Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stefanoviq: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet me dhunë ose bisedime

Shko poshtë

Stefanoviq: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet me dhunë ose bisedime Empty Stefanoviq: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet me dhunë ose bisedime

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 21, 2011 11:36 pm


Stefanoviq: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet me dhunë ose bisedime

Stefanoviq: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet me dhunë ose bisedime Edita-stefanoviq-b

Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar të mërkurën mbrëma se Beogradi ka planin “për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, por Brukseli ende nuk është përgjigjur ndaj këtij plani,njoftojnë mediat serbe.

Stefanoviq ka paralajmëruar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet në dy mënyra: “që dikush të përdorë dhunën ose të ulen dhe të bisedojnë”.

“Mënyra e parë është më e keqja, pasi që nënkupton viktima në njerëz nga të dyja palët dhe pamundëson paqen afatgjate në gjithë rajonin. Ne jemi Qeveria e parë e Serbisë, e cila ka nisur bisedimet me shqiptarët, pasi që bisedimet në Rambuje dhe Vjenë, nën ombrellën e Marti Ahtisarit, vështirë se mund të quhen të tilla”, ka thënë ai.

Serbia i ka dorëzuar të premten e kaluar Bashkimit Evropian propozimin për “zgjidhjen e problemit” të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje, i cili parashikon që policët dhe doganierët e Kosovës “të mos jenë të pranishëm” në këto dy vendkalime kufitare.

Pas dorëzimit të këtij “plani”, Stefanoviq pat deklaruar se “nevojitet një status i veçantë për Bërnjakun dhe Jarinjen në kuptimin etnik, të sigurisë, ekonomisë dhe strategjisë”.

Të premten e kaluar, në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri janë vendosur doganierët dhe policët e Kosovës, të cilët atje janë dërguar me helikopterë të KFOR-it, pasi që serbët kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt këtyre dy pikave kufitare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi