Tiranë: Basha në punë me biçikletë
Tiranë: Basha në punë me biçikletë
Tiranë: Basha në punë me biçikletë
Kryebashkiaku i Tiranës, dhe punonjësit e administratës së Bashkisë, shkuan sot në zyrat ku punojnë me biçikleta, në këmbë, ose me mjetet e transportit publik, në respekt të ditës botërore pa makina. Bashkia e Tiranës dha mesazhin e rëndësisë që ka për qytetin dhe qytetarët, lëvizja pa makina, në funksion të reduktimit të ndotjes dhe stresit.
“Dita pa makina është një rast i mirë për të reflektuar mbi pastërtinë e qytetit por edhe mbi stilin e jetesës së qytetarëve. Sot unë mora biçikletën për në punë, nuk është diçka e re për mua, nuk është diçka e re për qindra e mijëra qytetarë që biçikletën e kanë pasur mjet kryesor lëvizjeje, por sot gjërat janë ndryshe. Biçikletën e kam sjellë por nuk kam ku ta vendos. Ose duhet ta marr brenda në korridoret e Bashkisë, ose duhet ta çoj në një vend të posaçëm i cili nuk ekziston, ndërkohë që shumica prej nesh, sikundër edhe unë biçikletën nuk e kemi më mjetin tonë kryesor të transportit. Arsyet janë të shumta; arsyeja e parë: ku do ta lë, tani që erdha me biçikletë në punë, arsyeja tjetër, natyrisht trafiku shihet si një rrezik për çiklistët, dhe po kështu një rol jo më të pakët luan ndotja dhe perceptimi i ndotjes në kryeqytet”, tha Basha.
“Që biçikleta të jetë një mjet transporti, jo vetëm në ditën pa makina, jo në mënyrë ceremoniale nga Kryebashkiaku, por të jetë një mjet i preferuar, sepse i tillë duhet të jetë, sepse është një mjet i shëndetshëm, është një mjet i pastër, ne duhet të marrim disa masa. Së pari, duhet të sigurojmë stacione biçikletash në të gjithë qytetin dhe Bashkia do të nisë menjëherë nga puna për ta bërë këtë realitet me financimet e veta dhe në partneritet me sektorin privat. Së dyti, do të dedikojmë korsi biçikletash në të gjithë qytetin, kur ne të kemi përsëri ditën pa makina, ku në të gjithë qytetin e Tiranës do të shënohen mbi 22 km korsi e dedikuar për biçikletat. Së treti, qyteti do të jetë më i pastër dhe për këtë, një nga faktorët kryesorë pas ndotjes është trafiku kuturu, amullia e mjeteve private të cilat përdoren vend e pa vend, për të t’u dhënë qytetarëve komoditetin të lëvizin në qytet ashtu siç duhet të lëvizin pa asnjë vështirësi dhe pa u detyruar të marrin makinën në çdo rast”, u shpreh Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha po ashtu premtoi investime në transportin publik të kryeqytetit. “Ne do të investojmë fuqimisht në transportin publik, ndaj brenda shtatorit do të përfundojnë termat e referencës për të përfunduar projektimin e një prej linjave të tramvait në Tiranë, dhe po kështu, do të investojmë për një qytet më të gjelbër dhe me më pak ndotje që flokët e çiklistëve të mos ndoten më shumë se flokët e motoristeve. Këto janë disa nga hapat që ne do të ndërmarrim dhe jam i vendosur për këtë agjendë, sepse të jetosh në një qytet më pak të ndotur e me më pak makina, e më shumë biçikleta, nuk do të thotë të jetosh në një qytet më të pastër, por do të thotë të jetosh edhe në një qytet më të shëndetshëm, me më pak stres me më shumë harmoni, gjëra për të cilat kemi nevojë të gjithë”, tha ai.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefja e kabinetit të Shpend Ahmetit, shkon në punë me biçikletë (VIDEO)
» KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha
» Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë
» ZGJEDHJET: PS FITON BASTIONET E PD, NË TIRANË BASHA KALON NË AVANTAZH
» Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha 500 vota para Ramës
» KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha
» Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë
» ZGJEDHJET: PS FITON BASTIONET E PD, NË TIRANË BASHA KALON NË AVANTAZH
» Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha 500 vota para Ramës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi