në përgjithësi. Ndërsa disa vite më vonë (1978) Rugova kishte nxjerrë në botim një libër tjetër me kritikë të letërsisë, të titulluar "Kah teoria". Ky libër ishte si të thuash plotësim i librit të parë, por më së shumti si kontribut në rrafshin e teorisë së kritikës. Për këtë botim autori shprehej se "Libri im i fundit "Kah teoria" është një lloj i prekjeve teorike, të cilat do ti zhvilloj e thelloj në punën e mëtejshme, me qëllim e me dëshirë që të krijojmë edhe teorinë tonë..." ( ) Ibrahim Rugova ""Kritika integrale është një monizëm heterogjen", Intervistë në gazetën "Rilindja", Prishtinë, 09.09.1978......





4. Veprimtaria politike



Vazhdimi i pandërprerë i dhunës dhe aparteidit serb kundër shqiptarëve, të qenit në krye të organizatës më prestigjioze të njerëzve të letrave në Kosovë, si dhe revolta shpirtërore që akumulohej te Ai, ishin tri momente vendimtare që e vunë Ibrahim Rugovën në ballin e luftës së shqiptarëve për liri, demokraci e pavarësi.

Garsten Giersch shkruan se "Pas ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989 Rugova i përkiste grupit të 214 intelektualëve, të cilët kishin nënshkruar protestën e tyre kundër heqjes së statusit të autonomisë, gjë që kishte çuar në vendimin për përjashtimin e tij nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë. Në dhjetor të të njëjtit vit një numër shqiptarësh krijuan Lidhjen Demokratike të Kosovës, anëtarët e së cilës e zgjodhën më 23 Dhjetor me 95 përqind të votave si kryetar të tyre". ( ) Carsten Giersch: "NATO und militerishe Diplomatie im Kosovo - Konflikt" - Der Kosovo - Konvlikt - Ursache, Verlauf, Perspektiven, Wieser Verlag, Klagenfurt, 2000, faqe 447.

Më 23 dhjetor 1989 Ibrahim Rugova ishte zgjedhur kështu kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vetë Lidhja Demokratike e Kosovës ishte themeluar si partia e parë opozitare në ish-Jugosllavi. Akti i themelimit dhe njohja juridike e saj si parti politike nga ana e Federatës së atëhershme jugosllave e sillnin në skenë LDK-në si parti politike opozitare, pjesë e një sistemi pluralist dhe me një proram të kundër politik e nacional nga programi i partisë komuniste. Ky Programi i saj ndryshonte jo vetëm nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, as vetëm nga qëndrimi ndaj shoqërisë së mëparshme komuniste. Programi i LDK-së ndryshonte nga të gjitha programet e partive të tjera opozitare në republikat e ish-Jugosllavisë. Ai kishte ngjashmëri vetëm me programet politike të partive politike opozitare në Slloveni, si dhe vetëm me ato të partive moderne perendimore.

Por Lidhja Demokratike e Kosovës vepronte e do të vepronte në kushte të tjera, nga ato të partive poitike sllovene, ndaj ajo vinte në jetë më së pari si një parti politike me program të qartë kombëtar, si luftëtare e lirisë, e cila merrte mbi vete barrën e çlirimit të shqiptarëve nga dhuna e aparteidi serb. Ajo kishte gjithashtu disa karakteristika të veçanta, të cilat e dallonin nga opozitarizmi klasik. Së pari, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte parë nga shqiptarët si akt refuzimi të regjimit serb në Kosovë. Kur Lidhja e Komunistëve përfaqësonte sistemin e aparteidit serb, LDK sillte një format të ri në lëvizjen politike të shqiptarëve. Refuzimi i një sistemi, i një regjimi, i një pushtuesi nuk është punë opozitarësh. Ndaj ky lloj qëndrimi e bënte LDK-në një parti, e cila kishte si program dhe synim të saj çlirimin prej dhunës dhe pushtuesve serbë, e më pas ndërtimin e një shoqërie demoktratike e të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Së dyti, kushtet politiko-shoqërore, në të cilat ishte krijuar Lidhja Demokratike e kishte pozicionuar atë më shumë si një lëvizje politike e kombëtare të të gjithë shqiptarëve. Së treti, karakterin e një partie demokratike antikomuniste ia kishte dhënë Lidhjes Demokratike edhe fakti e të qenit parti e parë pluraliste dhe opozitare në vend. Kjo karakteristikë ishte shfaqur thuajse në të gjitha vendet ish-komuniste, ku atë kohë po formatizohej sistemi pluralist demokratik.

Këto karakteristika i kishin dhënë Lidhjes Demokratike një dimension mbarëshqiptar në Kosovë, madje të admirueshme dhe për pakicat etnike në në këtë vend. Të gjithë ata që ishin anëtarësuar në këtë parti kishin si qëllim parësor çlirimin e vendit nga pshtuesit e dhunuesit serbë. Në këtë shumësi anëtarësh bënin pjesë edhe demokratë, edhe enveristë, edhe njerëz që pajtoheshin me lëvizjen paqësore të udhëheqësit të tyre, Ibrahim Rugova, edhe të tjerë që si modelin dhe shansin e rezistencës e shihnin te përdorimi i armëve dhe i forcës. Brenda pak muajve Lidhja Demokratike do ta shtonte numrin e anëtarëve të saj në 500 mijë e më pas në 700 mijë veta. Me këtë numër ajo ishte renditur si partia më e madhe politike në ish-Jugosllavi. Dukej që besimi i shqiptarëve te Ibrahim Rugova ishte i jashtëzakonshëm. Kjo i jepte Atij si dhe LDK-së përmasat e një lëvizjeje gjithëkombëtare, gjithëpopullore dhe i vështirësonte ose çvleftësonte përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur lëvizjen e shqiptarëve për liri, autonomi e pavarësi si një lëvizje "nacionaliste e seperatiste, irredentiste", si "kundërrevolucion", si "fundamentalizëm islamik" etj slogane, të cilat Beogradi i kishte përdorur me efikasitet në propagandën e tij antishqiptare.

Megjitatë Rugovës i duhej të ruantë një ekuilibër të caktuar, me qëllim që filozofia e tij të kishte sukses. Atij i duhej të ruante shpresën te shqiptarët e robëruar nga dhuna e terrori serb, i duhej njëkohësisht të jepte mesazhet e duhura politike e praktike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Atij i duhej të ruante kohezionin, kompaktësinë midis shqiptarëve, si e vetmja armë me epërsi të padiskutueshme kundër regjimit dhe pushtimit shtypës të Beogradit si dhe maturinë e shumicës ndaj pakicave, sidomos ndaj pakicës serbe. Më e pakta Ai synonte që të zgjaste sa më shumë idenë e Tij për zhvillimin e kësaj filozoofie politike. Ai ishte i bindur se realizimi praktik i folizofisë që kishte përpunuar kërkonte kohë, durim dhe sakrifica të mëdha. Por Ai kishte llogaritur se në krahasim me viktimat që do ti shkaktoheshin Kosovës në rastin e jë konflikti të armatosur, ia vlente shtyrja disi në kohë e zgjidhjes paqësore të problemit dhe statusit të saj.........

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:43 pm

Pjesa II



Rugova ndryshe



Ibrahim Rugova ndryshoi filozofinë ballkanike e panshqiptare të qëndresës, duke përpunuar e përcaktuar qëllime sa më radikale, të cilat synoi ti realizonte me mjete joradikale. Ai besonte se suksesi politik e nacional do të vinte përmes një lidhjeje të qëndrueshme midis vullnetit për të arritur qëllimin final si dhe gatishmërisë e vendosmërisë për tu orientuar drejt në rrethanat që ti krijojnë të tjerët, në rastin konkret shteti i Serbisë.





1. Konteksti rajonal



Ibrahim Rugova kishte ardhur në skenën politike e nacionale të shqiptarëve të Kosovës si një studiues i pasionuar i historisë, kulturës dhe etnogjenezës së tyre. Atë e kishte thirrur në skenë vetë koha, në të cilën kalonte vendi, vetë proceset që kishin ndodhur dhe po ndodhnin në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi. Rugova u thirr dhe u vendos në krye të lëvizjes politike e nacionale në kulmin e konfliktit shqiptaro-serb.

Ai erdhi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve e më pas të Lidhjes Denokratike të Kosovës për të udhëhequr një betejë dhe një luftë të pabarabartë. Ai kishte dhe do të kishte përballë një shtet pushtues të vendit të tij. Serbia ishte rishfaqur pas vitit 1981 si pushtuese e dhunuese e egër në Kosovë. Në marsin e vitit 1989 ajo i kishte vendosur shqiptarët nën një sistem aparteidi e kolonizimi të pashembullt. Statistikat flasin për mijëra të vrarë e të burgosur, për 115 mijë punëtorë të lënë pa punë, për mbyllje të shkollave, të universitetit, spitaleve, etj. Rugova ishte thirrur në skenë për ta sfiduar këtë aparteizëm si dhe vetë sundimin serb në Kosovë.

Aso kohe në ish-Jugosllavi ishin shfaqur udhëheqësit tipikë nacionalistë, të cilët në më të shumtën e rasteve ose kishin tiparet tradicionale të ish-udhëheqësve radikalë, ose ishin shndërruar në kukulla të ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç. Nëse analizojmë prurjet e reja në elitën politike në ish-republikat jugosllave, atëherë do të kishim dhe një përceptim më të qartë të liderit politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në Beograd prej vitit 1987 kishte ardhur në krye të republikës së Serbisë një prej figurave më radikale e më nacionaliste të kohës, Sllobodan Milosheviç. Që në fillim të uzurpimit të pushtetit në Serbi, ai kishte bërë me dije se do të ndiqte politikën e Hitlerit për të konstruktuar Serbinë e madhe. Parulla e tij ishte "O një Serbi e madhe, ose hiç". Dihet tashmë sa tragjedi ka shkaktuar kjo lloj politike e çmendurisë serbe të kohës së Milosheviçit. Bilanci tragjik në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë e në Kroaci janë dëshmitë e një politike të dhunës e të terrorit, të cilën shefi i shtetit serb e kishte projektuar me qetësinë e një krimineli profesionist. Rugova kishte formuluar të kundërtën e filozofisë hitleriane të Milosheviçit për qëndresë e rezistencë paqësore kundër kësaj çmendurie.

Ndërsa në Kroaci aso kohe kishte ardhur në pushtet Franjo Tuxhman, një nacionalist jo më pak i rrezikshëm se Milosheviç, nëse do të kishte fuqinë e këtij të fundit. Politikanët dhe diplomatët e botës demokratike, të cilët e kanë njohur atë nga afër e përshkruajnë si një udhëheqës të paskrupullt, hakmarrës e të etur për dhunë. Spastrimi etnik i Krajinës prej popullsisë serbe si dhe nxitja e përkrahja e konfliktit në Bosnje-Hercegovinë, me qëllim ndarjen e saj, ishin aksione nacionaliste të Tuxhman, të cilat synonin jo vetëm kundërshtimin e pushtimit dhe sulemeve serbe mbi këtë vend, por edhe krijimin e "Koracisë së Madhe". Ibrahim Rugova, në të kundërtën, kishte formuluar dhe përqasur një politikë e një filozofi politike të ndryshme nga ajo e ish-udhëheqësit dhe presidentit kroat. Për këtë arësye Ai kishte kundërshtuar prerë dhe pa mëdyshje në fillimin e viteve 1990 një përpjekje të Tuxhman për ti futur shqiptarët e Kosovës në konflikt të armatosur me Serbinë.

Ndërsa në Maqedoni e Bosnje-Hercegovinë procesin e pavarësimit e kishin udhëhequr dy figura të tjera të asaj kohe, përkatësisht, Kiro Gligorov dhe Alija Izetbegoviç. Kiro Gligorov e kishte udhëhequr Maqedoninë drejt pavarësisë në kushte më komode sesa Alija Izetbegoviç kishte udhëhequr Bosnje-Hercegovnën në këtë proces. Maqedonia, për shkak të pozicionit gjeopolitik në Euopën Juglindore ishte marrë në mbrojtje të hapur e të sigurt nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ndarje e Maqedonisë me luftë prej Serbisë do të sillte një konflikt të gjerë ballkanik të përmasave të paparashikueshme. Me gjasë në këtë konflikt do të përfshiheshin dhe dy anëtare të NATO-s, Turqia e Greqia, secila për interesa e qëllime të kundërta me njëra-tjetrën. Stacionimi i ushtaravë amerikanë në Maqedoni ishte sinjal i qartë për Milosheviçin, se ai nuk do të lejohej të ndalonte përpjekjet e Maqedonisë për pavarësinë e vendit.......



.......Krahasuar me të gjithë udhëheqësit e ish-Republikave të Jugosllavisë, Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti një personalitet politik e intelektual i veçantë, sepse Ai mundi të imponohej thjesht me idetë e Tij. Për këto arësye anketimet në ish-Jugosllavi më 1990 e rendisnin atë në vendin e katërt. Ky sukses politik jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Jugosllavinë, i fituar në disa muaj e bënte atë të ishte shihej si personi me të cilin nuk mund të injorohej. Kështu Rugova ishte imponuar si partner i miqve dhe armiqve të Kosovës, pa pasur ushtri, polici e struktura shtetërore, të cilat gjithkujt i jepnin fuqi e pushtet. Imponimi dhe dalja në skenën politike madje në krye të liderëve të preferuar në një vend shumëkombësh, kjo e realizuar duke qenë në opozitë, pra, si alternativë e një pushteti dhunues e pushtues dhe thjesht me forcën e idesë e të filozofisë politike të mosdhunës, të dialogut, të lirisë e demokracisë, ishte ndoshta një rast unikal në historinëe marrëdhënieve politike ndërkombëtare europiane, të cilin e realizonte pikërisht një personalitet i letrave shqipe, Ibrahim Rugova.

Besueshmëria e Rugovës te shqiptarët dhe rritja e autoritetit të Tij të padiskutueshëm te ata kishte sjellë si rrjedhojë dobësimin e pozitës së Serbisë për tu mbështetur në të ashtuquajturit "shqiptarë të ndershëm", pra për të gjetur "partnerë" e bashkëpunëtorë në Kosovë në shërbim të politikave kolonizuese antishqiptare. Vetë Rugova, që në fillimet e karrierës së Tij politike e kishte demaskuar këtë politikë përçarjeje, duke evidentuar thelbin e tij. Në verën e vitit 1989 Ai i karakterizonte kështu vetitë qenësore të "shqiptarit të ndershëm": "Shqiptari i ndershëm, thoshte Rugova, është analfabet, i pakualifikuar, punëtor apo fshatar, pastrues, e para së gjithash, servil dhe i dëgjueshëm. Nëse rastësisht di të shkruajë dhe të lexojë, "ndershmëria" e tij mbetet me atë aq sa ai e shan poullin e vet". ( ) Ibrahim Rugova: Intervstë për revistën sllovene, "Mlladina", Lubljanë, 07.07.1989. .....





2. Përgjegjësia për ta mposhtur revanshin serb



Si intelektual Ibrahim Rugova i kishte përjetuar me dhimbje të gjitha krimet serbe kundër bashkëkombasve të tij, krime që nuk ia kishin kursyer as njerëzit më të dashur. Si njeri i dijes dhe i kulturës, Ai kishte përjetuar me trishtim revanshin propagandistik antishqiptar të akademikëve, klerikëve dhe intelektualëve serbë. Në janar 1986, vit në të cilin Rugova do të merrte përsipër barrën e kreut të Lidhjes së Shkrimtarëve, 217 intelektualë serbë, të drejtuar nga romancieri dhe më pas president i Jugosllavisë së mbetur, Dobrica Qosiç, kishin nënshkruar një peticion, në të cilin serbët e Kosovës deklaroheshin si viktima të "genocidit shqiptar". Ky memorandum i Akademisë së Shkencave të Beogradit e kishte bindur liderin karizmatik, Rugova, se Serbia po përgatiste një luftë të re shfarosëse kundër shqiptarëve. Këto publikime serbe, shkruan Prof. Sundhaussen, kishin dy qëllime: "Ti shndërronin dhunuesit serbë në viktima" dhe të përhapnin idenë se "Toka dhe qielli formojnë së bashku atdheun e serbëve" ( )Holm Sundhaussen: "Der Kosovo Krieg", 2000, faqe faqe 82. (Himmel und Erde bilden diese serbische Heimat).

Vetëm pak kohë para se Rugova të shfaqej në skenën e veprimtarisë politie e kombëtare të shqiptarëve, në Serbi kishte ardhur në krye të Lidhjes së Komunistëve e të shtetit serb krimineli Sllobodan Millosheviç. Një vit më parë se Rugova të zgjidhej në krye të lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve Millosheviçi ishte betuar (19 nëntor 1988), me formulën gebelsiane e hitleriane, sipas së cilës : "Serbia ose do të jetë e madhe, ose nuk do të ekzistojë fare". ( ) Po aty, faqe 83.(Serbien wird groß sein oder es wird gar nicht sein"). Ishte koha kur qindramijë shqiptarë protestonin me fuqi të jashtëzakonshme kundër kësaj doktrine gjakderdhëse të Beogradit.....



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:43 pm

3. Mbijetesa në kushtet e planeve asgjësuese



Këto rrethana ishin ato çfarë edhe dihen. Por më mirë sesa i njohim ne shqiptarët i kanë formuluar vetë serbët. Një nga figurat ultranacionaliste serbe, ish-zevendëskryeministri i Serbisë, Vojisllav Sheshel, kishte rekomanduar në stilin e Cvijiçit, Gjorgjeviçit, Pashiçit, Çubrilloviçit dhe Andriqit se si do të duhej ndërtuar agresioni i gjithanshëm kundërshqiptar. Projektin e tij e risjell në vëmendje Profesori i Universitetit të Berlinit, Holm Sundhaussen, përmes citimit të një reviste të vitti 1995 të Beogradit. Sipas Sheshel, e rëndësishme për Serbinë do të ishte diskreditimi i personaliteteve shqiptare të politikës, kulturës e shkencës në sytë e botës së perendimit. Udhëheqësit e shqiptarëve, shkruante Shejshel, duhet të diskretitohen përmes publikimeve brenda dhe jashtë vendit, një fushë kjo, ku shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Jetën e personaliteteve politike duhet ta dominojnë skandalet, të cilat duhen inskenuar me forma të shumta si aksidente automobilistike, vrasjet për xhelozi ose infektimi me sëmundjen e SIDA-s gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Në rastin e infektimit me SIDA, rekomandonte Sheshel, duhej që këta udhëheqës politikë të nalohen në kufi, të vihen në karantinë për ekzanimime dhe më pas të diskreditohen në opninion. Më pas radikali serb udhëzonte që këto ngjarje të përhapeshin si lajme përmes një propagande të gjerë në mediat, me qëllim që të krijohej opinioni i duhur për izolimin e politikanëvë shqiptarë. Këto masa ai i shihte si të rëndësishme për tu shfrytëzuar, me qëllim që personalitetet e rëndësishme shqiptare të diskretitoheshin në perendim. ( ) Holm Sundhaussen: "Der Kosovo Krieg", 2000, faqe faqe 85. (Himmel und Erde bilden diese serbische Heimat).......



4. Veçoritë e zhvillimeve dramatike në Kosovë e ish-Jugosllavi.



Rrethanat politiko-shoqërore në të cilat Rugova ushtroi veprimtarinë e tij politike e nacionale kanë qenë vërtet specifike e të një lloji të veçantë në zhvillimet shoqërore të rajonit e më gjerë. Në pikëpamje ndërkombëtare kishim të bënim me priudhën e shkatërrimit të botës komuniste, proces që kishte filluar në Poloni e në Kosovë me ndikim në përshpejtimin e shpërbërjes së perandorisë sovjetike e serbe. Atëherë kur Ibrahim Rugova do të vinte në krye të alternativës shqiptare të lirisë, demokracisë e pavarësisë së Kosovës ishte shkatërruar Muri i Berlinit. Vendet e Europës Lindore po shkëputeshin një e nga një nga ndikimi dhe sfera e ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë Gjermania e ndarë, simbol i Luftës së Ftohtë dhe e ndarjes së botës në dy blloqe armiqësore, ishte bashkuar.

Traktati i Varshavës, ky organizëm politiko-ushtarak që kishte bashkuar në një veprim të përbashkët thuajse të gjitha vendet e Lindjes së Europës, përfundimisht kishte pushuar së ekzistuari dhe bota demokratike kishte shpallur fitoren e Luftës së Ftohtë, domethënë, fitoren e demokracisë e të lirisë në vendet ish-komuniste. Nuk kishte pasur manifestime gjigande për ta festuar fitoren e lirisë, sepse ishte bërë kujdes që të mos prekej "sedra" e Rusisë. Një raksion kimik ky i adaptuar nga Europa edhe ndaj Serbisë, pasi ajo kishte shkaktuar qindra mijë viktima të pafajshme në ish-vendet e Jugosllavisë, kryesisht në Bosnje e në Kosovë.

Në kohën kur Rugova u thirr në skenën politike dhe intelektuale të shqiptarëve në Kosovë, në thhelb kishte rënë perandoria e së keqes së shqiptarëve, ish-Bashkimi Sovjetik. Shpërbërja e kësaj perandorie ishte ndoshta fitorja më e madhe e kësaj lufte dhe premisa thelbësore që krijonte shtratin e zgjidhjes së drejtë të çeshtjes shqiptare në Ballkan në përgjithësi dhe çeshtjen e Kosovës në veçanti.

Ndërkaq ish-Federata Jugosllave kalonte sa në një krizë te tjetra. E ardhmja e saj nuk ishte definuar. Forcat radikale dhe jodemokratike në Serbi kishin mundur ta uzurponin pushtetin, duke eleminuar dhe ato pak emra ish-komunistësh serbë, të cilët kishin besuar te Jugosllavia e Titos. Në ish-Jugosllavi dukej qartë se shkohej kundër rrymës. Nëse në Kremlin kishin kuptuar se rruga e vetme ishte shpërbërja pa luftë e perandorisë sovjetike, në Beograd ishte instaluar një elitë politike dhe intelektuale radikale nacional-socialiste, e kryesuar nga Sllobodan Millosheviç, e cila vepronte me ngulm e me të gjitha mjetet për një Jugosllavi unitare, nën sundimin hegjemonist të Serbisë.

Për këtë shkak Serbia kishte refuzuar çdo lëvizje demokratike në vend dhe do të reagonte më mjete dhune policore e ushtarake kundër çdo iniciative për vetëvendosje të kombeve dhe të ashtuquajturve kombësi të ish-Jugosllavisë. Situata në Kosovë, dhuna e egër kundër shqiptarëve, kishte zbuluar natyrën e vërtetë të regjimit serb të Beogradit dhe kishte dhënë sinjale se Jugosllavia kishte një të ardhme të errët. Këto sinjale ishin provuar në rrjedhat e ngjarjeve të vitit 1987-1990. Udhëheqja serbe e Beogradit, krahas dhunës së pashembullt kundër shqiptarëve, për ta shitur si model të qëndrimit të saj para syve të popujve të tjerë në ish-Jugosllavi, kishte aplikuar një sërë metodash antidemokratike për bllokimin e udhëheqjes federative. Më pas ajo kishte inicuar njëanshëm ndryshime kushtetuese, të cilat i jepnin Serbisë pushtet hegjemonist jo vetëm mbi krahinat e pakicat brenda Serbisë, por edhe në raport me republikat e tjera. Ushtria, e cila kishte status të barabartë me Republikat e krahinat në Federatë ishte shndërruar në fakt në një instrument kryesor presioni e agresioni antidemokratik, jo thjesht për faktin se në drejtimin e saj oficerët serbë ishin në shumicë absolute, por edhe për shkak të frymës komanduese në armatë. Milosheviç kishte mundur që ta shtinte në dorë e ta manipulonte shtabin e përgjithshëm të ushtrisë, duke e përdorur si mjet frikësimi jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër kombeve të tjera, të cilat përbënin shtetin shumëkombësh jugosllav. Me ndihmën e saj Milosheviçi kishte hequr autonominë e Kosovës, pa marrë parasysh faktin se kjo nuk mund të bëhej nëse nuk vendoste kuvendi federativ jugosllav. Ndërsa ky kuvend, për shkak të numrave, të cilët nuk mund ti siguronte Serbia në favor të saj, nuk kishte vendosur asnjëherë për ndryshimet kushtetuese në Kosovë. Këtë akt të paprecedent Rugova do ta quante puç kushtetues si dhe një akt të ri pushtimi të Kosovës nga ana e Serbisë.

Kosova kishte qenë në të vërtetë shkëndija e parë, e cila i kishte dëshmuar botës se ish-Jugosllavia ishte një gërmadhë dhe aspak një gjetje e duhur për bashkimin e disa popujve konglomeratë e të ndryshëm në gjuhë, në religion, në tradita e zakone.....



5. Efektet e mençurisë politike të Ibrahim Rugovës.



Efektet e mençurisë politike, strategjike e taktike që përdori lideri shqiptar i Kosovës kanë qenë me ndikim të jashtëzakonshëm, ndaj dhe sollën kthesën më të madhe historike në jetën politike shqiptare, të panjohur më parë. Kjo arritje e jashtëzakonshme i dedikohet pikërisht asaj strategjie e taktike të një lufte e përpjekje origjinale që kishte zgjedhur Rugova, ndryshe dhe i shkëputur nga mentaliteti ballkanik i zgjidhje së konflikteve.

Ibrahim Rugova i dha një dimension të ri lëvizjen shqiptare në Kosovë për liri e pavarësi. Ai e nxori këtë lëvizje nga kufijtë e anarkisë në hullinë e disiplinës politike të admiruar edhe për vetë popujt e civilizuar në botë. Shqiptarët kurrë ndonjëherë në histori nuk ishin bashkuar në qëllimet e tyre si në kohën kur Ibrahim Rugova ishte vënë në krye të lëvizjes së tyre. Forca politike që ai kishte themeluar, Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte bërë faktor i një udhëheqjeje politike e shpirtërore të pakontestuar. Me mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, ajo ishte bërë për pak muaj forca më e madhe politike në ish-Jugosllavi, çka i jepte statusin e një partie të paprekshme e të pacënueshme nga çdo lloj dhune që mund të përdorte regjimi diktatorial e shtypës i Beogradit.

Me këtë veprim Ibrahim Rugova zhvleftësoi gjithashtu propagandën antishqiptare të Serbisë, duke i dëshmuar botës të kundërtën e trillimeve të Beogradit. Tashmë shqiptarët i kishin dhënë botës shembullin e një populli të disiplinuar e të civilizuar. Vetë Rugova, në një intervistë për revistën e njohur gjermane "Der Spiegel" i jepte përgjigjen e duhur këtij trendi. Në pyetjen e gazetarit nëse shqiptarët përgatiten për një luftë civile, Rugova përgjigjej: "Njerëzit nuk shikojnë më rrugëdalje tjetër. Gjatë protestave gjithmonë kështu ndodh: në qoftë se mbeten pa asnjë jehonë, atëherë duhet thirrur me zë më të lartë...". Dhe më tej Ai shprehej se: "Përshtypja ime është se në Jugosllavi ka forca, të cilat dëshirojnë pikërisht aksione terroriste në Kosovë. Në qoftë se te ne ka të shtëna, atëhere kjo shërben si justifikim për të rritur represionet. Dhe në qoftë se rezistenca e shqiptarëve kundër hegjemonisë serbe në vendet e huaja mund të denoncohet si terrorizëm, atëherë mund të mendohet që simpatia ndërkombëtare për çeshtjen tonë do të humbasë shpejt. Ju mund të mendoni se kush bën spekullime të tilla". ( ) Ibrahim Rugova, "Serbët vijnë përsëri si hakmarrës", revista "Der Spiegel", Hamburg nr 26, Qershor 1989. (Die Menschen sehen keinen anderen Ausweg mehr. Bei der Protesten ist immer so: Wenn sie ohne jedes Echo bleien, muss man lauter schreien.... Mein Eindruck ist, dass es Kräfte in Jugoslavien gibt, die sich terroristische Aktionen im Kosovo geradezu herbeiwünschen. Wenn bei uns Schüssefallen, dann dient das als Rechfertigung dafür, die Repression zu verschaffen. Und wenn sich der Widerstand der Albaner gegen die serbische Hegemonie im Ausland als Terrorizmus denunzieren lässt, dann kann mann damit rechnen, dass die internationale Simpathie für unsere Sache schnell vergeht. Sie können sich ja denken, wer so spekuliert"). Ibrahim Rugova, "Serbët vijnë përsëri si hakmarrës", revista "Der Spiegel", Hamburg nr 26, Qershor 1989......





Pjesa III



Gandhi i Prishtinës dhe i Ballkanit



Me këtë emërtim e ka mbyllur jetën e tij prej politikani dhe udhëheqësi moderator të shqiptarëve, Ibrahim Rugova. Të gjitha mediat nacionale dhe ndërkombëtare para dhe pas vdekjes së Ibrahim Rugovës kanë vënë theksin në faktin se filozofia politike gandhiste e qëndresës dhe e rezistencës, të cilën e përpunoi Ai, ishte një gjetje e mrekullueshme. Madhështinë e kësaj gjetjeje e shtonte fakti se në rajonin e Europës Juglindore, ku bën pjesë Kosova, nuk kishte ndodhur ndonjëherë një risi e tillë. Asnjë vend ose udhëheqës politik ballkanik nuk ishte përkushtuar më parë në një opcion të tillë për të konkretizuar përpjekjet shumëshekullore për liri, pavarësi e demokraci.



Menjëherë pas fillimit të veprimtarisë politike në Kosovë, Ibrahim Rugova kishte specifikuar si qëllim të tij kryesor organizimin e lëvizjes çlirimtare me synim të vetëm lirinë e Kosvës prej pushtimit e kolonizimit serb. Por lëvizja çlirimtare e shqiptarëve do të kishte një program të ri, një vizion të ri, një refleksion të ri, një pamje të re, krejt ndryshe nga ajo çfarë kishte ndodhur në lëvizjen mbi njëshekullore të shqiptarëve për çlirim nacional e liri shoqërore. Madje vizioni i Ibrahim Rugovës nuk ishte shfaqur ndonjëherë në historinë e të gjitha vendeve ballkanike. Ai ishte një lloj lëvizjeje që synonte detyrimin moral, bazuar në vlera. Ajo ishte një lëvizje për çlirim bazuar në virtytet, në moralin e shoqërisë njerëzore. Për pasojë efektet e saj ishin befasuese, të pallogaritshme.

Thelbi i lëvizjes së Rugovës për çlirim ishte mospërdorimi i dhunës. Nga pikëpamja revolucionare dhe veçmas ajo e marksistëve, dukej dhe duket paradoksale që çlirimi prej pushtimit dhe kolonizimit të realizohet përmes një rezistence paqësore e jo të dhunëshme. Por pikërisht këtu qëndron dhe madhështia e vizionit Rugova. Ai, së paku në Ballkanin e trazuar dhe të njohur si "fuqi baruti", sollii koncepte e ide, të cilat ishin mbartur me konotacione negative për shumë shekuj. Madje ky lloj konotacioni negativ më shumë sesa nacionalistëve dhe shovinistëve pushtues serbë, ishte adresuar te shqiptarët, për shkak të propagandës së shfrenuar që Beogradi dhe institucionet e tij politike, akademike e shoqërore kishin zhvilluar në botën e qytetëruar.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:44 pm

1. Specifika e gandhizmit rugovian



Në fillimet e vprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës bota e qytetëruar kishte zbuluar te Ai "Havelin shqiptar". Shumë gazetarë të huaj, të cilët kishin kontaktuar me udhëheqësin e admiruar politik e kishin krahasuar atë me Havelin. Por Rugova vetë mendonte se emërtimi dhe krahasimi me Havelin nuk ishte gjetje e duhur, thjesht për shkak të faktit që Kosova dhe Çekosllovakia kishin një gjendje krejt të ndryshme, si dhe për faktin se lideri çek e kishte vuajtur disidencën e tij në burgjet e komunizmit. Gazetari i Radios "Zëri i Amerikës", pasi konstatonte se në Perendim shtypi e cilësonte Rugovën si Haveli i Kosovës, e pyeste se si e shihte Ai rolin e Tij në politikën kosovare?. Rugova përgjigjej: "Shpësh herë bëhen konsultime dhe pyetje, po për fat të keq këtu është vështirë që njeriu të ketë rolin e një Haveli apo diçka tjetër, sepse, siç e dini, në Kosovë ne kemi dhe problemin e ekzistencës nacionale, por edhe problemin e demokracisë. Ndërsa Çekosllavakia kishte vetëm problemin e demokracisë, prandaj aty i zgjidhin më lehtë punët". ( ) Ibrahim Rugova: Intervistë për Radion "Zëri i Amerikës", 24.06.1990. Ndërsa në një intervistë për revistën kroate "Hrvattski rubikon", Ai thoshte se "Përsa u përket atyre paraleleve me Havelin, mua natyrisht se më vjen mirë një krahasim i tillë, edhe pse për dallim nga Haveli unë nuk kam qenë në burg. Sidoqoftë, intimisht mendoj se ne jemi në një pozitë shumë më të vështirë sesa intelektualët e tipit të Vaclav Havelit. Këtë e them për pozitën e tij kur ka qenë i përndjekur". ( ) Ibrahim Rugova, "Kosova do të jetë republikë", intervistë në revistën "Hrvatski rubikon", Zagreb, qershor 1990.....

....Gandhi indian jo pak raste kishte bërë thirrje për rezistencë aktive të bashkëkombasve të tij, çka i kishte kushtuar dënime me burg së paku në dy raste. Gandhi ballkanas nuk e kishte arësyetuar asnjëherë dhunën dhe veprimin e armatosur, sepse kjo nuk do ti kushtonte vetëm atij jetën, por do ti kushtonte të gjithë bashkëkombasve të tij asgjësimin fizik të tyre. Edhe Gandhi prishtinas edhe Gandhi i Indisë kishin zgjedhur këtë mënyrë veprimi e rezistence kryesisht për shkak të dobësisë ushtarake para pushtuesve. Asnjëri prej këtyre nuk i përkiste filozofisë marksiste-staliniste, sipas së cilës "armët tia rrëmbejmë armikut", sepse ekzistonte rreziku i pashmangshëm, që para se tia marrësh armët armikut, ky armik i pabesë ta bënte të paqenë një komb të tërë, në rastin e Kosovës.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për dy raste të tjera e të ngjashme me lëvizjen nacionale të Ibrahim Rugovës. Në Afrikën e Jugut është e njohur lëvizja e Nelson Mandelës dhe mbështetësve të tij për të hequr qafet regjimin e aparteidit dhe për të rikthyer shtetin demokratik, i cili të respektonte të drejtat e zezakëve. Zezakët në këtë vend kanë qenë dhe janë popullsia shumicë e tij, ndërsa të bardhët me prejardhje nga Hollanda, Gjermania, Anglia, Franca, etj., të cilët ishin vendosur aty si emigrantë të hershëm. Popullsia me ngjyrë përbën 79.5 përqind të popullsisë së vendit prej 12 milionësh......



2. "Ne jemi këtu..."



Thelbin e kësaj filozofie do ta zbulonte diplomati i shquar austriak, Albert Rohan, kur pati zbuluar pas vdekjes së Rugovës një dialog midis tij dhe liderit shqiptar: "Çfarë keni fituar ju zoti Rugova me këtë lloj politike të rezistencës paqësore"? - e kishte pyetur Rohan më 1994-tën, disi i zhgënjyer prej tij. Por përgjigja e kishte kthjelluar diplomatin e shqur: "Ne jemi këtu" - ishte përgjigjur Presidenti historik i Kosovës. E përkthyer në shqipen e zakonshme, kjo do të thoshte se "Nëse shqiptarët do ti ishin përmbajtur dhunës dhe kryengritjes së armatosur, Serbia me potencialin e saj ushtarak do ta kishte zhbërë kombin shqiptar në Kosovë".

Eshtë bërë dhe vazhdon të bëhet një diskutim i gjerë rreth kësaj mendësie e mundësie. Kundërshtarët e Rugovës janë përpjekur të "provojnë" se politika e Tij e rezistencës paqësore ka qenë "një gabim", madje një "faj" i liderit shqiptar. Sipas tyre nuk mund të justifikohej doktrina e Presidentit historik me "frikën" se "Serbia do ta zhbënte kombin shqiptar në Kosovë, nëse shqiptarët do të kishin reaguar me dhunë". Por shumica e analistëve dhe studiuesve të çeshtrjes shqiptare si dhe të zhvillimeve në Kosovë, ai ata brenda dhe ata jashtë vendit, kanë argumentuar se ajo politikë ishte e vetmja mundësi e mbijetesës dhe e fitores së shqiptarëve në Kosovë.....



3. Filozofia e refuzimit



Nëse refuzimi ishte tipari kryesor i qëndresës antikolonialiste angleze të Gandhit të Indisë, e njëjta filozofi shërbente si mjet i susesshëm për lëvizjen antikolonialiste serbe të shqiptarëve në Kosovë. Lideri i tyre, Rugova, kishte vënë re

se kjo metodë e bojkotit dhe e refuzimit të institucioneve dhe të sovranitetit të Serbisë në Kosovë do të jepte efektet e veta për disa arësye: Mbi të gjitha Rugova ve vetë në dukje se bota në atë kohë ishte bërë më demokratike, se liria ishte një koncept i pranuar gjerësisht, se vetëvendosja kishte marrë formë më të plotë si nocion. Edhe pse shteti i Serbisë ishte shumëfish më i egër kundër shqiptarëve sesa mbretëria e Britanisë së Madhe si kolonizatore e Indisë, përsëri besohej se në kushtet e rrethanat ndërkombëtare të fundit të shekullit të XX, suksesi i lëvizjes përmes refuzimit e bojkotit të shqiptarëve do të sillte të paktën një reagim të fuqishëm të botës demokratike. Faktet e dëshmuan këtë arësyetim.

Përmes refuzimit të sovranitetit serb në Kosovë Ibrahim Rugova përkufizoi një strategji radikale të rezistëncës së shqiptarëve. Dhe të përcaktohej që në fillimin e lëvizjes për këtë strategji e ti rezistoje deri në fund kësaj ideje solide mbetet një shembull unik në lëvizjet çlirimtare të popujve, ndërkohëqë do të duhej të kishe ato cilësi të formuara të liderit shqiptar. Në historinë e lëvizjeve nacionale e shoqërore në botë kanë ndodhur shumë luftëra, shumë beteja, midis palëve të armiqësuara për jetë a vdekje midis tyre. Ndërkaq këto palë në më të shumtën e rasteve kanë përfunduar në marrëveshje, në kompromise shumë herë më të pafvorshme sesa kompromiset që ka pranuar Ibrahim Rugova. Ndërsa sot shohim në jetën politike shqiptare se udhëheqës e liderë që kanë luftuar e drejtuar luftrat çlirimtare të kombit, kanë mbërritur në kompromise, të cilat Ibrahim Rugova në asnjë rrethanë nuk do ti pranonte.

Rugova aq sa ishte shembulli i kompromisit për të ndjekur rrugën paqësore të rezistencës, aq ishte shembull i jokompromisit në principet e Tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky tipar i Tij nuk kishte të bënte me formën e kontributit të dhënë për përparimin e kombit. Kompromisi në taktikë dhe jokompromisi në strategji i Rugovës buronte përgjithësisht nga karakteri i Tij moral i formuar në etapa të rëndësishme të vetë formimit të lëvizjes shqiptare për lirinë Kosovë.

Refuzimi i institucioneve dhe ndërkohë i sovranitetit serb në Kosovë nga ana e Tij ishte një vërtet një refuzim paqësor në formë, por radikal në përmbajtje, i qartë në detaje, i pakompromis në linjën e refuzimit ë Serbisë. Me pacifizmin e tij refuzues Ai ishte i vendosur ta sillte vendin e tij në ditët e lirisë e të pavarësisë. Por që të arrihej kjo Ai kishte kuptuar se "kompromsi" i tij qëndronte thjesht te metoda e luftës e jo edhe te qëllimet e kësaj lufte. Ndryshe nuk do të mund të arrihej që në mbi 10 vite rezistencë pacifiste të ruante të njëjtën linjë të refuzimit stoik e të pandërprerë të Serbisë në Kosovë. Carsten Giersch shkruan se "Udhëheqësi politik i shqiptarëve dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, deri në vitin 1997 synonte në çdo rast dhe dhe me çdo mënyrë pavarësinë. Kështu ai ishte përpjekur që me strategjinë e rezistencës pa dhunë dhe me ndërtimin e funksionimin e strukturave paralele shtetërore në Kosovë ta trondiste regjimin e dhunshëm të Beogradit. Kjo politikë ishte përshëndetur nga Perendimi...". ( ) Carsten Giersch: "NATO und militerische Diplomatie im Kosovo- Në librin "Der Kosovo Konflikt...., faqe 548.....



......Kjo filozofi e paqes dhe njëkohësisht e qëndresës e kishte vetëdijësuar Rugovën në atë masë sa të kundërshtonte me vendosmëri këshillat e Tiranës zyrtare për tiu përgjigjur pozitivisht reagimit të opozitës serbe kundër Milosheviçit në vjeshtën e vitit 1996. Për ta karakterizuar opozitën serbe në raport me Kosovën, gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Rundschau", shkruante në pranverën e vitit 1999 se "Opozita e bashkuar kundër regjimit të Miloshevçit ishte me fjalë të tjera më energjike. Në maj të vitit 1995 ishin bashkuar Vojisllav Shejshel, Vuk Drashkoviç, Zoran Xinxhiç dhe Vojisllav Koshtunica në emër të partive (që përfaqësonin) në një program, i cili përmblidhej kësisoj: - mënjanimi i çdolloj autonomie të veçantë për Kosovën; ndryshimin e strukturës së popullsisë nëpërmjet ndërtimit e zgjerimit të vendbanimeve serbe; lënien e shtetësisë nga sa më shumë shqiptarë dhe kontroll për kufizimin e lindjeve në grup popullsie shqiptare; forcimin politik të popullsisë serbe (në Kosovë) nëpërmjet masave administrative dhe në të njëjtën kohë heqjen e statusit të shtetësisë për pakicat etnike". ( ) Karl Grobe (Frankfurt a.M), Die "schwarze Hand" schrieb, Frankfurter Rundschau, 23 Prill 1999. "Die vereinigte Opposition gegen Milosevics Parteiregime war sozusagen energischer. Im Mai 1995 einigten sich Vojislav Seselj, Vuk Draskovic, Zoran Djindjic und Vojislav Kostunica namens ihrer Parteien auf ein Programm, das zusammengefast lautet: Beseitigung jeder autonomen Sonderstellung Kosovos; Änderung der Bevölkerungsstruktur durch Ansiedlung von Serben; Ausbürgerung möglichst vieler Albaner und Geburtskontrolle der albanischen Voklsgruppe; politische Stärkung der serbischen Bevölkerung durch administrativen Maßnahmen und gegebenfalls Aberkennung des Status einer nationalen Minderheit".....



4. Ta lexosh mendimin filozofik të Ibrahim Rugovës



Principi rugovian, se ato ngjarje ishin çeshtje e brendshme e Serbisë, bënte njëkohësisht me dije se "Kosova ndjehej de facto jashtë Serbisë". Koha kishte dëshmuar largpamësinë e Rugovës. Kur Ai nuk kishte pranuar ti bashkohej institucioneve të shtetit serb e as protestave të opozitës serbe, pak kush mendonte se opozita antiMilosheviç dhe vetë diktatori serb ishin e njëjta gjë dhe kishin të njëjtin qëndrim antishqiptar në ndjenja e në principe. Ndërkohë Rugova kishte thënë prej kohësh se në raport me Kosovën si pozita (shteti i dhunshëm serb), ashtu dhe opozita, pra, si Milosheviçi, ashtu dhe Drashkoviçi, Shejshel apo të tjerë nuk kishin asnjë ndryshim esencial e joesencial. Që në qershor të vitit 1990 Rugova përcaktonte qartë në përgjigje të një gazetari kroat, kur bënte pyetjen retorike: "Ju lutem shumë çfarë dallimi ka ndërmjet Milosheviçit, Qosiçit e Drashkoviçit kur është në pyetje Kosova dhe shqiptarët? Kurrfarë. Të dyja janë kombëtarisht ekstreme dhe si të tilla plotësojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën. Sipas kësaj, me gjasë mund të konkludohet se në zgjedhjet eventuale në Serbi do të fitojë ai që do të jetë më ekstrem dhe më jotolerant. Eshtë e mundur që përsëri në shpinë të Kosovës të fitohet apo të humbet pushteti në Serbi..." ( ) Ibrahim Rugova: Intervistë në revistën e Zagrebit "Hrvatski rubikon", qershor 1990.

Ky përceptim i Rugovës në vitet e fillimit të veprimtarisë së tij politike kishte shumë rëndësi për faktin se shërbente si bazë njohjeje për të ndërtuar strategjinë e qëndrimeve të rezistencës shqiptare. Por ky është vetëm një rast i shqyrtimit të aftësisë përceptuese të liderit shqiptar të Kosovës. Të gjitha definicionet e tij, të gjitha "nenet" e pashkruara si në një konventë ose memorandum, që ai ka formuluar, kanë për bazë parimin filozofik të njohjes në themel jo vetëm të teorisë, por edhe të praktikës së zhvillimeve, të mentaliteteve që përplasen, të karaktereve që i kundërvihen njëri-tjetrit. Ibrahim Rugova ishte një njohës i shkëlqyer i historisë kombëtare të shqiptarëve si dhe i historisë ballkanike e më gjerë. Ishte një periudhë mjerimi, kur disa njerëz të ideoligjizuar dhe pa kurrëfarë gjykimi për të ardhmen kishin kundërshtuar gjithçka kishte propozuar presidenti historik i Kosovës sa i përket simboleve të shtetit të ri. Ishte një shenjë e injorancës në kulturë, në dije e në gjithçka djegja e flamurit, të cilin Rugova e kishte propozuar dhe duartrokitja e një flamuri pa identitet, të cilin e ka skicuar komuniteti ndërkombëtar.

Ndonëse Ai kishte studiuar letërsi dhe ishte shquar në fushën e kritikës letrare, kjo e kishte ndihëmuar që të gërmonte me pasion në gjurmët e histrorisë dhe të realizonte lidhjet e kuptimeve që ekzistonin në zingjirin e ngjarjeve historike të zhvilluara. Vetëm një kritik letrar i afirmuar dhe një teoricen i shquar në këtë fushë, duke pasur pasion studimin e historisë e të kulturës së popullit të tij si dhe të popujve që e rrethojnë atë, mund të arrinte në përfundime aq të sakta e të qëndrueshme dhe mund të ishte i prerë dhe i vendosur në maksimum në principet dhe qëllimet e tij nacionale e politike......

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:46 pm

5. Papa Gjon Pavli i II dhe Nënë Tereza frymëzimi i Presidentit



Në zyrën e Presidentit gjithnjë vizitorët do të përballeshin me dy portrete: Atë të Papa Gjon Pavlit të II dhe portretin e Nënë Terezës. Të dy këta "idhuj" të Rugovës kishin zënë vend në faqet e murit të kësaj zyre, sepse mbeteshin frymëzimi i liderit legjendar, ndaj dhe ishin shndërruar në ikonë e qëndrimeve të Tij moderatore e njëkohësisht radikale.

Papa Gjon Pavli i II vinte nga një vend ish-komunsit, Polonia. Vendi i tij kishte afërsisht një përvojë historike si edhe të Kosovës e të Shqipërisë, pra si të shqiptarëve. Polonia ende sot jeton me paragjykimet reale e jo reale të "rrethimit" nga armiqtë e saj. Në rastin e vlerësimit të Rusisë dhe me karakterin imperialist që ajo manifeston, mund të përligjet "Frika e vazhdueshme polake". Në rastin e Gjermanisë, ndoshta kjo "frikë" është e mbingarkuar.

Papa Vojtila, ashtu si Rugova, i kishte përjetuar dhimbjet e vendit të tij të kërcënuar sa nga Lindja dhe nga Perendimi. Ndërkohë Rugova kishte përjetuar dhimbjet nacionale, familjare e personale të kombit të tij të kërcënuar kryesisht nga veriu e nga jugu i gadishullit ballkanik, por jo pak dhe nga Lindja e këtij gadishulli. Këto dhimbje i bashkonnin këto dy figura të përbotshme, ndaj dhe Papa kishte manifesuar vendosmërinë e tij për të qëndruar në krah të Kosovës, ndërkohë që Rugova kishte dëshmuar se e respekton dhe e nderon deri në amshim personalitetin, figurën dhe veprën e Papës së Vatikanit......







Pjesa IV



Babai i Kombit



Gazeta më e njohur gjermane "Frankfurter Allgemeiner Zeitung" e datës 23 janar 2006 botonte një artikull kushtuar Rugovës, të titulluar "Vater der Nation". Ky titull i atyre ditëve, bashkë me titujt e tjerë si "Gandhi i Prishtinës" ose "Gandhi i Ballkanit", kishin mbushur faqet e gazetave, revistave si dhe ekranet e televizioneve në Perendim.

Edhe në kohët më të vështira për pozicionin politik të Rugovës, në pranverën e hershme të vitit 1999, kur Ai ishte peng i Milosheviçit në Beograd, Rugova, ndonëse përshkruhej nga shtypi perendimor si udhëheqës i "dobësuar" i shqiptarëve, përmendej për faktin se Ai "qëndronte më këmbë". Ndërsa gazetari i gazetës së njohur gjermane "Frankfurter Rundschau", Stefan Israel, shkruante në vjeshtën e vitit 2000 se "Rugova është një njëri i mbyllur, por duket se shumica (e shqiptarëve) e njohin Atë si figurën e babait. Pasiviteti i Tij (në rezistencë) është interpretuar ai urtësi dhe besueshmëri. Për shumicën Ai simbolizon dëshirën e shqiptarëve për normalitet në jetën e përditshme". ( ) Frankfurter Rundschau, 29.11.2000.

Bazuar në ato realitete që sollën bashkimin e shqiptarëve rreth personalitetit të Presidentit dhe liderit historik, bazuar në faktin se në marrëdhëniet e Tij me bashkëkombasit dhe bashkëqytetarët e tjerë në Kosovë, Rugova kishte dëshmuar urtësi, durim, pjekuri politike e njerëzore të jashtëzakonshme si dhe nisur nga fakti tjetër se Ai ishte prezantuar si individualitet i veçantë, me integritet të plotë si intelektual, si personalitet dhe si politikan, me sovranitet të kthjellët dhe principe morale të dallueshme, shqiptarët dhe shumë prej banorëve të tjerë të Kosovës e shihnin Atë, pra prijësin e tyre historik, si "Babain e Kombit", si "Zot të Shtëpisë së Madhe", me emrin Kosovë.

Këto karakteristika kishin shfaqur të gjitha personalitetet e nacioneve të mëdha e të vogla në botë, të cilët kishin marrë emërtimin "Babai i Kombit". Dhe krahasuar me këto figura të shquara të kombeve të ndryshme, të cilët i përkasin gjithashtu kohëve të ndryshme, Ibrahim Rugova përveçse mbart tiparet karakteristike të "Baballarëve" të mëdhenj që në vendet e tyre kanë bërë histori, ai kishte shprehur edhe cilësi të tjera, të cilat i përkisnin kohës kur jetoi, por që fatkeqësisht ishin të munguara në rajonin ku ai i zhvilloi ato.



1. Ibrahim Rugova për Kosovën si Xhorxh Washington për Amerikën



Eshtë i hidhur fakti që ka shqiptarë, të cilët i xhelozon edhe tash pas vdekjes, fakti që Heroi Rugova ka marrë këtë emër të madh të pashkruar në dekrete. Në fakt Rugova asnjëherë nuk kishte dhënë ndonjë shenjë sado të vogël, se e pretendonte titullin "Babai i Kombit". Ishin të tjerë ata që ishin vetëshpallur si "baballarë të kombit". Ndoshta kjo është edhe arësyeja pse është parë dhe shihet me cmirë e xhelozi formula e pagëzimit të Rugovës si "Babai i Kombit".

Po cilët janë ato arritje të mëdha, të cilat i kanë dhënë presidentit historik të Kosovës këtë emër? Cilat janë ato ngjarje që e lartësuan figurën e tij deri në majën piramidës nacionale? Çfarë faktorësh politiko-shoqërorë e formojnë aureolën e tillë? Sigursht që edhe ananlizat e hollësishme nuk do ta shteronin përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve.

Më lart përmenda se emërtimin për Rugovën si "Babai i Kombit" e kanë lansuar më së pari autorë të huaj, studiues të politikës, komentatorë me famë, analistë dhe reporterë të shquar perendimorë në Gjermani, në SHBA, Angli, Francë, Itali e gjetkë. Pra, kjo nuk është as gjetje e imja, as e Sabri Hamitit, i cili e kishte lansuar dhjetorin e kaluar në ditëlindjen e heroit.

Një personalitet mund ta meritojë këtë "medalje" vetëm për arësye madhore, nëse Ai ka zhvilluar një doktrinë, një filozofi dhe veprimtari të llojit të veçantë e të sukseshme si asnjëherë më parë në historinë e atij kombi. Ibrahim Rugova i përket kësaj pakice të racës njerëzore në globin tokësor dhe vjen në një radhë me themeluesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Ë.....ashington. Prandaj dhe mund të besohet se do të gjenden njerëz të urtë e të devotshëm, të cilët Ibrahim Rugovën do ta nderojnë në atë masë sa kryeqytetit të Kosovës tia japin emrin e Tij. Një opcion i tillë është i justifikueshëm po të analizohen thëllë strategjia nacionale e Rugovës dhe realizimi i kësaj strategjie për sendërtimin e shtetit të pavarur, të lirë e demokratik të Kosovës.

Ndërkaq është i ditur fakti se në SHBA emrin e themeluesit të shtetit amerikan e mbajnë muzeume, universitete, hotele, qendra të biznesit dhe shumë vepra, të cilat për nga arkitektura, për nga rëndësia e veprimtarisë edukuese e shkencore-kërkuese, për nga roli që luajnë në shoqërinë amerikane i kalojnë përmasat kombëtare të Amerikës. Monumentet që përkujtojnë Xhoxh Washingtonin janë shndërruar në qendra të peligrinazhit turistik dhe shërbejnë përveçse si objekte e vende të edukimit nacional, edhe si objekte që tërheqin turistët e huaj.

Ibrahim Rugova me përmasat e veprimtarisë, ideve dhe rezultateve të jashtëzakonshme mund të shfaqet më i vogël sesa Xhorxh Washington vetëm për shkak se përfaqëson një vend më të vogël se Amerika. Ndërsa për nga idetë, qëllimet, programi, vizioni, karakteri dhe përkushtimi, përveçse kontributeve të ish-presidentit të parë amerikan, mbart dhe tiparet karakteristike të kohës, kur Ai jetoi e punoi.

Ndërkohë një krahasim i Presidentit shqiptar të Kosovës me preidentin tjetër amerikan, Thomas Jefferson, do të plotëonte performancën e tij. Ndërsa me Xorxh Washingtonin e bashkon ideja dhe qëllimi final e luftës për liri e pavarësi, me Jefferson- Ibrahim Rugova bashkohet në taktikën, mjetet dhe mënyrat demokratike të zhvillimit e të fitores së kësaj lufte. Thomas Jefferson kishte mundur që të ndryshonte jo vetëm Kushtetutën amerikane, por edhe që të fuste në atë kushetutë që para dyqind vjetësh elementët më të përparuar të demokracisë e të lirisë së kombeve e të njerëzimit. Që më 1802 ai kishte saktësuar se "Çdokush dhe çdo grup njerëzish mbi tokë ka të drejtën e vetëqeverisjes, një e drejtë, të cilën njerëzit për vetë natyrën e qenies së tyre e presin..." ( ) Boris Meissner: "Nation und Selbstbestimmung", Berlin 1984, faqe 24. (Jedermann und jede Menschengruppe auf der Erden bezitszt das Recht auf Selbstregierung - ein Recht, das die Menschen in Ihrem Dasein aus dem Händen der Natur empfangen...



2. Fenomeni Rugova dhe strategjia nacionale e Tij.



Kur Rugova erdhi në skenën politike Ai veproi në kushtet, të cilat i gjeti në Kosovë e rrëth saj dhe përpunoi strategjinë e taktikat e veprimtarisë së Tij. Si strategji të pakompromis Ai kishte përcaktuar arritjen e pavarësisë së Kosovës, çlirimin e shqiptarëve prej terrorit e pushtimit serb si dhe zhvillimin demokratik të vendit. Rugova kishte tentuar edhe realizimin e opcionit të bashkimit nacional të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por nuk kishte gjetur mbështetje. Prandajai ishte përkushtuae në opcionin e pavarësisë, lirisë dhe sistemit demokratik në Kosovë, opcion ky i pranueshëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në kohën kur Rugova kishte hartuar strategjinë e tij nacionale për ta nxjerrë vendin nga robëria serbe, komuniteti ndërkombëtar e përdorte si "gogol" bashkimin nacional të shqiptarëve. Termat "Shqipëria e Madhe", "Shqipëria Etnike" ishin bërë të frikshëm edhe për shumë nga njohësit e çeshtjes shqiptare në Ballkan, madje për shumë nga miqtë e shqiptarëve në Europë. Qendrat e vendosjes si dhe ato akademike e "shkencore" në Europëe më gjerë u besonin tezave serbe se "Bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm, sjell destabilizimin e rajonit e të të gjithë Europës". Ndaj dhe Rugovës e mbështetësve të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës i mbetej të pozicionohej kryesisht te principi i realizimit të një Kosove të lirë e të pavarur, "të hapur për Shqipërinë dhe Serbinë e me një fazë kalimtare protektorat i NATO-s dhe OKB-së", nëse citojmë projektin e shqiptuar me dhjetra herë nga vetë lideri historik.

Megjithatë Ai nuk kishte përjashtuar asnjëherë opcionin maksimal të vetëvendosjes së shqiptarëve, bashkimin në një shtet të vetëm të tyre. Në shtator të vitit 1994 Ibrahim Rugova kishte formuluar kërkesën maksimale për krijimin e një konfederate midis Shqipërisë dhe Kosovës ( ) Sipas Jens Reuter: "Albanies nationale Frage". Në librin "Der Kosovo Konflikt - Ursache, Verlauf, Perspektiven", Ëieser Verlag, Klagenfurt, 2000, faqe 165.....



3. Arkitekti i shtetit të pavarur, të lirë e demokratik



Si "Babi i Kombit", Ibrahim Rugova, ishte identifikuar që atëherë kur Ai e kishte sendërtuar shtetin e pavarur çdo ditë, çdo javë, çdo kohë. Ai ndërtoi institucionet e shtetit, parlamentin, institucionin e presidentit, qeverinë. Ai ndërtoi një sistem paralel arësimimi e taksash, një sistem të vetin shëndetësor. Ai, si me magji, i largoi, i izoloi, i shmangu të gjitha kontaktet me regjimin pushtues serb. Ai veproi si lider i një vendi në pushtim, si udhëheqës i një shteti në kushtet e një sistemi kolonial. Ai nuk kishte ushtri, nuk kishte polici, gjyqe e prokurori, mjete, të cilat i ka çdo shtet normal. Por jo për fajin e tij, edhe pse disa hije vazhdojnë ta fajësojnë. Në një vend të pushtuar e në një koloni nuk do të kishte mundur askush tjetër të bënte më shumë se sa ka bërë Rugova. Secili mund të bëjë aventura për faktin se është lehtë të jesh aventurier, por aventura që sakrifikon një komb është më shumë se papërgjegjësi. Prandaj dhe Ibrahim Rugova i urrente aventurat. Rugova nuk ndërtoi vetëm një jetë paralele në vend. Ai ndërtoi të parën strukturë politiko-shoqërore e shtetërore postkomuniste në Kosovë e një ndër të parat në shoqëritë lindore totalitare të asaj kohe.

Të udhëhiqje dy milion qytetarë me forcën e moralit politik dhe filozofinë e shtetit paralel, ti disiplinojë këta qytetarë në kërkesat politike dhe lëvizjet protestuese për liri e pavarësi, të drejtoje jetën e një kombi me forcën e ideve dhe jo me forcën e ndonjë ligji përkatës si dhe mjeteve të dhunës, të garantoje ekzistencën fizike, materiale dhe shpirtërore të një kombi, pa patur asnjë instrument fuqie pushtetore, për optimistët më të mëdhenj të globit do të ishte një utopi, për skenaristët e filmave hollivudianë do të ishte thjesht një burim fantazie. Ibrahim Rugova i kishte realizuar këto me forcën e moralit dhe jo të politikës, me forcën e arësyes dhe jo me forcën e armëve, me forcën e integritetit të tij dhe jo me sjelljet servile.....

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:47 pm

4. Heroi i Pavarësisë



Alternativa e Rugovës dhe koncepti i Tij për shtetin e pavarur të Kosovës kanë bërë që Ai të thirret në jetën e përditshme edhe si "Hero i Pravarësisë". Jo thjesht për faktin se Ai në çdo rast, në konferenca shtypi e në intervista, në pritjet zyrtare e në vizitat miqësore jashtë Kosovës e kishte elaboruar këtë opcion më këmbënguljen rugoviane. Jo thjesht për atë se me mijëra herë e kishte përsëritur frazën "Kosova një vend i lirë, i pavarur e demokratik, në fqinjësi të mirë me Serbinë e Shqipërinë". Por se për realizimin e këtij koncepti Ai ishte treguar ekstremisht i vendosur dhe pakompromis, duke i detyruar bashkëbiseduesit e Tij, qofshin këta dhe kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, që ta përtypin dhe ta marrin në vëmendje projektin e Ibrahim Rugovës.

Aq shumë ishte përkushtuar Rugova ndaj pavarësisë së vendit sa edhe kur rrjedhat shkonin në dobi të shqiptarëve, edhe atëherë kur ato ktheheshin kundër tyre, Ai nuk harronte të përsëriste domozdoshmërinë e zgjidhjes së statusit të Kosovës me vetëvendosjen për pavarësi. Në respekt të linjës së Tij për një rezistencë paqësore, Ai e shihte si mundësi dhe nevojë një periudhë tranzitore, që Kosova të vihej nën kontroll civil ndërkombëtar, me prani të NATO-s në vend, për të ruajtur sigurinë, paqen dhe stabilitetin vendor e rajonal. Këto opcione Rugova i kishte elaboruar përpara se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të bëhej e njohur në opnionin shqiptar e atë ndërkombëtar.....



5. Rugova, pavarësia dhe historia e re e Kosovës.



Në kohën që lideri karizmatik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, gjatë Luftës kishte qëndruar në Prishtinë, Ai ishte marrë peng familjarisht nga Milosheviçi. (Lexuesi është i lutur ta shohë një fotografi të botuar në internet në adresën -http://ëëë.spiegel.de/fotostrecke/fotostrecke-12225-3.html- botuar nga revista "Spigel" në Gjermani dhe do të dallojë faktin se Ai ishte thjesht peng në Beograd). Megjithatë në një kapitull tjetër jepen fakte dhe argumente të bollshme për të provuar të kundërtën e atyre që thonë se "Rugova ishte palë më Milosheviçin". Dirigjent i këtij kori orkestrues ka marrë përsipër të jetë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, pseudohistoriani, Paskal Milo.

Ky është një kapitull i veçantë i një historie të trishtueshme e të dhimbshme, të cilën e kishin shkaktuar serbët barbarë nga njëra anë dhe e kishin instrumentalizuar sherbëtorët e Beogradit në qeverisjen e atëhershme të Tiranës. Të dy palët kishin synuar likuidimin politik dhe asgjësimin e filozofisë dhe strategjisë së Ibrahim Rugovës. Të dy palët ishin marrë vesh në Kretë e në kulisa të tjera për mënyrën si do ta nxirrnin Rugovën nga loja.

Prandaj dhe shqiptarët e Kosovës nuk i kishin besuar e nuk i besojnë akuzat për "tradhëti". Ato ditë kur gumëzhinin megafonët serbo-sllavo-filoserbë në Tiranë e gjetkë, shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës shpreheshin se nuk i besonin asaj propagande. Prandaj dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000 e në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001 Ai ishte rikonfirmuar si udhëheqës i pakontestueshëm. Në marsin e vitit 2002 do të rizgjidhej si president i Republikës së Kosovës dhe do të kryesonte të gjitha tryezat e përpjekjet e shqiptarëve për të sjellë 17 shkurtin e vitit 2008. Opcioni i Tij i bisedimeve për statusin e Kosovës ishte vetëm Pavarësia. Ai kishte thënë se ka edhe një opcion tjetër: Bashkimin me Shqipërinë, por pavarësia mbetej si kompromis.....





Pjesa e V



Dimensioni i Ibrahim Rugovës si personalitet ndërkombëtar



Nëse do të testonim njohjen në opinionin ndërkombëtar të emrit të Kosovës dhe të emrit të Ibrahim Rugovës, atëherë do të gjenim njëtrajtshmërinë e këtyre dy nocioneve. Në publikun ndërkombëtar e sidomos atë perendimor ndër shqiptarët, vetëm Nënë Tereza mbetet personaliteti më i njohur sesa Rugova, vetëm për atë mund të jetë shkruar më shumë sesa për themeluesin e Kosovës moderne e të pavarur. Por në ndërlidhje të emrit të Kosovës e të Rugovës, lideri historik politik i shqiptarëve ze vendin kryesor. Kjo edhe për faktin se për nënë Terezën nuk vihet gjithnjë në dukje prejardhja e saj shqiptare, Ndërsa përmendja e emrit të Rugovës është automatikisht e lidhur me vendin, të cilit Ai me aq vendosmëri e përkushtim i shërbeu, Kosovën.

Po çfarë e kishte shndërruar Presidentin e Kosovës në një personalitet të nderuar dhe të respektuar në botën e qytetëruar? Cila ishte ajo mrekulli, që kishte vepruar tek ky shqiptar i madh të merrte rolin e partnerit me udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës? Pse Ai pritej e përcillej me protokollet e kryetarëve të shtetit në kancelaritë e shteteve të Europës dhe në SHBA?



1. Filozofia e qasjes ndërkombëtare



Fakti se Ibrahim Rugova pritej e përcillej nga udhëheqësit kryesorë të botës moderne shënonte njëkohësisht dhe vlerat që Ai kishte realizuar. Kur presidenti amerikan, Bill Klinton, e priste liderin shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, kishte aplikuar të gjitha protokollet e pritjes së një kryetari shteti, edhe pse Kosova nuk njihej zyrtarisht si shtet. Kur Fransua Mitteran, Gerhart Schröder apo kryeminisri i Anglisë, Italisë, Spanjës etj e prisnin në audiencë, gjenin te Ai një partner dhe personalitet karizmatik e të zgjuar, të krahasueshëm me udhëheqësit e vendeve të mëdha e të zhvilluara. Ndërsa Papa Vojtila e priste plot ngazëllim dhe e përcillte me premtimin se do ta ndihëmonte Kosovën të zinte vendin e saj në shoqërinë e kombeve të civilizuara.

Asnjë udhëheqës shqiptar nuk kishte mundur të ishte aq imponues, aq bindës dhe aq i pranuar në zyrat e kancelarive të shteteve të mëdha që përbëjnë dhe fuqinë e botës. Ibrahim Rugova ishte i pranueshëm dhe i pranishëm në të gjitha dyert e kancelarive të vendeve demokratike e të lira të botës së qytetëruar. Ai nuk pritej e përcillej me nderime në këto kancelari si një personalitet i zakonshëm. Të tillë Ballkani ka patur me shumicë. Edhe nëse presidentët dhe kryeministrat e vendeve ballkanike ishin liderë të vendeve të tyre tashmë të njohuara ndërkombëtarisht, ata nuk kishin mundur të ishin të pranishëm në Ëashington, Lonër, Paris, Berlin, Bruksel e gjetkë në atë masë sa ishte i pranishëm Ibrahim Rugova.....





2. Miqtë dhe partnerët e Rugovës



Në ndërtimin e politikës me jashtë Presidenti Rugova kishte përpunuar një strategji të qartë dhe largpamëse. Ai është ndoshta personaliteti më i kthjellët në hartimin e principeve në dobi të vendit të tij në këtë drejtim. Formula e Tij për aleancat si dhe për lidhjet dhe bashkëpunimin e Kosovës me vendet e tjera është një testament i pandryshueshëm, i shndërruar gati në një tabu ose dogmë. Eshtë i njohur postulati i Tij: "Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunim të ngushtë me vendet e Europës, bisedime dhe partneritet me çdo vend të interesuar për paqen dhe stabilitetin në rajon e në Europë". Ky postulat nuk guxon të ndryshohet, as të korrigjohet në ndonjë germë. Ndryshe Kosova do të kthehej në gjendjen e kohës kur në kryeqendrat europiane ishin marrë vendime antishqiptare.

Ibrahim Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte pasur të gjitha dyert e hapura. Emisarët, senatorët, kongresmenët, udhëheqësit politikë e diplomatët amerikanë kur vinin në Kosovë mezi prisnin të ndanin me Rugovën pikëpamjet e tyre për lirinë e Kosovës, madje dhe për zgjidhjet e tjera në rajon. Kur Rugova shkonte në Washington ata bisedonin e këshilloheshin me të, sepse te Ai gjenin shpesh herë thelbin e zgjidhjeve, përveçse frymëzoheshin nga kohezioni, vizioni dhe mendimi krijues i Tij. Presidentët dhe zyrtarët më të lartë të Amerikës Demokratike, senatorët dhe kongresmenët e prisnin dhe bisedonin me Rugovën, sepse kishin gjetur te Ai frymëzimin e veprimit aktiv në dobi të paqes e në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës. Idetë dhe filozofia e Rugovës përkonin plotësisht me vizionin dhe vlerat amerikane të lirisë e të demokracisë. Dhe kjo përkueshmëri krijonte lidhjen e pazgjidhshme midis dy vendeve. Nëse Rugova do të shkonte në Ë....shington dhe do tu thoshte: "Ne do të marrim armët dhe do të luftojmë", e më pas të kërkonte ndihmën e amerikanëve në këtë luftë, ishte e sigurt se në kushtet që ishin krijuar nga viti 1989 e deri më 1998, kur në Shqipëri ndjehej ende era e barutit të kallur më 1997, askush nuk do tia premtone këtë ndihmë. Eksperienca e konfliktit në Gjeorgji si dhe të tjera eksperienca të mëparshme në Bsnje etj, janë të mjaftueshme të përdoren si argument i faktit se "SHBA-të nuk mund të vepronin në Europë pa konsensusin europian". Një veprim i njëanshëm i Shtëpisë së Bardhë në Irak, i ka shkaktuar Amerikës një dëm të jashtëzakonshëm moral dhe politik. Ndaj duhet besuar se një veprim amerikan i njënashëm në Kosovë ishte një mision i pamundur. Madje dhe veprimi i përbashkët i të gjitha vendeve të NATO-s, pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit ka shkaktuar një reaksion të çuditshëm brenda vendeve europiane, reaksion, i cili në ditët e sotme e ka shndërruar Europën në të kundërtën e saj. Ajo po dëshmon se është penduar për ndërhyrjen e vitit 1999, duke i kërkuar çdo ditë në forma të ndryshme ndjesë agresorëve serbë......





3. Kundër çdo kompromisi në qëllimin final



Në pranverën e vitit 2001 Ibrahim Rugova kishte vizituar Berlinin. Atë botë në Maqedoni bëhej luftë dhe në takimin me kancelarin gjerman, Gerhard Schröder, ky i fundit i kishte kërkuar liderit legjendar i Kosovës që ti dënonte luftëtarët e UÇK-së në Maqedoni. Europa ishte e zemëruar me shqiptarët, madje në shumë kryeqytete vlerësonin se "Ishte bërë gabim që NATO kishte intervenuar për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga sundimi e dhuna serbe". Ajo e quante vendimin për çlirimin e Kosovës si një "dhuratë" për shqiptarët dhe konsideronte se lëvizjet e dhunëshme të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc më 2000-tën e ajo e shqiptarëve të Maqedonisë në pranverën e vitit 2001 ishin "thikë prapa shpinës së saj".

Shtypi gjerman i asaj kohe ishte shprehur kritik edhe ndaj Rugovës, sepse Ai nuk kishte pranuar ofertën e kancelarit, Schröder, për ta dënuar luftën çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni. Madje, Rugova me gjakftohtësinë e Tij karakteristike, pasi kishte dëgjuar deri në fund bashkëbiseduesin, kishte lëshuar atë shprehjen brilante të urtësisë popullore: "Do të bëhet mirë zoti Kancelar"!, - kishte thënë, duke vënë buzën në gaz. Kaq kishte mjaftuar dhe me këtë thënie filozofike e kishte kapërcyer dilemën që çdo udhëheqës mund ta kishte në një takim të tillë me një kancelar të shtetit më të fuqishëm europian.

Me siguri që ky qëndrim, i kritikuar ashpër në mediat e asaj kohe në Gjermani, nuk do të vinte në shprehje prej asnjërit prej udhëheqësve politikë shqiptarë. Po pse ndodhte ndryshe atëherë me Ibrahim Rugovën? Këtë qëndrim e shpjegon qartë gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung e datës 23 janar 2006, kur shkruante se "Në një gjë Ibrahim Rugova qëndroi fort: Ai ishte i pakompromis deri në fund sa i përket pavarësisë së Kosovës". ( ) Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung", 23 janar 2006......



4. Nuk kishte dështuar Rugova, kishte dështuar Europa



Por megjithë përpjekjet maksimale të presidentit të Kosovës për ta futur çeshtjen e Kosovës në margjinat dhe vendimmarrjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ajo e kishte injoruar këtë problem. Një letër e Rugovës për lordin Kerrigton, i ngarkuar i OKB-së për ish-Jugosllavinë, në të cilën Ai kërkonte të drejtën e barabartë me republikat ish-Jugosllave për pjesmarrje, debat dhe vendimmarrje për Kosovën, ishte injoruar nga Fuqitë europiane. Kosova, megjithë këmbnguljen e Rugovës, nuk ishte pranuar në Kosnferencën për ish-Jugosllavinë, të mbajtur më 1991 në Londër. Europianët vazhdoni ta shihnin çeshtjen e Kosovës si "çeshtje të brendshme të Serbisë" dhe kërkonin nga Serbia thjesht "respektimin e të drejtave të njeriut". Sesi mund të quheshin "njerëz" dy milion shqiptarë dhe "popull" 200 mijë serbë e pakica të tjera, kjo nuk mund të gjente shpjegimin e vet shkencor.

Ndërkohë që SHBA-të kishin treguar gatishmërinë e domozdoshme për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje delikate ballkanike e europiane, vetë Europa ishte treguar e ngathët, e pa orientuar qartë dhe e pasuksesshme. SHBA-të së paku kishin koncepte më të qarta, ato nuk e trajtonin problemin e Kosovës thjesht si priblem të të drejtave të njeriut. Të gjitha deklaratat dhe dokumentet zyrtare e jozyratre amerikane flisnin dhe dënonin "shkeljen e të drejtave të njeriut si dhe të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Kosovë", ndërsa konfliktin e cilësonin si konflikt etnik. Kjo do të thoshte se ideja dhe filozofia politike e Ibrahim Rugovës ndërsa gjente shprehjen dhe mbështetjen e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk respektohej nga partnerët europianë. Konferenca e Dayton-it e vjeshtës së vonë të vitit 1995 e kishte lënë çeshtjen e Kosovës gjithashtu në një aneks, pa i dhënë zgjidhje dhe pa premtuar një perspektivë të qartë. Në këtë Konferencë ishte pjesmarrës dhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rugova, por jo me të drejtën e shprehjes për ndonjë opcion zgjidhjeje për Kosovën. Amerikanët kishin premtuar se pas Bosnjës do ti vinte radha Kosovës. Por ky premtim kishte qenë konfidencial, jo zyrtar, jo publik. Kjo do të thoshte se SHBA-të atë kohë nuk gjenin konsensusin e përbashkët me europianët për këtë zgjidhje.

Ndërkaq Rugova kishte vazhduar të insistonte në realizimin e opcioneve që kishte paraqitur që para pesë vitesh. Opcionin për pavarësi ai e kishte argumentuar që në vitin 1992, kur në Londër ishte mbajtur Konferenca e parë për ish-Jugosllavinë. Duke protestuar për mungesën e Kosovës në atë Konferencë, Ibrahim Rugova u kishte paraqitur kryesuesve të asaj Konference, Oëen dhe Kerrington, një plan prej 10 pikash, i cili do të duhej të merrej në konsideratë për ti dhënë fund krizës në Kosovë. Thelbin e atij dokumenti e përbënte argumenti se "Kosova kishte të njëjtën të dejtë si edhe ish-republikat jugosllave të vendoste vetë për fatin e saj"......



5. Rugova si personalitet nderi



Suksesi diplomatik dhe opcioni i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës përmes një rezistence paqësore të admirueshme e të respektueshme i kishin siguruar Presidentit historik të Kosovës një vend të veçantë nderi në qytetarinë europiane e më gjerë. Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë që i janë dhënë Atij përbëjnë vetëm një pjesë të dëshmisë për çka Ai kishte arritur në dobi të paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit të tij. Dhe për këdo në botën e qytetëruar çmimet dëshmojnë se merituesi i tyre ka merita të veçanta e të shquara në shërbimet e tij ndaj paqes dhe lirisë njërëzore e nacionale. Ibrahim Rugova nuk do të bënte përjashtim nga ky rregull.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:49 pm

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali)......





Pjesa VI



Presidenti Rugova dhe kthesa e lidhjeve Prishtinë - Tiranë



Vizioni e liderit historik, Ibrahim Rugova dhe partneriteti i Tij me Tiranën zyrtare ishte krejt i ndryshëm nga zhvillimi i lidhjeve shqiptaro-shqiptare të mëparshme. Ai u kishte dhënë një frymëmarrje të re këtyre lidhjeve dhe i kishte shndërruar ato në një forcë të pazevendësueshme për zgjidhjen e problemit shqiptar të Kosovës. Ai kishte ditur gjithashtu të imponohej, të refuzonte dhe të ishte faktor i pakundëshrtueshëm e kryesor përballë politikës së Shqipërisë.



1. Vizion i ri për rolin e Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas.



Në historinë e shekullit të XX, gjatë kohës kur shqiptarët ishin detyruar të jetonin të ndarë e të izoluar prej njëri-tjetrit, ata i kishin mbajtur shpesh sytë nga ajo pjesë e vendit, të cilin e quanin "Vendi amë", Shqipëria Londineze. Ngjarjet dhe rrjedhat e tyre shpesh herë nuk kishin lënë shijen e mirë gjatë ushtrimit të këtyre raporteve. E megjithatë veprimtarët shqiptarë të Kosovës të çdo kohe ishin përpjekur të mbanin lidhjet morale, shpirtërore e sa ishte e mundur organizative e fizike me shtetin e Tiranës, duke i dhënë Shqipërisë Londineze emërtimin e shumëpërdorur "Nana Shqipni". Ndoshta periudha e komunizmit ishte një prej kohëve, të cilën më së shumti e kishte karakterizuar ky lloj sentimenti. Ndaj shumë shqiptarë e shihnin diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, si personifikim të çeshtjes nacionale. Një pjesë e madhe prej tyre vazhdojnë ende dhe sot të besojnë demagogjinë e tij nacionaliste.....



....Në raportet shqiptaro-shqiptare pra në raportet e Kosovës dhe Shqipërisë duket se gjatë shekullit të XX kishin vepruar dy forca, dy mentalitete, dy vizione e koncepte të ndryshme. Pjesa më e madhe e udhëhqësve politikë në të dy anët e kufirit, ve në dukje studiuesei Hysamedin Ferraj, kishin mbrojtur alernativën, sipas të cilës "duhet forcuar shteti "amë", Shqipëria Londineze e më pas duhej zgjidhur problemi i Kosovës dhe i shqiptarëve në Ballan. Kjo pjesë e politikës dhe intelektulëve shqiptarë përbën shumicën dërmuese të tyre dhe në më të shumtën e rasteve kishte si qëllim ruajtjen e püozitave në pushtet. Studiuesi Feraj në këtë kategori i fut të gjithë politikanët shqiptarë që kanë qeverisur historikisht Shqipërinë Londineze si dhe shumicën dërmuese të politikanëve dhe patriotëve shqiptarë në Kosovë e trojet e tjera shqiptare në Ballkan.

Vetëm Hasan Prishtina e ndonjë tjetër, sipas tij, i përket një opcioni tjetër, të ndryshëm nga ai i pari. Ky grup i vogël intelektualësh, politikanësh patriotë shqiptarë me Hasan Prishtinën si përfaqësues, mbronin vizionin, sipas të cilit "Nuk mund të pritet forcimi i shtetit londinez shqiptar për ta zgjidhur çeshtjen shqiptare në Ballkan". E vërteta është se opcioni i Hasan Prishtinës ka qenë më realist se çdo opcion tjetër. E vërteta është se shumica dërmuese e politikanëve në pushtet në Shqipëri e kanë shfrytëzuar Kosovën dhe fatin e shqiptarëve për interesa të marrjes ose mbajtjes së pushtetit dhe jo për zgjidhjen definitive të njëmendtë të çeshtjes sonë nacionale.

Po Ibrahim Rugova, cilit grupim i përket? Prof. Feraj e ka klasifikuar si udhëheqës politik i ndikuar nga opcioni i parë, pra me grupin që ka predikuar zhvillimin e forcimin e Shqipërisë e si pasojë e kësaj, zgjidhjen e problemit të Kosovës e të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Në fakt Rugova i përket një vizioni më të plotë, jo aq klasik, siç e ka bërë klsifikimin e tij zoti Feraj. Në asnjë rrethanë nuk mund të thuhet se Rugova ka qëndruar në pritshmëri të forcimit të Shqipërisë, e më pas të vepronte për ta zgjidhur çeshtjen nacionale shqiptare në Kosovë. Ai në asnjë rast nuk ishte shprehur kategorisht për rolin vendimtar të Shqipërisë në zgjidhjen e kësaj çeshtjeje. Shqipëria për të mund të luante gjithnjë një rol ndihmës......



2. Kthesa e madhe



Në përgjithësi lidhjet, raportet dhe marrëdhniet e Kosovës e të Shqipërisë gjatë veprimtarisë politike të Rugovës janë zhvilluar në disa etapa. Faza e parë përmbledh atë që përmendëm më lart - kohën e transferimit të pushtetit prej ish-komunistëve te demokratët. Faza e dytë përfshin marrëdhëniet me shtetin shqiptar të qeverisur prej demokratëve të Sali Berishës. Faza e tretë është ajo e qeverisjes së socialistëve pas "revolucionit të vonuar" të vitit 1997 e deri në çlirimin e Kosovës dhe periudha e fundit i përket këtyre viteve të para të shekullit të XXI.

Në fazën e parë Shqipëria ishte në anarki. Megjithatë ndyshimet dramatike që po ndodhnin kishin sjellë me vete dhe një farë vetbesimi se "Këto ndryshime do ta zgidhnin përfundimisht problemin e pazgjidhur shqiptar". Diktatura komuniste, e pafuqishme që të reagonte më forcë, kishte ndryshuar disi kursin politik të saj dhe e përdorte retorikën patriotike si pjesë të përpjekjeve për të mbajtur pushtetin ose së paku për të ruajtur çfarë mund të ruhej nga rënia e pashmangshme në greminë. Pak kohë para se në Shqipëri të lindte pluralizmi politik, Ibrahim Rugova paralajmëronte se nëse vazhdonte kjo klimë pozitive në Shqipëri dhe nëse do të vazhdonte gjithashtu represioni serb kundër shqiptarëve në Kosovë, "atëherë nuk do të jetë befasi nëse shqiptarët e Kosovës kthehen kah Shqipëria". Ndërkohë që konstatonte se "...zyrtarët jugosllavë jo me ëndje i shohin këto ndërrime që po ndodhin në Shqipëri sivjet". ( ) Ibrahim Rugova: "Kosova do të jetë Republikë", revista kroate "Hrvatski rubikon", Zagreb, qershor 1990.....



3. Dyshja Rugova - Berisha



Entusiazmi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë mjaft i madh në kohën kur në Tiranë kishin ardhur në pushtet demokratët, të cilët i drejtonte Sali Berisha. Ky entusiazëm i fillimviteve 90 ndër shqiptarët e Kosovës si dhe në Shqipëri motivohej gjithashtu nga lidhja e ngushtë që krijohej midis dy grupimeve politike më të rëndësishme të kohës. Dhe në të vërtetë dukej gjithçka pa probleme, pa vështirësi, e koordinuar dhe shqiptarët besonin se me këtë lloj politike shpejt do të vinte momenti i çlirimit përfundimtar të Kosovës prej skllavërisë, pushtimit e kolonizimit serb. Rugova shkonte shpesh në Tiranë, takohej e bisedonte me presidentin shqiptar, Berisha, jepte intervista dhe shprehte opcionet e Tij për Kosovën dhe çeshtjen shqiptare në përgjithësi. Ai dukej i kënaqur me bashkëpunimin midis Tij e Tiranës zyrtare. Ai pritej e përcillej me protokollin e presidentit të shtetit dhe si i tillë respektohej në bisedime, në takime dhe në opcionet që shtronte. Si president e respektonte e gjithë Shqipëria. Shqiptarët në Shqipëri shihnin në figurën dhe personalitetin e Rugovës udhëheqësin e urtë dhe të mençur. Te urtësia dhe mençuria e tij buronte forca bindëse për ti bashkuar shqiptarët e Kosovës në robëri rreth vetes. Por këto cilësi i kishin fascinuar edhe shqiptarët ë Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e kudo.

Në përgjithësi marrëdhëniet e Rugovës dhe përkrahësve të tij, Bukoshit, Aganit etj në Kosovë kishin gjetur mbështetjjen dhe përkrahjen e pakursyer të shtetit shqiptar, veçmas të presidentit Berisha dhe kryeparlamentarit Arbnori. Në bisedimet e takimet e tyre ata kishin arritur një konsenus të vazhdushëm për shumë çeshtje: Së pari ishin pajtuar se "Kosova nuk është problem humanitar i të drejtave të njeriut, përkundrazi një çeshtje e së drejtës së popujve për vetëvendosje". Sipas gazetës Illyria" të Amerikës, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Rugovës, Ramush Tahiri, deklaronte se "Para Berishës Shqipëria nuk kishte pasur mirëkuptim për problemin e Kosovës. Me udhëheqjen e tanishme, shprehej Tahiri, është arritur në një qëndrim të përbaskët. Shqipëria ka deklaruar hapur se do ti mbrojë bashkëkombasit e saj në Kosovë. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për atë se Shqipëria në një konflikt të mundshëm në Kosovë do të marrë pjesë përkrah shqiptarëve. Ushtria shqiptare është e gatshme dhe në gjendje alarmi. Forca të shumta janë koncentruar në kufi me Kosovën". ( ) Gazeta Illyria", Nju Jork, 11.07.1992. .....



4. Marrëdhëniet midis Rugovës dhe socialistëve.



Ndërkaq e vërteta e marrëdhënieve të Ibrahim Rugovës me qeverinë e socialistëve është më e njohur, më e lexueshme, më e kthjellët. Atë e kanë bërë të njohur më shumë sesa vetë Rugova kundërshtarët e Tij në qeverisjen e socialistëve të Tiranës përmes deklaratave, udhëzimeve dhe ditareve e shënimeve me bosht ideologjik majtist të tipit të diktatorit shqiptar.

Në fakt kjo kohë mund të konsiderohet si periudha e "luftës së ftohtë" midis filozofisë së politike e nacionale të Rugovës dhe politikës antirugovë e antishqiptare të Tiranës zyrtare. Në këtë status të ngrirë kishin ndikuar faktorë të shumtë të brendshëm e të jashtëm. Por mund të besohet se te socialistët kishte një aspekt të theksuar ideologjik. Parardhësit e socialistëve kishin investuar shumë, sidomos në mërgatën shqiptare në Perendim. Ndaj pasardhësit e tyre nuk kishin pasur ndonjë vështirësi për të siguruar mbështetjen e kësaj mërgate "kosovare" dhe për tia kundërvënë atë liderit historik të Kosovës. Ata e kishin të gatshme të gjithë infrastrukturën e nevojshme, sepse përmes mërgatës kishin organizuar aksione të tjera të shumta, ku ishin shquar aksioet e përhapjes dhe propagandimit të veprave të Enver Hoxhës. Nga ana tjetër ish-funksionarët e lartë të shtetit e të sigurimit shqiptar të kohës së diktaturës, të cilët i kishin krijuar lidhjet me të vetëshpallurit udhëheqës politikë në diasporë, ishin shpërndarë më 1991 në shumë kryeqendra e qendra europiane për të rikrijuar lidhjet e dikurshme me këtë diasporë......



5. Një vlerësim i shkurtër rreth aventurave antiRugovë



Atmosfera e ftohtë e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ishte trashëguar që nga koha e luftës në Kosovë. Marrja peng e Rugovës dhe familjes së tij nga ana e Milosheviçit i kishte vënë kapakun sjelljeve brutale të të dy anëve të kufirit ndaj figurës e personalitetit të Tij, aq sa e kishin tronditur edhe besimin e bashkepunëtorëve të afërt në LDK. Nëse socialistët në Tiranë, të cilët vazhdonin qeverisjen e vendit, ishin tërhequr nga pozicionet e fillimit, ata e kishin bërë këtë për shkak të reputacionit të padiskutueshëm që Ibrahim Rugova gëzonte ndër shqiptarët e Kosovës si dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Megjithatë ata nuk morën kurajo që ti kërkonin falje Presidentit historik të Kosovës. Përkundrazi, vazhduan të flirtojnë me Beogradin edhe pasi Rugova kishte dëshmuar se mbetej lideri i vetëm i pakontestuar i jetës politike e shoqërore në Kosovë. Fatos Nano dhe Paskal Milo gjate dhe pas luftës kishin akuzuar Rugovën dhe në veçanti kryeministrin Bukoshi se gjoja këta kishin organizuar banda të armatosura për të rrëzuar nga pushteti "qeverinë e ligjshme" të socialistëve. Ndërkohë Bukoshi përgjigjej se "Kosova e Bukoshi nuk luftojnë asnjëherë të shkatërrojnë shtetin shqiptar, ata kanë luftuar e luftojnë të krijojnë shtet". ( ) Intervistë Bujar Bukoshit dhënë autorit, botuar në revistën "Koha" Nr 21, datë 16 Tetor 1999.....



Pjesa VII



Kritikë: Rugova dhe kundërshtarët e tij



Ibrahim Rugova është personaliteti politik shqiptar që ka pasur më së shumti kundërshtarë politikë dhe më së paku kundërshtarë personalë në Kosovë. Si politikan ai kishte shkaktuar një ragim të fuqishëm të kundërshtarëve të tij. Në përgjithësi të gjithë të "majtët" në Kosovë, por më së shumti ata në Shqipëri ishin grupuar për ta denigruar dhe mënjanuar Rugovën nga skena politike. Këto grupime antirugovë kishin bërë llogaritë se "Vetëm një angazhim sasior dhe "cilësor" intrigues kundër Rugovës dhe përsonalitetit të tij politik, mund ti sillte liderit shqiptar të Kosovës fundin e karrierës politike". Në Shqipëri autorë, skenaristë dhe regjizorë të betejave antirugovë kishin qenë kryesisht presidenti i vendit, Rexhep Mejdani, kryeparlamentari shqiptar, Skënder Gjinushi, minsitri i Jashtëm, Paskal Milo dhe në prapaskenë kishte vepruar me djallëzitë e njohura të tij, Fatos Klosi. Fatos Nano më shumë njihet si formulues i politikave antishqiptare, me të cilat nuk pajtohej Rugova, sesa formulues i recetave praktike për ta injoruar, luftuar dhe likuiduar liderin e pakontestueshëm të Kosovës. Por këto politika të tij në favor të Beogradit përbënin thelbin e lëvizjeve praktike që i ndërmerrnin Mejdani, Gjinushi, Milo, Klosi e të tjeë në përplasjet me politikën dhe filozofinë e Ibrahim Rugovës.

Në Kosovë grupin teatror dhe njëkoësisht komik të kundërshtarëve të Rugovës e udhëhiqte akademiku Rexhep Qosja. Ky ushqente gjithashtu regjizorët e Tiranës zyrtare me skenarë shtesë në përpjekjet e përbashkëta për eleminimin e Rugovës dhe të rolit të tij në proceset e zhvillimeve politike e nacionale në Kosovë. Qosja pritej dhe përcillej në presidencën shqiptare dhe vilat e ish-diktatorit shqiptr si një pasha, nga ku të gjithë duhej të hynin e të dilnin me "këshillat e plakut akademik" për fatet e Kosovës, të cilat, sipas Qosjes, "më së paku i përfaqësonte filozofia politike e Ibrahim Rugovës".

Eshtë me vend të vihet në dukje se e njëjta skemë ishte formuluar edhe në Beograd. Më lart kemi përmendur një program asgjësimi të politikanëve shqiptarë të formuluar nga ana e ish-zëvëndësit të Milosheviçit, Vojisllav Shejshel. Por analistë të shumtë në Perendim konkludojnë se "Milosheviçi synonte likuidimin politik të Rugovës, përmes diskreditimit të tij në masën e shqiptarëve". Për këtë qëllim ai kishte përdorur të gjitha mjetet, deri te marrja peng dhe montimi i një takimi në paraqitjen televizive në publik. Madje dhe marrëveshja për arësimin e nënshkruar midis Rugovës dhe Milosheviçit si dhe injorimi i saj nga ana e Beogradit, kishte pasur qëllim dobësimin dhe likuidimin politik të Rugovës. Milosheviçi e kishte pasur të vështirë dhe të pamundur likuidimin fizik të tij, ndaj kishte hartuar strategjinë e likuidimit politik.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:52 pm

Këta ekspertë të Perendimit, kanë mendimin se marrëveshja për arësimit e nënshkruar në shtator 1996 midis Rugovës dhe Milosheviçit dhe e inicuar nga një organizatë religjioze italiane, San Exhidio, kishte patur vetëm këtë funksion - dobësimin e rolit dhe të autoritetit të Rugovës në Kosovë. Ky kishte qenë qëllimi final, në funksion të të cilit Milosheviçi kishte pranuar të firmosë atë marrëveshje, me paramendimin që kurrë ndonjëherë nuk do ta vinte atë në jetë. Por ka dhe momente të tjera si dhe fakte të shumta, me të cilat provohet angazhimi dhe prirja serbe për ta larguar Rugovën nga skena politike e Kosovës. Në Beograd nuk bënin llogari në likuidimin fizik të liderit shqiptar, sepse ndjehej frika e një konflikti të pakontrolluar. Në një ast të tillë Milosheviçi llogariste se NATO dhe SHBA-të do ti kishin të gjithë argumentet e nevojshme për të ndërhyrë energjikisht me mjete ushtarae në Serbi e në Kosovë. Ndërkohë që në Tiranë mendohet se kishte dhe ide e plane të tilla ogurzeza, për likuidimin fizik të Rugovës.

Polemikat rreth vijës politike dhe filozofisë nacionale të zhvilluar nga Ibrahim Rugova si dhe rreth qëndrimeve të tij vijnë duke u pakësuar, sa më shumë kohë kalon nga ditëamshimi i tij. Megjithatë edhe në këto kohë, pavarësisht se shumë nga ish-kundërshtarët e Rugovës e pranojnë atë si personalitetet të pakontestueshëm politik e shpirtëror në Kosovë, ka disa prej tyre që vazhdojnë të hedhin baltë mbi liderin historik të shqiptarëve. Rexhep Qosja është ende në formën e mëparshme të kundërshtarit aktiv të Rugovës, ndërkohë që në Tiranë aktualisht flamurin e këtij grupimi e ka marrë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë "socialiste", Paskal Milo. Zëra të tjerë, përpiqen të ndajnë figura të tilla të mëdha si Rugova dhe Adem Jashari. Ndërkohë dikush tjetër përpiqet tia kundërvejë liderit historik të Kosovës liderët e sotëm të saj, duke u kujtuar atyre ndonjë konflikt që kanë kaluar në rrugën e bashkëpunimit për të arritur deri te Kosova e pavarur. Dhe një kategori tjetër përpiqet që të bëjë analizën "ideologjike", duke dalë në përfundime, sipas të cilave, "Rugova nuk ka qenë as djathtist as majtist" e kështu me radhë.

Por sa më shumë kohë kalon, aq më shumë Rugova bëhet i pranueshëm dhe i respektueshëm edhe për ish-kundërshtarët e tij të dikurshëm. Rrethi i këtyre kundërshtarëve të sotëm është ngushtuar dhe tash ata kanë mbetur në një minorancë të mjerusheme. Replikat dhe të qëlluarat e tyre mund të përmblidhen në një thënie: - Ato janë tashmë të lehurit ndaj hijës së Ibrahim Rugovës, personalitetit më të madh të historisë moderne e të moçme të Kosovës dhe një prej dy-tre personaliteteve më të mëdha të historisë së shqiptarëve....



1.Presidenti historik i Kosovës dhe dështakët antirugovë të Tiranës



Nuk kisha parashikuar asnjëherë se mund ti rikthehem kësaj teme, e cila i takon periudhës së para dhjetë viteve. I kisha uruar vetes që të isha i gabuar së paku për një pjesë të vlerësimeve të mija të asaj kohe, të cilat i kam shprehur në shtypin e Tiranës e para së gjithash në revistën "Koha". Do të kisha dashur që ato ngjarje të më dukeshin si një "ëndërr" e keqe, pra të ishin inekzistente. Por nuk lënë ekzekutorët e së ligës që të besosh në të tilla iluzione, pra se lufta totale "Antirugovë" paska qenë "aksidentale".

Tash së fundi është shfaqur në publik një libër shënimesh e "kujtimesh". Atë e ka shkruar Paskal Milo, një prej dy-tre skenaristëve dhe ekzekutorëve kryesorë të aksioneve serbo-shqiptare kundër Rugovës. Ai mbante para dhjetë vitesh postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Librin e tij zoti Milo e ka promovuar në Prishtinë. Madje, gjatë promovimit ai ka thënë se shumë gjëra nuk paska guxim ti thotë sot, por "do ti thotë nesër". Pjesmarrës aktiv i promovimit dhe vlerësimit të këtij libri është gjithashtu Rexhep Qosja, një kartë politike dhe mesa duket akademike e djegur dhe e konsumuar.

Në atë libër, Paskal Milo shkruan shumë gjëra dhe hedh baltë mbi figurëndhe personalitetin e pakontestuar të Ibrahim Rugovës. Duket se ai ka marrë përsipër ta vazhdojë me militantizëm projektin e tij të përbashkët të dikurshëm me Milosheviçin, për denigrimin e Rugovës, edhe në kohët e sotme kur partneri i tij në Beograd nuk jeton më. Madje edhe pse Rugova i ka dëshmuar bashkëkombasve të tij gjatë dëshmisë së Tij në Hagë kundër Milosheviçit, se gjithë jetën nuk ka patur kurrëfarë kompromisi me të në dëm të lirisë së Kosovës, Paskal Milo vazhdon të ripërtërijë akuzat absurde të tij e të Mejdanit të vitit 1999.

Thelbi i çeshtjes është se Paskal Milo vazhdon të ripohojë se "Rugova ishte njeri i Milosheviçit". ( ) Gazeta Shqiptare, 08.02.2009.....



.....Nga e gjithë kjo veprimtari antishqiptare e qeverisë së Nanos e Milos nuk goditej vetëm autoriteti i Presidentit historik të Kosovës, por vetë ardhmëria e këtij vendi. Për ta realizuar skenarin e tyre, deri në takimin e Rugovës me Presidentin Bill Clinton, takim i cili ishte zhvilluar në maj të vitit 1998, Milo nuk kishte adresuar asnjë ftesë për liderin e Kosovës, që ai ta vizitonte Tiranën. Në atë takim Rugova i kishte kërkuar presidentit amerikan që ti bëhëj më shumë presion Beogradit për të ndalur dhunën në Kosovë. Ai e kishte informuar atë se "forcat ushtarake serbe shtohen e fortifikohen vazhdimisht në Kosovë". Ndërkohë i kishte kërkuar ndërhyrjen dhe praninë e NATO-s në Kosovë dhe instalimin e një administrate civile ndërkombëtare si hap të parë drejt pavarësisë" ( ) Revista "Koha", Nr 1, Tiranë 30 Maj 1998.

Ndërkohë ftesa e Tiranës zyrtare për presidentin e Kosovës kishte ardhur në rend dite vetëm pas udhëtimit historik në Shtëpinë e Bardhë, gjë që shpjegohet me frikën se autoriteti i Rugovës në rritje të vazhdueshme mund ti dëmtonte pozitat e qeverisë së Tiranës në aspektin ndërkombëtar. Por dhe pasi Milo kishte dërguar ftesën për Rugovën, Fatos Nano kishte vazhduar ritualin e pohimeve të tij, në thelbin e të cilave qëndronte mohimi i pavarësisë së Kosovës si dhe i institucioneve që kishin buruar nga ky vendim historik i fillim viteve 1990. Gazeta e njohur zvicerane "Neue Züriches Zeitung" shkruante: "Si kompromis për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë Fatos Nano rekomandon formulën "Republikë pa të drejtë shkëputjeje". Kjo do të thotë shkëputje nga Serbia, por në të njëjtën kohë që Kosova të jetë pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave. Nano kërkoi rrethimin demokratik të Serbisë, si mjet për ta rrëzuar nga pushteti Milosheviçin dhe për të sjellë në qeverisjen e Beogradit forcat demokratike" 3)

Dy ditë më vonë, gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Rundschau" kishte shkruar se "Gjatë takimit në forumin ekonomik të Kras Montanas Nano ka folur të premten për atë që Kosovës ti jepej statusi i republikës si pjesë e Federatës Jugosllave, siç është Serbia dhe Mali i Zi". 4) Frankfurter Rundschau, 27 Qershor 1998. Këto opcione, të shpallura me bujë prej kreut të qeverisë shqiptare për opinionin e brendshëm e të jashtëm, binin në kundërshtim të hapur me opcionin e përsëritur për gati një dekadë nga ana e Ibrahim Rugovës, thelbin e së cilës e përbënte pavarësia e vendit, opcion të cilin ai ia kishte përsëritur rishtas në takimin e fundit Presidentit të superfuqisë së botës, Bill Clinton.

Konceptin e tij për pavarësi ai kishte patur guximin dhe meritën tia emëtonte në katër sy vetë kreut të dhunës serbe kundër shqiptarëve, Sllobodan Millosheviçit. Këtë fakt ia sjell opinionit publik Veton Surroi, një nga anëtarët e delgacionit shqiptar në takimin e majit 1998 me Milosheviçin, takim në të cilin Surroji kishte qenë i pranishëm. ( ) Gazeta "Express" 29.01.2009......



2- Frika prej bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.



Fatos Nano dhe vetë autori i librit me kujtime e shënime, Paskal Milo, gjatë gjithë historisë së zhvillimeve të viteve 1990 ishin përpjekur që të evitonin shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Një shkëputje e saj prej Serbisë do të thoshte, sipas tyre, bashkim me Shqipërinë. Pikërisht ky proces duhej luftuar me të gjitha mjetet, edhe me ndihmën e Milosheviçit. Kësaj strategjie i kishte shërbyer marrëveshja e korrikut 1993 midis Fatos Nanos dhe udhëheqësit socialist të panhelenikëve grekë, Andresas Papandreu, në të cilën thuhej shprehimisht: "Siç është Jeruzalemi për Izraelin, është Kosova për Serbinë". Shkurt, një deklaratë e tillë e nënshkruar prej shefit të atëhershëm të opozitës shqiptare shprehte jo vetëm frymë e koncepte kompromisi, por më shumë se kaq, ishte përpjekje e dëshpëruar për ta varrosur në stilin serb zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Pas vitit 1997 Nano kishte ardhur në pushtet dhe pak muaj pas përshëndetjeve që kishte marrë prej Rexhep Qosjes "për revolucionin e vonuar" ishte takuar me Milosheviçin në Kretë......





3. Rugova peng i Beogradit, Tirana peng i Rugovës.



Përpara se sa të citoj disa paragrafe të librit të Milos, të cilat i kam lexuar në shtyp, më duhet të riprodhoj atë çfarë ka ndodhur me Rugovën më 1999. Me datën 1 Prill 1999 Ibrahim Rugova ishte shfaqur në montazhin serb televiziv si peng në duart e Milosheviçit. Të nesërmen televizioni i Tiranës i menaxhuar për interesat e klaneve serbo-shqiptare, e kishte shpallur atë "tradhëtar", ndërkohë që Paskal Milo dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë kishin deklaruar se "Institucionet e Kosovës janë inekzistente". Ndërkaq, një ditë pas shfaqjes së inskenuar të Rugovës në ekranin televiziv të Beogradit, qeveria e Tiranës më 2 prill, në vilën 31 të bllokut, në të cilën kishte banuar me dekada diktatori Hoxha, kishte formuar qeverinë e përkohshme të Kosovës. Udhëheqësi shpirtëror i revolucionarëve të vonuar, Rexhep Qosja, prej kohësh ishte instaluar në atë vilë dhe së bashku me Mejdanin, Nanon, Gjinushin e Milon lidhnin të gjitha fijet e lëmshit antishqiptar, për të zhvleftësuar institucionet e Kosovës dhe për të varrosur atë kontribut historik që kishin dhënë shqiptarët nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Më i angazhuari ndër ta kishte qenë vetë Paskal Milo, nëse i referohemi botimeve me shënime e kujtime të kryetarit të sotëm të parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Por Milo ende nuk e ka kuptuar se "është i tradhëtuar" nga shërbëtorët e tij dhe për pasojë nuk mund ti shesë si demagogji predikimet në librin që ka botuar.......



4. Fundi i euforisë antirugovë të Tiranës zyrtare.



Loja për diskretitimin e figurës së Ibrahim Rugovës do të zgjaste pak javë nën një atmosferë gëzimi dhe optimizmi për ta fituar betejën antirugovë. Vetë kreu i shtetit, Rexhep Mejdani, kishte pritur "delegacione" nga LDK dhe i propogandonte këto takime si "takime me grupe luajale brenda LDK-së" me qeverinë e Tiranës, një metodë staliniste kjo, për përçarje të tjera në faktorin politik shqiptar të Kosovës. Madje kalemxhinjtë e Mejdanit jo pak raste kishin formuluar njoftimet për medien rreth bisedimeve dhe takimeve të tilla, në të cilat dukej qartë cinizmi dhe përpjekja që njerëzit e LDK-së ti kundërviheshin liderit të saj, Ibrahim Rugova. Ato kohë opinioni shqiptar ishte njoftuar p.sh për një takim të dy liderëve të LDK-së, Milazim Krasniqi e Naim Jerliu me presidentin e Shqipërisë, Mejdani. Deklarata e këtij takimi citonte se këta kishin kritikuar Rugovën dhe qëndrimet e tij ndaj situatës që kalonte Kosova. Por Jerliu më pas kishte shpjeguar se kjo deklaratë ishte manipuluar nga njerëzit e protokollit të Mejdanit. Një manipulim të tillë e kishte denoncuar gjithashtu historiani i shquar, Zekeria Cana. Madje Prof. Cana akuzonte vetë minsitrin e Jashtëm, Milo, si personi më aktiv i të tilla manipulimeve.......



5. Dështimi i përpjekjeve antirugovë.



Më në fund Tirana zyrtare e Mejdanit, Nanos, Gjinushit dhe Milos e kishte humbur provimin në përplasjen me Rugovën. Ajo nuk do të bëhej më asnjëherë e besueshme jo thjesht për Presidentin Historik të Kosovës, por as për qytetarët e saj. Ajo kishte dështuar në një përpjekje të pamotivuar kombëtarisht për eleminimin e liderit karizmatik dhe institucioneve të Prishtinës. Dështimin e plotë të kësaj strategjie antikombëtare e kam përjetuar vetë në pranverën e vitit 2000, kur presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ishte në Prishtinë, zyrtarisht për të marrë pjesë në panairin e librit. Ai dështoi ato ditë që të takonte Rugovën dhe madje e refuzuan dhe vetë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai mundi të zhvillonte vetëm një takim në hotël "Grand" me disa përfaqësues të partive politike, ndonjë prej të cilëve e kam dëgjuar të thoshte: "Si mund të pritet kaq keq e me kaq pak njerëz Presidenti i Shqipërisë"!......



6. Kush ishin njerëzit e Milosheviçit në Shqipëri?



Paskal Milo përpiqet që ti thotë publikut shqiptar, tash pas dhjetë vitesh, kur vetë protagonisti i ngjarjeve Rugova nuk jeton më, se lideri historik i Kosovës ka qenë "njeri i Milosheviçit". Ai përsërit sot atë akuzë që e kishte formuluar atëherë dhe ia kishte dhënë Skënder Gjinushit ta shprehë në publik. Lexuesi do të më falë se mund ta lodh me një citim disi të gjatë nga libri i Milos. "Ajo që kërkoja të sqaroja më tepër, por edhe më habiti më shumë, ishte çështja e bisedimeve të tij me Millosheviçin, Milutinoviçin dhe nënshkrimi i komunikatës së përbashkët. Nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar përshtypjen se kishte qenë peng dhe se kishte qenë i detyruar që ti bënte këto takime dhe të mbante këto qëndrime. Më deklaroi se kishte qenë i ndërgjegjshëm se këto takime duheshin bërë, se ai e kishte takuar edhe më parë Millosheviçin (maj 1998), se duhej krijuar besimi dhe se ishte në interes të të dy palëve të bisedonin.
Më habiti kur më tha se Millosheviçi, Milutinoviçi, Shahinoviç etj. ishin treguar realistë, se e kishin kuptuar situatën dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje se edhe këta njerëz janë, njerëz që mendojnë e kërkojnë një zgjidhje, çka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm duhet të bisedohet, por edhe të bashkëjetohet. Madje edhe për largimin e tij nga Prishtina më tha: "U thashë serbëve që të më lëshojnë se nuk kam se çfarë të bëj në Prishtinë, se po të jem jashtë do të jem më i dobishëm dhe do të punoj edhe për juve që të arrihet një marrëveshje", shkruan Paskal Milo. ( ) Gazeta shqiptare, 08.02.2009.......

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:54 pm

7. E vërteta për Rugvën zbulohet në Perendim e fshihet në Tiranë.



Se Ibrahim Rugova ka nguruar me të drejtë e me arësye të flasë me Paskal Milon e provon dhe fakti se ai është deklaruar krejt ndryshe në të gjitha takimet dhe veprimtaritë e asaj kohe, të cilat i kishte zhvilluar në Perendim. Rugova nuk kishte nguruar të fliste për këto çeshtje në raste të tjera, kur ai ka vizituar kancelaritë europiane. Ndërkaq vetë qeveritë dhe shtypi perendimor ishin shprehur qartë dhe pa asnjë lloj dyshimi se "Rugova kishte qenë peng në duart e kriminelit Sllobodan Milosheviç".

Qysh në ditët e para kur Rugova ishte izoluar në Prishtinë, në Perendim ishte dhënë ky njoftim saktë dhe pa asnjë lloj mëdyshje: Shtypi perendimor shkruante për takimin e Rugovës me Nikolla Shahinoviç, për shkuarjen në Prishtinë të ambasadorit rus, Juri Katov dhe takimin e tij me Presidentin e Kosovës. Ndërkohë një reporter njoftonte se e kishte pyetur Rugovën për lirinë e tij të lëvizjes dhe kishte marrë përgjigjen: "Unë jam këtu. Këtu janë dhe forcat policore serbe të sigurisë". Ndërsa kur Rugova ishte shfaqur në ekranin e televizionit të Beogradit, një diplomat në Bruksel kishte deklaruar se ato pamje i takonin takimit të Rugovës me Millosheviçin para dy vitesh. Të njëjtën gjë kishte deklaruar gjithashtu këshilltari i Presidentit Bill Clinton, Greg Schulter. 12) Gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau", e Martë, 6 Prill 1999. I njëti burim informativ bënte me dije ato ditë se ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë i kishin kërkuar presidentit serb që menjëherë ta lironte Dr. Ibrahim Rugovën dhe familjen e tij nga pengmarrja me qëllim që Presidenti i Kosovës të shkonte për takim me ta jashtë Jugosllavisë" ( ) Gazeta "Frankfurter Rundschau", datë 8 Prill 1999.

Një kërkesë të tillë nuk e kishin bërë qeveria, pesidenti dhe institucionet e tjera të Shqipërisë, të cilat fatkeqësisht, në vend të kësaj kishin duartrokitur skenarët Milosheviçit, me qëllim që ta fundosnin dhe eleminonin së paku politikisht liderin e pakontestuar shqiptar. E njëjta gazetë ka informuar më 10 prill 1999 se "Ibrahim Rugova ishte mbajtur në arrest shtëpie nga forcat policore serbe në Prishtinë" dhe se takimi me Milosheviçin, ishte inskenuar që ai të trajtohej nga UÇK-ja si tradhëtar. Në fakt më shumë se krahu enverist i UÇK-së, përfaqësuar prej Jakup Krasniqit, atë e trajtuan si të tillë institucionet e shtetit shqiptar. Në Perendim ishin vënë në lëvizje ekspertë dhe institucione kompetente për të dalluar pozicionin e Rugovës gjatë pengmarrjes së tij në Prishtinë e në Beograd.Televizioni kryesor gjerman ZDF kishte provuar teknikisht montimin televiziv të takimit të Rugovës dhe të Milosheviçit si dhe montazhin e deklaratave të shpalluara. Në Tiranë, televizioni shtetëror i manipuluar nga Mejdani e Milo kishte përhapur në masën e shqiptarëve si të vërteta të gjitha shpifjet dhe montimet e Milosheviçit.

Kur Rugova ishte liruar nga pengmarrja fizike serbe si dhe "pengmarrja" politike shqiptare, qarqet perendimore u sqaruan për pozicionin e tij të vështirë si dhe për kërcënimet që kishte patur nga ana e diktaturës nacionalshoviniste e Beogradit. Gazeta tjetër gjermane HNA shkruante atë kohë se ".. Sipas vlerësimeve të shumë prej vëzhguesve perendimorë Rugova ishte që nga fillimi i luftës në Kosovë më 24 Mars peng i Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç". ( ) HNA, e premte 7 Maj 1999. Ndërkaq në fillim të qershorit 1999 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte vizituar Madridin dhe gjatë asaj vizite kishte deklaruar se që nga java e parë e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë ai kishte qenë peng i Presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç. Kurse kishte shtuar se me mbështetjen ndërkombëtare kishte mundur të lirohej nga kjo pengmarrje. ( ) Gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau", datë 8 qershor 1999.......



8. Kundërthëniet mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.



Paskal Milo i ka dhënë shumë vend në libër deklaratës së montuar nga Milosheviçi në gojën e Rugovës për gjoja thirrjen e tij "Për ndalimin e bombardimeve të NATO-s". Ai e interpreton këtë nga ajo se Rugova nuk i kishte pohuar në takimin e 7 majit 1999 të kundërtën e kësaj. Eshtë spekulluar shumë me këtë akuzë kundër Rugovës. Janë shkruar dhe libra të tjerë, në të cilat kam lexuar deri pyetje të tilla sugjestive: "A mos Rugova donte ushtrinë serbe në Kosovë?!". Në të njëjtin stil shkruan thuajse dhe Milo. Nga ajo që shkruan duket se ish-ministri shqiptar i Punëve të Jashtme vazhdon të mbrojë koncepte e teza të tilla për udhëheqësin e Kosovës. Ai vazhdon me shënimet e tij të sajuara ta ushqejë opinionin me tezën se "Presidenti Historik i Kosovës ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë". Në një kapitull të këtij libri kemi vënë në dukje faktin që Rugova në maj 1998 i kërkonte presidentit amerikan, Bill Clinton, vendosjen e NATO-s në Kosovë si dhe të një misioni civil ndërkombëtar si periudhë të ndërmjetme deri te pavarësia e Kosovës. Kjo kërkesë e tij ndaj autoritetit me të fuqishëm vendimmarrës të botës së sotme, është dëshmi se iluzionet dhe shpifjet e Paskal Milos mbeten në atë linjë që theksuam më lart, në linjën e shërbimit të radhës ndaj Beogradit.

Natyrisht shqiptarët e njohin faktin se cili nga këta personazhe, Rugova apo autori i librit, Milo, ishin pro ose kundër ndërhyrjes së NATO-s në konfliktin e Kosovës....



9. E vërteta e provuar në gjyqin e Hagës



Kur ishte dhënë lajmi se Presidenti i Kosovës do të dëshmonte në Hagë kundër kriminelit serb, Sllobodan Milosheviç, jo pak njerëz në Kosovë dhe në Shqipëri kishin pritur që Ibrahim Rugova ti nënshtrohej presioneve të presidentit serb dhe të gjendej së paku në ndonjë pozitë dobësie para tij. Ata në Shqipëri, si Milo dhe miqtë e tij, kishin shpresuar se nga kjo do të mund të shisnin si të vërteta shpifjet dhe sulmet kundër Rugovës. Para Rugovës kishin dëshmuar në Hagë edhe të tjerë politikanë të majtë të Kosovës, të cilët ishin gjendur në pozita disi të dobëta. Por këto raste nuk i kishte komentuar media në Kosovë. Së pari, sepse vetëm të majtët ekstremë si Milo e shegertët e tij janë të prirur të merren me dukuri të tilla, e dyta, sepse shtypi i ekuilibruar dhe i djathtë nacionalist i Kosovës nuk ishte i interesuar të "zbulonte" sensasione të tilla, të cilat e dëmtonin imazhin nacional të shqiptarëve....



......Rugova dëshmoi se ai më 21 mars 1999, tri ditë para bombardimeve kishte deklaruar para shtypit se "është koha që NATO të intervenojë dhe duhet bërë diçka" ( ) Libri "Dr. Rugova triumfoi në Kosovë dhë në Hagë", Shtëpia Botuese "Shqipëria Etnike", Prishtinë, 2002, faqe 53.

Ai dëshmonte faktin se natën e parë të bombardimeve ishte djegur zyra e tij e LDK-së, ku ishin dhe institucionet e tjera, Zyra Amerikane në Prishtinë" dhe se këto objekte "u dogjën nga forca serbe, nga ushtria serbe,...grupet paramilitare apo politicia serbe". ( ) Po aty, faqe 53. - Se pas tri ditësh (pas sulmeve të NATO-s) "në shtëpinë time hynë disa ushtarakë, të cilët nuk pritën tua hap derën, por hynë me dhunë". ( )Po aty, faqe 55. - Se ai ishte urdhëruar të qëndronte në prezencë të sigurimit serb në katin e dytë të shtëpisë së tij, se në shtëpi ishte prezente me armë policia dhe ushtria ( ) Po aty, faqe 57-58. - Se shefi i sigurimit serb në Prishtinë, Joksiq, e ka urdhëruar dhe shoqëruar në të gjitha ato që janë shkruar e thënë për "takimet me Milosheviçin, për nënshkrim të deklaratave për shtyp etj. ( ) Po aty, faqe 58.

Rugova pranon se në të gjithë jetën e tij politike ishte takuar vetëm tri herë me Milosheviçin: - Një herë me ndërhyrjen e komunitetit ndërkomnbëtar në kohën efillimit të krizës (maj 1998), së bashku me tre anëtarë të tjerë të delegacionit kosovar dhe dy herë të tjera i marrë me dhunë nga Prishtina dhe i dërguar te Milosheviçi në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s. Ai shpjegon se marrëveshjet ose deklaratat për shtyp i ka firmosur i detyruar nga njerëzit e Milosheviçit. Edhe për takimet me Milutinoviç, Nikola Shahinoviç, me patriarkun rus Aleksej etj ai dëshmon se gjithnjë ishte detyruar nga sigurimi serb dhe shefi i këtij sigurimi në Prishtinë. Dhe pasi i spjegon me hollësi të gjitha sjelljet çnjerëzore të Milosheviçit dhe shtetit serb me personin si dhe familjen e tij, Rugva deklarohet qartë: "Jo, ju lutem, unë kam qenë në arrest shtëpiak, nuk më është deklaruar kjo, pra skam mundur të lëviz pa leje, pa këta njerëz. Pra kam qenë në arrest shtëpiak apo i burgosur i luftës apo si të doni, sepse nuk i di mirë këto përkufizime juridike, pra në një arrest shtëpiak kam qenë". ( ) Po aty, faqe 69. Nuk është e mundur që Paskal Milo të mos ishte njohur me këtë qëndrim të Rugovës në dëshminë e tij kundër Milosheviçit dhe pikërisht ky fakt i bën ende me të kompromentuara politikisht e nga pikëpamja morale të ashtuquajtura shënime të tij.

Vetë Rugova në atë dëshmi, në pyetjen që i bën gjyqtari shpjegon arësyet e këtij aksioni serb kundër tij.

- "Pyetje: Cilat do të ishin pasojat e qëndrimit tuaj politik për shkak të atyre dokumenteve që juve ju kërkuan të firmosnit?

- Përgjigje: Natyrisht se kanë menduar se me këtë të më kompromentojnë, të më diskretitojnë para opinionit publik të Kosovës, shqiptar, dhe po ashtu të nxisin konflikte brenda në sferën politike kosovare shqiptare, dhe këto sigurisht se kanë qenë qëllimet e kësaj që u veprua me mua" ( )Libri "Dr. Rugova triumfoi në Kosovë dhë në Hagë", Shtëpia Botuese "Shqipëria Etnike", Prishtinë, 2002, faqe 72.....



10. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës



Një ish-gazetar nga Shkodra, i katapultuar për arësye të besnikërisë së tij ndaj doktrinës enveristo-titiste-staliniste në drejtues kryesor të një partie politike kosovare në diasporë, B.I, njëkohësisht mik i Paskal Milos, kishte shkruar një artikull me rastin e njëmbëdhjetëdhjetë vjetorit të rënies së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, në të cilin përpiqej që këtë figurë madhore të kombit tonë tia kundërvinte figurës tjetër po aq madhore e të ndritshme, Ibrahim Rugovës. Ai thoshte se "Adem Jashari kishte patur fatin, që duke i takuar një populli që i kishte besuar, kishte ecur në rrugën e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugëzimet e pafund, herë gjysëm sllave dhe herë gjysëm përçartëse të njeriut të Velanisë. Përpjekjet që bëhen sot për të vënë një linjë barazimi mes njeriut të Velanisë, të cilit nuk i përmend emërin për të mos e vënë pranë emërit të Jasharëve, janë veçse dështime të tjera të politikës ditore. Për më tepër ata janë të dhimbshme kur bëhen nga njerëz që i kanë takuar një mendimi të ri politik dhe filozofie të re politike në Kosovë". ( ) http://pashtriku.beepworld.de/files/AdemJashari/b.i ademjashari_miti_legjenda_3.3.08_1.htm

Për këtë shkrim kisha bërë një replikë në gazetën "Bota sot" të datës 15 Mars të vitit 2009....



Pjesa IX



Ndikimi dhe aktualiteti i filozofisë së Rugovës



Vlerat e personaliteteve, ashtu si dhe te lëvizjeve politiko-shoqërore, të cilat ata i udhëheqin gjithnjë janë matur me ndikimin që ato kanë patur në dy periudha: Në periudhën kur këto personalitete kanë jetuar dhe gjithashtu e kanë drejtuar një lëvizje të caktuar politiko-shoqëore, si dhe në kohët e brezave të ardhshëm, kur ata nuk kanë jetuar më. Ndikimi në rastin e parë, pra gjatë kohës kur Rugova ishte në krye të lëvizjes së shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci ka qenë i drejtpërdrejtë dhe smund të ishte ndryshe. Edhe lëvizja e tij politike, nacionale e shoqërore si dhe filozofia e kësaj lëvizjeje është shfaqur me ndikim të drejtëpërdrejtë në këtë periudhë. Kjo dukuri është trajtuar në pjesët e mësipërme të këtij libri.

Por më së shumti udhëheqësit e kombeve dallohen për gjurmët që ata lënë pas vdekjes, në kohërat kur nuk jetojnë. Rruajtja e ndikimit dhe aktualitetit të një filozofie të përpunuar dhe aplikuar në kohët që vijnë është matësi kryesor i vlerave që përfaqëson ajo.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:55 pm

1. Modeli Rugova për shtetin e Kosovës



Ibrahim Rugova me siguri përbën një shembull unikal në jetën poltiko-shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. Eshtë një dukuri unike në mjediset e Europës Juglindore ajo disiplinë politike shembullore, të cilën e shfaqin në ditët e sotme shqiptarët në Kosovë. Kjo disiplinë i ka ndihëmuar qeveritë e pas luftës dhe atë të periudhës së pas pavaësisë që të ruajnë stabilitetin politik në vend. Ndërkohë një disiplinë e tillë kishte befasuar vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjidhjeve politike në Kosovë. Shqiptarët, me vetëpërmbajtje të pashembullt kishin dëshmuar pjekuri të jashtëzakonshme gjatë procesit të votimeve në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme e lokale të zhvilluara në këtë vend të ri. Ata me të njëjtën disiplinë kishin shpallur pavarësinë e Kosovës dhe po me të njëjtin ritëm ishin përballur e përballen me aksionet antishqiptare të Serbisë. Me këtë lloj disipline shembullore ata kanë sfiduar të gjitha përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën e pasluftës. Por njëkohësisht kanë zhvleftësuar të gjitha parashikimet ogurzeza dhe vlerësimet e gabuara se "shqipratët janë problemi në Ballkan", nëse i referohem një deklarate të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Terry Dejvis, lëshuar më 2004 para 30 studentëve shqiptarë......



2. Përkatësia e trashëgimisë së Rugovës



Ndërkaq në kohën e sotme është zhvilluar një debat i gjerë rreth asaj se "kujt i përket Ibrahim Rugova dhe trashëgimia e Tij poltike. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kishte tërhequr në pranverën e vitit 2009 vëmendjen e disa partive politike, për "përpjekje për ta përvetësuar këtë trashëgimi", duke u adresuar kryesisht te Ramush Haradinaj. Në atë prononcim shihej qartë një shqetësim i përligjur për faktin se kishte filluar njëfarë "gare" në këtë drejtim, garë e cila më së shumti kishte të bënte me interesat e ngushta partiake.

Por në princip "vërejtja" e LDK-së dhe përfaqësuesit të saj nuk mund të shihej si një hap i mirë dhe nuk paraqiste realitetin e krijuar pas vdekjes së liderit historik. Në princip autoriteti, filozofia politike dhe trashëgimia e Ibrahim Rugovës lidhen me ndikimin dhe ruajtjen e koherencës së atyre principeve për të cilat luftoi Ai. Dhe nëse i përmbahemi faktit se Ibrahim Rugova i përket më së shumti Kosovës sesa LDK-së, edhe pse me LDK-në ishte i lidhur fati i vendit, atëherë dalim në përfundimin se trashëgimia e këtij personaliteti i përket po ashtu Kosovës. Dhe nëse pranojmë këtë formulë, atëherë duhet pranuar formula se lideri historik i përket të gjithë klasës politike të vendit, të majtë ose të djathtë qofshin ata.

Në vende të ndryshme është e vërtet se të majtët kanë simbolin e tyre, ndërsa të djathtët kanë gjithashtiu një simbol tjetër. P.sh në Gjermani të djathtët e CDU-së kanë si simbol Konrad Adenauer-in, kurse të majtët socialdemokratë kanë si simbol Ë...illy Barndt. Por të dy palët kanë simbol të përbashkët themeluesin e shtetit të njësuar të Gjermanisë, Otto von Bismark.

Ibrahim Rugova luan në rastin e Kosovës rolin e Bismarkut.....



3. Rugova i munguar



Ndërkohë mungesa presidentit historik të Kosovës është ndjerë dhe ndjehet ende pas 17 shkurtit 2008. Që prej kësaj kohe kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive e negative. Disa prej zhvillimeve negative mund të ndodhnin edhe me prezencën e Rugovës. Por shumë prej tyre nuk do të kishin ndodhur. Rugova, ky personalitet i papërsëritshëm i kombit shqiptar, nuk do të kishte pranuar dhe lejuar në asnjë rrethanë opcionin e ndërrimit të identitetit nacional. Ai, edhe në kushtet e krijimit të shtetit të ri të pavarur e sovran të Kosovës nuk do të kishte lejuar në asnjë rrethanë të hiqte dorë nga e drejta natyrore, historike dhe etnike e të qenit shqiptar të shqiptarëve në Kosovë. Në këtë linjë të gjitha simbolet nacionale do të kishin ndryshime vetëm në formë nga simbolet e shtetit të Shqipërisë, por asesi edhe në përmbajte.

Pas vdekjes së Tij ishin gjendur ekstremistë, të cilët i kishin djegur simbolet e identitetit nacional të shqiptarëve të formuluara dhe ideuara nga Ibrahim Rugova. Dhe përfaqësuesit e këtij grupimi ekstremist do të miratonin më pas simbole, të cilat gjithçka mund të jenë, por simbole të nacionalitetit dhe identitetit shqiptar nuk janë e nuk mund të jenë. Ibrahim Rugova kishte ideuar një hymn dhe kishte zgjedhur një këngë për hymnin kombëtar të Kosovës. Kënga e himnit kombëtar përmbante epopenëe lavdishme të luftës së shqiptarëve për liri e pavarësi. Ndërsa himni i ri i Kosovës, vetëm me nota muzikore dhe pa tekst ishte jo vetëm një përçudnim i identitetit nacional të shqiptarëve, por edhe një injorim i një lloji të veçantë, të atij lloji që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histoorinë e kombeve.....



4. Përfundime



Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 Janar 2006. Edhe gjatë vuajtjeve të sëmundjes së Tij, edhe me vdekjen e Tij Ai ishtë vënë me zgjuarsi, kurajo e guxim në shërbim të vendit të Tij. Ai mbeti simbol i qëndresës deri në fund. Edhe i sëmurë e në krevatin e vdekjes ai ishte sfidant. Sfidë kundër Serbisë, duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet e integritet të plotë në bisedimet për statusin e saj; - Sfidë kundër sëmundjes vdekjeprurëse; - Sfidë kundër asaj pjese të politikës shqiptare, e cila flirtonte me Serbinë pa marrë parasysh interesat e Kosovës; - Sfidë ndaj ndërkombëtarëve bashkëpounëtorë të Serbisë, të instaluar në UNMIK; - Sfidë për të dëshmuar aftësi shtetformuese në Kosovë e për ta merituar lirinë e pavarësinë e vendit. Kurrë ndonjëherë më parë dhe kurrë ndonjëherë më vonë nuk do ta ketë shansin donjë udhëheqës politik shqiptar të tregojë aq aftësi, mençuri e përkushtim për ti fituar të gjitha betejat politike e nacionale, siç i kishte fituar Ibrahim Rugova.

Ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë dhe më gjerë, kur një politikan u rangut të Rugovës, të njoftonte bashkëkombasit e Tij për sëmundjen e rëndë që vuante. Ishte hera e parë në historinë e shqiptarëve, kur një udhëheqës i kalibrit të Rugovës të shndërrohej në një simbol lirie e krenarie për kombin e Tij. Kurrë ndonjëherë nuk ishte respektuar dikush nga personalitetet shqiptare në të gjallë e në ceremoninë e varrimit, aq sa Ibrahim Rugova. Kurrë ndonjëherë nuk ishin derdhur qindramijë veta në të ftohtin e acvartë që të nderonin dhe ti jepnin lamtumirën e fundit ndonjë udhëheqësi politik e shpirtëror, siç kishte ndodhur ato ditë të janarit 2006 me ceremoninë e varrimit të Ibrahim Rugovës.

Përpjekja e dikujt për ta denigruar atë në ditën e varrimit, ose për tia larguar fotografinë nga salla ku do të shpallej pavarësia e vendit, vetëm se i kanë zmadhuar dimensionet e Ibrahim Rugovës. Të marrët, ata që nuk dijnë se çështë historia, se çjanë vlerat e lirisë e të pavarësisë - egoistët, ata që mburren me pesë fishekë e një xherdan - të paftyrët, ata që nën hijen e Rugovës kishin bërë emër - frikacakët, ata që në kohën kur Rugova rriskonte në gjurmët e të parëve të vet fshiheshin "prapa gaxhoit" - këta persona pa personalitet përpiqen e do të përpiqen të hedhin baltë mbi emrin, rolin dhe figurën e pakontestueshme të Ibrahim Rugovës. Fatmirësisht rrethi i këtyre njerëzve vjen e ngushtohet në Kosovë. Kjo do të thotë se filozofia politike e Ibrahim Rugovës dhe vizioni i Tij për Kosovën gradualisht bëhen e do të bëhën pjesë e boshtit politik të të gjithë spektrit politik kosovar. Në fakt ky vizion e kjo filozofi ka nevojë të përvetësohet nga të gjithë politikanët shqiptarë në të gjitha trevat ballkanike. Për këtë ndoshta do të duhej investuar që studiues dhe analistë të aftë të skicojnë mirë mendimin dhe filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, me qëllim që ajo të gjejë aplikim në të gjitha shtresat politike shqiptare, si standart origjinal i një enciklopedie politike e morale nacionae më vehte.



Nga analiza e filozofisë politikë të Ibrahim Rugovës si dhe të personalitetit të tij politik e intelektual, nga dëshmitë që ai ka lënë, nga vlerësimet që kanë dhënë për të personalitete të shumta nacionale dhe ndërkombëtare si dhe studiues e politologë të shumtë, mund të formulohen disa përfundime të rëndësishme:

1. Filozofia politike e Ibrahim Rugovës është një rast unikal në rajonin e trazuar ballkanik e madje në të gjithë Europën Juglindore. Nëse marrim dhe analizojmë me radhë figurat politike si dhe programet politike të kohës së Ibrahim Rugovës do të vemë re se Lidhja Demokratike Kosovës, të cilën ai e themeloi dhe e udhëhoqi deri në vdekje, ishte jo vetëm e para parti politike opozitare në ish-Jugosllavinë komuniste, por dhe e para parti politike e Lindjes Komuniste me një program të veçantë vlerash politike, morale e njerëzore, në përputhje të plotë me programet e zhvillimit demokratik të vendeve të Europës. Të formuloje i pari në të gjithë vendet e Lindjes një program kaq të qartë e të pastër vlerash nuk ishte e lehtë as për personalitete që kishin dalë ng shkolla politike të mirëfillta. Ibrahim Rugova e kishte formuluar politikën e tij si dhe të Partisë që udhëhoqi bazuar mbi principet më të vlefshme, të aplikuara në shkollat politike euro-amerikane.

2. Lideri historik i Kosovës, Rugova, ndryshoi mentalitetin ballkanik të konfliktit nacional dhe solli për herë të parë në historinë e këtij gadishulli një risi të pazakontë, një politikë të re në jetën e vendeve ballkanike. Kjo politikë e re e nxirrte rajonin nga kurthet e konfliktit në një terren tjetër, në atë të zhvillimit paqësor e normal të marrëdhënieve fqinjësore. Historia politike e Ballkanit prej gati dy shekujsh ishte karakterizuar prej konflikteve të shumta e të njëpasnjëshme. Në ndryshim nga vendet europiane, madje në të ashtuquajturën kohë paqeje vendet ballkanike kishin qenë dhe vazhdonin të ishin edhe në kohën e Rugovës e pas tij në konflikt të vazhdueshëm. Ibrahim Rugova kishte ofruar për herë të parë recetën e gatshme të rikthimit të paqes, pa çka se paqja nuk varej prej tij dhe filozofisë që ai kishte formuluar. Mund të thuhet se as vetë Greqia, një vend i kahershëm anëtare e Bashkimit Europian, nuk kishte formuluar ndonjëherë një fiolozoofi të qartë politike paqësore në marrëdhëniet e saj me fqinjët. Rugova ishte i pari, i cili bënte thirrje të mos përsëritej e shkuara, të shihej nga e ardhmja dhe të krijohej një Kosovë demokratike e hapur për Serbinë dhe Shqipërinë si dhe me vendet e tjera fqinjë.

3. Presidenti i Kosovës, Rugova, ishte i pari udhëheqës politik i trevave shqiptare, i cili njihte me realizëm psikologjinë e popullit të tij. Ai është i pari prej tyre që kishte kuptuar se shqiptarët janë popull i qëndrueshëm, me aftësi të mëdha rigjeneruese dhe mbijetese, por jo edhe një popull luftarak e militar. Ai ishte i pari udhëheqës shqiptar që kishte kuptuar faktin se paqja dhe liria janë dy anë të së njëjtës medalje, kah shqiptarët kanë prirjen e tyre.

Në Shqipëri regjimi komunist për nevojat e veta kishte militarizuar dhe militantizuar të gjithë jetën politike e morale të shqiptarëve. Për këtë qëllim kishte krijuar një atmosferë, në të cilën "shqiptarët hidhnin valle në gojën e ujkut", një atmosferë psikologjike, sikur ata "ishin populli më luftarak e më i pamposhtuir në botë". Kosova ishte mëkuar për dekada me këtë lloj propagande. Ndërsa Ibrahim Rugova kishte thyer i pari "tabunë" e krijuar n mënyrë të rrejshme e artificiale. Ai nuk mendonte se shqiptarët janë populli më luftarak në Ballkan e më gjerë. I mjaftonte atij dhe kujtdo tjetër vetëm një fakt. Në luftrat Ballkanike Serbia kishte mobilizuar 300-350 mijë luftëtarë, ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria së bashku kishin mobilizuar diku 10-12 mijë luftëtarë, ndonëse shqiptarët ishin objekt i sulmeve dhe masakrave çnjerëzore serbe. Ky disproporcion i potencialeve mobilizuese nuk mund të justifikohej me faktin se Serbia ishte ato kohë shtet, ndërsa Shqipëria nuk ishte formuar ende si i tillë.

Mjafton vetëm ky moment për të dalluar se shqiptarët ishin të prirur drejt paqes dhe e çmonin jetën dhe e ruanin atë, duke prodhuar mbijetesë, por jo edhe rezistencë që çonte në fitore. Në përputhje me këtë psikologji, Rugova realizoi politikën e mbijetesës, politikën e ruajtjes fizike të popullsisë, të cilën ai e përfaqësonte politikisht, duke i dhënë asaj edhe shansin e fitores në paqe.

Përmes kësaj politike paqësore, ai kishte evituar asgjësimin fizik të shqiptarëve. Ekzistenca fizike e shqiptarëve në Kosovë ishte kushti i parë dhe i fundit për të artikuluar kërkesat paqësore për liri e demokraci. Ibrahim Rugova e realizoi këtë, sepse ai nuk ishte një aventurier politik, nuk vepronte me pasionet politike tipike shqiptarçe e ballkanike, nuk i shihte armët si mjeti i vetëm i çlirimit prej sundimit dhe pushtimit serb.

4. Ibrahim Rugova ishte i pari udhëheqës politik shqiptar e ballkanik që përjetoi kohën, të cilën e jetonte, kohën e ndryshimeve të mëdha dhe u përshtat në mënyrë të përkryer me principet që i duheshin asaj kohe. Ai kishte kuptuar me zgjuarsi dhe kishte maturuar me urtësi të gjitha lëvizjet politike të kohës, duke saktësuar rrugën nëpër të cilën do të ecte dhe do ta çonte Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë së saj.

5. Ibrahim Rugova është i pari dhe i vetmi udhëheqës ballkanik dhe shqiptar, i cili drejtimin dhe udhëheqjen e shoqërisë shqiptare e kosovare nuk e mbështeti thjesht në konjukturën e zhvillimit ditor, por në principe të pranuara prej të gjithë botës së qytetëruar. Pikërisht për këtë arësye, ai i qëndroi fort nga fillimi e deri në fund qëllimeve strategjike të tij, luftoi çdo ditë e çdo orë për ato qëllime, pavarësisht nga konjukturat që krijoheshin. Konjukturat i shihte vetëm në kuadrin e ndërtimit të taktikës së luftës për liri, por jo edhe si aspekt të ndryshimit të qëllimeve të tij. Ndaj ai shihet dhe njihet njëkohësisht si politikani më i pakompromis në shoqërinë politike shqiptare e më gjerë.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 11:56 pm

6. Ibrahim Rugova ishte politikan vizionar. Çka do të thotë se Ai nuk shihte para hundës, por shihte larg në horizont. Çka do të thotë se Ai nuk mendonte për të sotmen e Kosovës, por për të arhmen e saj. Çka do të thotë se Ai nuk kishte zgjedhur mjete të përkohshme për të rezistuar kundër dhunës dhe terrorit serb, por kishte zgjedhur mjete të pranueshme për gjithë jetën e nga e gjithë bota që ti përdorte në këtë luftë.

7. Presidenti historik i Kosovës e mësoi popullin e Tij për herë të parë në histori sesi mund ta përdorte refuzimin si metodë të sukseshme për të arritur qëllimet e tij të lirisë. Përmes lëvizjeve të Tij në rezistencën e shqiptarëve Ai dha shembullin e vetëm unik në historinë e vendit, sesi mund ta mundësh pushtuesin, duke e injoruar atë, duke e refuzuar atë dhe duke ndërtuar një jetë politiko-shtetërore e shoqërore paralele, të pavarur nga sistemi i vendosur prej pustuesit serb. Kjo metodë evolucioniste mbetet edhe në ditët e sotme si model i suksesit, nëse ajo përdoret me zgjuarsinë dhe vendosmërinë e Ibrahim Rugovës.

8. Ibrahim Rugova na ka lënë mësimin e madh se vizionarët bëjnë histori. Servilët dhe pushtetmbajtësit përmes kolaborimeve me armiqtë e kombit shqiptar nuk mund të bëjnë histori. Ata mbeten gjithnjë në qoshen e në skutat e historisë.

9. Rugova na dëshmon se integriteti politik dhe moral personal është kushti kryesor për të siguruar mbështetjen e bashkëkombasve si dhe për të qenë i pranishëm në tavolinat ndërkombëtare, ku diskutohen problemet e zhvillimit të vendit që përfaqëson. Modeli i udhëheqësit sovran dhe integral i kishte sjellë Rugovës mbështetjen e mbi 90 për qind të popullsisë shqiptare të Kosovës si dhe simpatinë e pakontestuar në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. I kishte sjellë Atij respektin dhe simpatinë në botë e sidomos në botën e lirë e të vlerave euro-amerikane. Ai nuk ishte imponuar brenda dhe jashtë vendit as me forcën e pushtetit, të cilin nuk mund ta kishte, as me forcën e armëve, të cilat kurrë nuk i përdori, as me forcën që mund të ketë një popull i madh. Ai ishte imponuar me vizionin e Tij, me idetë e Tij filozofike e politike, me forcën e argumenteve dhe urtësinë prej udhëheqësi.

10. Ibrahim Rugova ishte dhe do të mbetet përjetësisht në majën e elitës politike dhe intelektuale shqiptare, modeli i njeriut që dijti të komunikojë me bashkëkombasit e Tij, njeriu i urtë që në asnjë rast nuk e përdori fjalën e rëndë kundër shqiptarëve, personaliteti që na mëson sesi duhen ndërtuar marrëdhëniet brendashqiptare, me qëllim zhvillimin dhe prosperitetin nacional.

Për ta karkterizuar veprën dhe filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, mundet që të renditen argumente të pafund. Ato nuk mund të shterohen në një libër e as në dhjetra e qindra të tillë. Megjithatë sollëm në vëmendje vetëm disa prej këtyre mësimeve që dalin nga vizioni dhe përkushtimi i presidentit historik të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës Empty Re: Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi