Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”

Shko poshtë

“Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë” Empty “Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 23, 2011 7:55 pm


“Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”

“Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë” Nuk-jemi-taliban

Lëvizja “ Bashkohu”, kësaj radhe nuk ka e ka bllokuar rrugën për të protestuar, por ka zgjedhur hapësirat pran institucioneve qendrore, Qeverisë e Kuvendit për të dhënë porosinë e tyre ndaj kërkesave që kanë, për lejimin e shamive, ndërtimin e xhamisë dhe futjen e lëndës fetare në shkolla.

Protestës i priu kreu i Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, i cili dha porosi për liderët institucional se ata nuk janë talebanë e as turq, por janë shqiptarë që sipas tij po kërkojnë zbatimin e drejtave të tyre dhe jo diskriminimi. Në tubimi ku ishin pak më shumë se 200 vetë, u prezantua edhe platforma e Lëvizjes “Bashkohu” të cilët than se do të ndjekin çdo hap ligjore deri të përmbushja e kërkesave të tyre.

Me këtë rast Ramiqi paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen asnjëherë ato do të vazhdojnë dhe zgjerohen në gjitha qytetet e Kosovës, duke nisur nga java e ardhshme.

Lëvizja “Bashkohu” sot në protestë

Lëvizja “Bashkohu” lajmëron se sot, në ora 14:00, do të mbajë protestën e radhës. Kundër protestës është deklaruar Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas njoftimit të Lëvizjes “Bashkohu”, protesta do të mbahet para Qeverisë, në hapësirën e gjelbër, “kundër diskriminimit në baza fetare, duke mos lejuar arsimimin e vajzave të mbuluara në institucionet arsimore”.


Në këtë protestë pritet të shpaloset edhe manifesti i lëvizjes ”Bashkohu” dhe programi për protesta për javët në vijim.

Javën e kaluar, Lëvizja “Bashkohu” kishte anuluar protestën për “arsye patriotike dhe të zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi