Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Remzi Basha:Gjuha jonë

Shko poshtë

Remzi Basha:Gjuha jonë  Empty Remzi Basha:Gjuha jonë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 22, 2011 11:33 pm

Remzi Basha:Gjuha jonë  U1_RemziBasha

Remzi Basha:Gjuha jonë

Të mpleksur me thinja
Vitet vijnë së largu
E re mbeti gjuha
E i ri mbeti vargu.

Gjuha nëpër shkronja
Hodhi valle burri
Dhe sqepin shqiponjë
E gdhendi te guri.
Sa shumë dufe
Gjuha ka përcjellë
Përzihej me plumba
Futej në betejë.
E derdhte aq ëmbël
Në brazdat e shkrimit
Kohën e Skënderit
Vargjet e Naimit
Zjarrin e zemrës së dheut
Dhe armët i dhe trimit
Le mbi djep të foshnjës
Zërin e bilbilit.
Në sa udhë brodhe
Gjuha jonë me derte,
Anë më anë u hodhe
Në pesë kontinente.
Shkronjat - rreze drite
Në sa rrugë brodhët?
Bashkë me komitët
Valle trimash hodhët.
Herë nëpër libra
Herë nëpër torba,
Ju i zgjatnit shinat,
Tutje përmbi kodra.
Erdhët varg e varg
Njëra përkrah tjetrës,
Binit me karvane
Historinë e jetës.
Në pesë kontinente
Në tre oqeane
Ngrinit monumente
Çanit në tufane
Dhe shekspirit vetë
I besohej vallë
Se në Shqip “Hamleti”
Do të ish i gjallë.


Remzi Basha:Gjuha jonë  Images?q=tbn:ANd9GcRSMjAGc4DNUwi6GBzvRZWtQbxVxy8jbCAt1v6GYa4k51147R-6Remzi Basha:Gjuha jonë  Images?q=tbn:ANd9GcQO7QasdCY0cLPo4FTzxzgJ9_OD9tE1xbWAqcEkebM-jL3XYo6-1dgmXsOnAA

Nga Prof. Remzi Basha
Per"Shqip.dk"Shkodrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi