Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës

Shko poshtë

Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës Empty Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 21, 2011 9:15 pm

Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës
Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës JjJakupK_Kryeparlamentar

Bota sot
PDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

(I plotësuar) - PDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në një mbledhje informative që Kuvendi i Kosovës mbajti në orët e pasdites, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i njoftoi deputetët lidhur me vendimin e fundit të kryesisë së Kuvendit për mosbotimin në seancë të sotme të presidentit dhe të Qeverisë së re Kosovës.
Ndërkaq Hajredin Kuçi në emër të grupit parlamentar të PDK-së doli në foltore dhe njoftoi se PDK-ja ka mbledhur 40 nënshkrime dhe ka deponuar kërkesën që nesër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të zgjedhen presidenti dhe qeveria e re e Kosovës
* * * * * *
Presidenti dhe Qeveria e re e Kosoves pritet te votohet ne një seancë të ardhshme që do të mbahet jo më herët se 3 ditë nga dita e sotme.
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës në të cilën është vendosur që të mos procedohet sot kërkesa e grupit parlamentar të PDK-së për zgjedhjen e Qeverise dhe të presidentit të ri të Kosovës. Mbledhja është kryesuar nga kryetari i ri i Kuvendit Jakup Krasniqi ndërsa njëri ndër anëtarët e kryesisë së Kuvendit Sabri Hamiti ka qenë kundër votimit në ditën e sotme të Qeverisë e presidentit të ri.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit Jakup Krasniqi doli para gazetarëve dhe tha se nuk ka pasë kërkesë me shkrim të koalicionit PDK-AKR.
Por sipas tij Kryesia do të rrespketojë rregulloren e punës që nënkupton se jo më herët se 3 ditë mund të mblidhet seanca e Kuvendit të ri të Kosovës me kërkesë të koalicionit PDK-AKR, për të votuar Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës.
* * * * * *
Pasi u bë verifikimi mandateve të deputetëve të Kuvendit, kryesuesja e seancës deputetja më e vjetër Flora Brovina hodhi në votim propozimet e partive politike, për nënkryetar u propozuan Xhavit Haliti - PDK, Sabri Hamiti – LDK dhe Glauk Konjufca – Vetëvendosja si dhe Peter Miletiq, minoriteti serb dhe Enes Kervan nga minoriteti turk.
Kryetari Krasniqi me të marrë postin është zotuar se do ta kryej detyrën e tij me përgjegjësi të plotë.
"Gjatë kësaj udhëheqje të këtij mandati të katërt ju siguroj juve dhe qytetarëve se gjithçka do të jetë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së punës së Kuvendit", ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar se legjislatura e kaluar ka arritur me sukses të promovojë demokracinë dhe kulturën parlamentare dhe se në këtë drejtim do të vazhdojë edhe gjatë këtij mandati.
Ndërkohë, Krasniqi ka ftuar anëtarët e ri të kryesisë në mbledhjen e parë për të vendosur për seancën e re, në të cilën do të zgjedhet presidenti dhe kabineti i ri qeveritar.
Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës KUVENDI%20I%20RI
Edhe pse ishte paralajmëruar që në ora 11h të ditës së sotme të fillonte seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, Kuvendi filloi punimet e Kuvendit ë ri me një vonesë prej më shumë se 15 minutash.. Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës tashmë janë mbledhur shumica e deputetëve të rinj, dhe deputetët tashmë kanë nxënë vendet e tyre në Kuvend.
Punimet e Kuvendit i kryesoi Flora Brovina si deputete më e vjetër e Kuvendit të Kosovës.
Deri në këto momente nuk dihet se a do të zgjidhet sot edhe presidenti dhe Qeveria e Kosovës, por sipas rendit të ditës sot pritet që të zgjidhen organet e Kuvendit, kryesia dhe trupat e tjerë të Kuvendit.
Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës Betimi-kuvend-21
* * * * * *
Të pranishëm në këtë seancë ishin 117 deputetë nga 120 sa janë zgjedhur në këtë legjislaturë të re të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë po marrin pjesë ambasadorë të vendeve të huaja e po bie ambasadori i SHBA-ve Kristofer Dell, pastaj eurodeputetet Kristina e Lunaçek etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi