Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha

Shko poshtë

KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha Empty KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 6:50 pm


KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha



KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha PD-LulzimBasha-PD


(I plotësuar)-Nga numërimet e deritanishme pranë KZAZ-së nr.52 në Tiranë, rezulton se kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, kryeson ndaj rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Për këtë është prononcuar edhe Jorida Tabaku, kandidate për këshilltare e Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati Basha ka fituar 1199 vota, ndërsa Rama vetëm 795.

Tabaku ka deklaruar gjithashtu, se janë gati të tjerë persona që do të zëvendësojnë palën e numëruesve që mund të paraqitet e lodhur nga procesi.

Sipas saj, fitorja e kandidatit Basha duket e qartë, kjo edhe për faktin se shifrat e votave pro tij, po përparojnë dukshëm në këtë KZAZ ndaj rivalit të tij socialist Edi Rama.

* * * * * * *

KQZ, publikon rezultatatet paraprake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve deri në orën 16:00, ndërkohë që po vijon ende numërimi në disa qarqe të vendit.

Kështu sipas KQZ-së kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Vangjush Dako kryeson me 1653 vota kundrejt kandidatit të djathtë Ferdinand Xhaferri i cili ka marrë 1533 vota.

Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 3723 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano i cili ka marrë 2927 vota.

Kështu sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika me 5075 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 4090.

Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 5732 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 3782 vota.

Ndërsa në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Nasufi kryeson me 696 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë me 682.

Në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj ka marrë 5723 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 4021 vota.

Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 4168 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinoymeri i cili ka marrë 3229 vota.

Në bashkinë e Shkodrës kandidati i djathtë Lorenc Luka kryeson me 723 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Geng Uruçi i cili ka marrë 464 vota.

Ndërkohë në bashkinë e Kukës kandidati për koalicionin e djathtë Hasan Halilaj ka marrë 4839 vota ndërsa kandidati i majtë Cengu ka marrë 2862 vota.

Edhe në bashkinë e Kamzës kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu kryeson me 4247 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3782 vota.



PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë

Ka përfunduar numërimi i votave në disa qytete dhe komuna të Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet e para, duke zyrtarizuar fitoren e Partisë Demokratike (PD) në baskitë: Kukës, Bajram Curri, Peqin, Lezhë, Pukë dhe Delvinë. Kandidati i Partisë Demokratike në Peqin, Ilir Rrushi ka fituar me diferencë të thellë votash kundrejt rivalit të tij socialist Naim Teqja me 908 vota.

Numërimi i votave vazhdon në bashkinë Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Në Berat kandidati i PD-së, Ilir Deçolli është në avantazh ndaj rivalit të tij të PS, Fadil Nasufi. Po ashtu, KQZ ka nxjerrë fitues kandidatët socialistë në bashkinë Tepelenë, Ersekë dhe Rrëshen, si dhe komunat Otllak dhe Ura Vajgurore në Berat, ku kandidatët socialistë kanë fituar respektivisht me diferencë të ngushtë, prej 12 votash secili.

Në Tepelë është vërejtur një përçarje e votave mes kandidatit të mbështetur nga PD-LSI dhe atij të LZHK-së, pasi ky i fundit ka marrë 1188 vota kundrejt 750 atij të PD dhe 1741 të kandidatit socialist.

Dy kutitë e para në Durrës, Dako 444 vota, Xhaferraj 412

Janë numëruar dy prej 165 kutive të votimit për Bashkinë e Durrësit. Vangjush Dako kryeson me 444 vota ndërsa rivali i tij Ferdinand Xhaferraj ka marrë një numër prej 412 votash. Në qarkun e Durrësit demokratët nga 5 kuti të numëruara prej 20 të tilla në total kanë marrë 1839 vota kundrejt 706 votave të socialistëve. Durrësi ka nisur numërimin e votave me më vonesë se sa të gjitha KZAZ-të në gjitha qendrat e qarqeve. Së fundi ka nisur numërimi edhe në Bashkinë Shkodër ku Partia Demokratike ndodhet në avantazh.

Shkodër, nis procesi i numërimi pas ndërprerjes disa orëshe

Ka nisur procesi i numërimit në qytetin e Shkodrës, pas pushimit disaorësh që kërkuan komisionerët. Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 përqind, ndryshe nga herët e tjera. Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 për qind e votuesve. Procesi i votimit dhe i administrimit të materialit zgjedhor ishte shumë i mire, ndërsa ngërçi u pa në nisjen e procesit të numërimit. Shkak u bënë mosmarrëveshjet për disa lista.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi