Remzi Limani:
Faqja 1 e 1
Remzi Limani:
[size=16][size=16]Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese
| E Enjte, 02.12.2010, 10:58 PM |
ARTISTI ME VLERA TË DËSHMUARA KRIJUESE[/size][/size]
[size=16]Nga [size=16]Remzi Limani
Krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet…
Jo rastësisht, Shefqet Eminin e njoha viteve të tetëdhjeta, atëbotë kur ishte student i Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga ajo kohë, krijuesi ynë, Emini, nga dashuria për të bukurën, me xhelozi prej artisti, ishte i pasionuar në fushën e pikturës, saktësisht në portretin figurativ; duke e fokusuar atë në plan të parë. Pra, formulimet figurative - studioze ndër më të ndryshmet në shumë fusha të arteve figurative deri te skulptura e në veçanti të portretit artistik, Shefqeti bëri shumë hapa për të arrutur aty ku eshtë sot.
Në fillim të karrierës së tij, ai e kultivonte portretin tradicional, ku vlerat artistike dhe figurative ishin në suazat dhe normat akademike. Mirëpo, krijuesi në fjalë, me punën e tij studioze dhe të pandërprerë - sikur donte të kalonte nëpër të gjitha fazat për të arritur deri tek mjeshtëria dhe përsosuria artistike në profesionin e tij. Në formulimet e tija paraprake në fushën e portretit, në telajo kryesisht dominonin imazhet e modeleve të përzgjedhura, të cilat në sfondin i pikturës inkorporoheshin me një prapavi të rëndomt… Në këtë kontekst, z. Emini, filloi të hulumtoj dhe materializoj edhe hapësirën e një tërësie figurative duke e begatuar sfondin e portreteve me gamën e të mbylltës së bashku me dritëhijet e shprehura me të cilat vepra e tij natyrshëm mori edhe një dimension duke u veshur me të duhurën artistike dhe vlerat e një qasjeje figurative Rembrantiane.
Pra, krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet… Pra, faza e tashme e krijimtarisë së tij, pa asnjë dyshim, me të drejtë mund të quhet krijimtari artistikisht e pjekur dhe e kultivuar si duhet. Portretet të cilët tani Shefqeti i krijon me pasion dhe mjeshtëri prej artisti, bëjnë pjesë në kultivimin dhe paraqitjen e imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinishë dhe moshave të ndryshme. Nga këto shtjellime dhe studime figurative, ai nxjerrë në pah momentin psikologjik dhe social të njeriut dhe kohës së tij - si element kryesor dhe i rëndësishëm për të zbuluar dhe prekur shpirtin e individit të paraqitur në veprat e tij. Tani, qasja e formulimeve artistike dhe të shprehurit figurativ në veprat e Shefqetit, në vetvete ngërthejnë frymën ekspresive, të një guximi dhe fuqie krijuese e cila na dëshmon dorën e sigurtë prej një artistiti të merituar.
Koloriti i begatë, me nuancat e ndezura që nga e kuqja, e kaltra, e verdha, okeri por edhe e zeza dhe paleta e përpunuar e toneve të ngrohta, veprën e artistit e fuqizojnë dhe estetikisht e bëjnë të kapshme për mendjen dhe syrin e çdo individi. Së këndejmi, Shefqet Emini, me të njejtën frymë i qaset edhe peizaxhit dhe vizatimit ekspresiv duke e dëshmuar kontinuitetin e një gjuhe dhe shprehje figurate të një arti modern. Ai dhe vepra e tij në ekspozitat kolektive si dhe ato personale u prezantuan në shumë galeri të njohura gjithandej botës së qytetëruar. Ai ekspozoi në: Suedi, Danimarkë, Austri, Norvegji, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali, Egjipt, Kinë, Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoni, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri. Dhe, më në fund, duhet të themi se Shefqet Emini, tashmë është një artist i cili posedon dhe flet me gjuhën e tij figurative të një fryme ndryshe nga të tjerët dhe nga e kaluara e tij dhe koha kur u njohëm me të.
Biografia: Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në Davidovc të Kosovës. Shkollën Fillore dhe atë të mesmen i mbaroi në vendlindje. Më pastaj u diplomua në Akademinë e Arteve (Dega e pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të studimeve, fillimisht punoi si arsimtar i artit figurativ në shkollën e mesme të qytezës, Shtime dhe në shkollën e mesme të qytetit Ferizaj. Tani, mbi dhjetë vite jeton dhe vepron në Holandë, duke u marrë aktivisht me artet figurative si artist i dëshmuar dhe i pranuar nga komuniteti artistikdhe publiku i gjërë i shtetit të Holandës. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e luleve, ai pati një numër të konsiderueshëm të ekspozitave personale si dhe ato kolektive në shumë shtete dhe galeri të njohura botërore. Po ashtu, për punën e tij krijuese. Shefqeti u shpërblye me çmime dhe mirënjohje nga asociacione të ndrushme kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme.
Shefqet Emini, është anëtarë i disa galerive, fondacioneve dhe asociacioneve artistike siç janë:
- Permanent collection of the Gallery Tetovo, Macedonia 2010
- Permanent collection of the Gallery Aiud, Romania 2010
- Permanent collection of the Museum Tepecik,turkey 2010
- Aperon Art Plus Gallery, Istanbul 2010
- Gallery Tornby Denmark2010;
- RKD as from2003;
- Foundation Symbiose Sittard as from 2003;
- Foundation art centre keeps out 2003;
- Aida as from 1994
- Stichting Kunstcentrum Weert as from 2003;
- Permanent collection of the National Gallery of art in Tirana 1999
- Artist figurative association of the Kosovo as from1989;
- President of the foundation ‘Zef Kolombi ‘ Ferizaj Kosovo as from 1988-1992
- Member of foundation art centre ‘ Zef Kolombi ‘ Ferizaj Kosovo as from 1982;
[/size][/size]
Similar topics
» Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani
» Remzi Limani:BEKIMI I BEKUAR NGA ZOTI
» Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese
» Remzi Limani: Pagjumësia e tingujve të Lule Elezit
» Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë
» Remzi Limani:BEKIMI I BEKUAR NGA ZOTI
» Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese
» Remzi Limani: Pagjumësia e tingujve të Lule Elezit
» Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi