Eduard M. Dilo: ''Jemi shqiptare'' - i thashe...
Faqja 1 e 1

Eduard M. Dilo
" JEMI SHQIPTARE " -i thashe...
Ishte dite korriku.Ne ate salle gjyqi te mbushur me gjimnaziste , zhvllohej nje tragjedi nga ato qe dhe Shekspiri i madh do ta kish zili..., se me siguri do shkruante nje kryeveper tjeter.
Sa tragjedi te tilla u luajten mbi jeten e atyre njerezve krejt te pa fajshem ; sidomos ne qytetin jugor , ne ate qytet te gurte te lashte e historik , ku kish lindur dhe "prijesi" nje diktator i rralle ne sojin e diktatoreve.
Shume te zellshem ishin ,sidomos ne ate djep kulture ,ata qe perfaqesonin e predikonin plot pathos mesimet e partise dhe te diktatorit.
I kthyer vertete nje qytet policor ,kudo qe te shihje dhe hidhje veshtrimin , ne cdo kend rruge dhe rrugice shtruar me kalldrem gjithe mozaike, do te shihje ato fytyra te fishkura e thatanike me sy si gjarperinj qe te ngjallnin tmerr.
Ne kete fryme te tmerreshme diktatoriale zhvillohej drama qe pershkruajme.
Civilat thatanike me ata syte djallezore qe i "shetitnin" andej - kendej, fytyre lige ishin te pranishem ne ate salle.
Prokurhorri, nje meso burre me ate ze te cjerre e aspak njerezor, vendosur nje pale syze jo se i kish te nevojeshme , por per ti dhene rendesi postit therriste e cirrej sikur te ishte ne maje te malit jo ne sallen e gjyqit.
Gjykatesi, fill pas tij , "shkelqyshem" bente dhe ai detyren e partise, ulerinte e skuqej deri tek veshet , kish merak mos ngelej me mbrapa prokurhorrit....
e pastaj merrte verejtje si zbutes i luftes karshi armikut "te kllases"!
Deshmimtaret e rreme, qe mesimin e eproreve nuk e kishin pervetesuar mire, filluan te qanin mbasi degjuan zerin e te pandehurit qe u tha qartas:
"Shteti pa spiunazh nuk mund te jetoje,por kujdes se spiunat pasi i shfrytezon i zhduk!"
Dridheshin mos nuk riperteritnin mire shprehjet qe u kishen mesuar shoket e hetuesise dhe pastaj mjere ata.
-"Si ky do t’ju bejme "-u qene kercenuar xhelatet me veglat e torturave ne duar atje ne bodrumet e erreta e plot lageshti , hekura nder mure e pllanga gjaku , te burgut ku diktatura enveriane bluante jete njerezish.
I burgosuri, burre trim e i vendosur, nje shqiptar i vertete edhe pse ishte sfilitur nga torturat cnjereziore qe kish kaluar ne ato muaj ferr te hetuesise, prape mbahej e nuk ja bente syri terr.
Kishte te drejte, vetem te drejte, ishte krejt i pa fajshem per ato qe akuzohej, ndaj dhe nuk i trembej drames qe luhej ne kurrizin e tij.
Nga sa e kishin kercenuar ne ato kater muaj hetuesi dhe menyra se si po zhvillohej gjyqi, mori parasysh qe e priste denimi kapital.
Gjyqi zgjati dy dite.Ne te u lakua shume emri i te vellait, nje ish shok klase me diktatorin, qe ne kohen e luftes ishte nje nder eksponentet e B.K.
Diktatori i kish kerkuar bashkpunim e i kish ofruar poste shume te larta , por Ai nuk kish pranuar.
Ai luftonte per Kombin dhe asnjehere nuk e shkonte nder mend te luftonte si diktatori kundra kombit!
I pandehuri i drejtohet trupit gjykues :
" gjyqin tim zhvilloni apo te vellait qe kam tani afro 30-te vjet pa e pare.
Per here te fundit e pashe ne betejen e Barmashit,
kur une rene ne toke i plagosur rende , pashe fytyren e komandantit, vellait tim , qe po me lidhte plagen.
Predhen e kam akoma ne trup....
...nuk kuptoj pse dridhen e qajne deshmimtaret , njerin e njoh se e kam bashkefshatar, ndersa tjetrin per te paren here e njoha ne seancat e hetimit....;
...profesore
kujdes! Nxenesit tuaj po e humbasin provimin".
Ironizoi ai xhelatet qe kishte perballe dhe vazhdoi i patundur ne fjalen e tij:
"Ju e dini mire c’denim u jep Zeusi te pa-afteve.
Jam i sigurt se nuk do te jete e larget koha kur disa nga ju do te ini ne karrike qe jam une sot".
Xhelatet te zverdhur nga sa degjonin ngrine nga guximi i te pandehurit. U dukej sikur vete Zeusi zgjidhte cilin te qellonte me rrufe.
Nje
polic e terhoqi nga rrobat per ta ulur poshte.
-Hidhni prangat dhe ne izolim urdheroi prokurhorri.
-Jo
foli nje nga gjykatesit. Ai sot eshte perpara nesh qe te mbroje te drejten e tij.
Salla e mbushur me gjimazste, filloi te flase:
" lirojeni,lirojeni eshte i pa fajshem, deshmimtaret vetem genjejne; keshtu na meson partia?
Kjo eshte drejtesia qe na predikoni ne shkolle….!"
Gjyqi po merrte nje drejtim tjeter, ndaj u kerkua prej drejtuesve pushim, e nxenesit u shperndane...
Gumzhinin kalldremet e qytetit nga zerat e te rinjeve jo djallezore: "eshte krejt i pa fajshem....,
sa keq qe e denojne kot....,si genjejne e qajne deshmimitaret...., te jeni te sigurt qe do ta lirojne...s'ka fare faj....etj. etj...!"
Pas pushimit filloi seanca tjeter , por me nje ndryshim.
Ne salle ishin vetem fytyre fishkurit dhe ne rreshtin e pare te karrikeve ulur prane njeri tjetrit vellai i madh i te akuzuarit me nipin e tij akoma te pa rritur.
I akuzuari hodhi syte nga njerzit e pakte qe ishin ne salle.
Rron mor vella , po vellai tjeter rron apo ka vdekur?
Rron ju pergjegj vellai , por i semure ne shtrat prandaj nuk erdhi sot ketu.
I pandehuri , brenda kangjellave dhe policeve qe e rrethonin mori pamjen e nje luani qe pret te sulmoje.
Kryeprokurhorri ngriti dosjen e hetimit dhe e drejtoi nga i akuzuari, trupi gjukues dhe salla.
Eshte firma jote ketu i pandehur?
Po firma ime dhe njolla gjaku ; mori fryme me veshtiresi dhe vazhdoi. Ate firme ma kini marre ne kapitje pas torturave te tmerreshme.
Neve nuk perdorim tortura ne hetime, folen njezeri "njerzit e drejtesise".
Po keto c'jane u pergjigj i pandehuri dhe ngriti lart kemishen e trupit.
Familjaret ne salle , u drodhen kur pane ate trup te sakatosur nga torturat. Nxire nga goditjet , plage te pa sheruara nga djegiet me cigare dhe hekur te skuqur...
Kurajo i foli vellai nga vendi ku ishte ngritur me kembe mbeshtetur ne bastunin e pleqerise ardhur para kohe.
Dy pika loti zbriten ne faqet e nipit te parritur.
Pusho armik i popullit dhe partise, tradhetar i atdheut , reaksionar... dhe cfrynte me jarge qe i vareshin nga goja qafderrit prokurhorr.
I akuzuari me nje ze qe kumboi ne ate salle te zbrazur ju pergjigj :
"Mos ngaterro Atdheun dhe popullin me partine .Atdheu dhe populli jane Shqiperia.
Partia eshte nje organizate e perkoheshme, partia..."
Plumbin kokes , plumbin kokes , vareni tek sheshi bertisnin fytyre fishkurit nga salla.
U kishte nenvleftesuar nenen parti dhe s'mund ta duronin.
Drejtesi foli vellai me nipin dhe zeri i tyre doli si gjemim nga salla e atij gjyqi ne ate tragjedi te vertete qe luhej ne fillimin e Korrikut te viteve '70 , ne qytetin e gurte djep kulture i Atdheut tim.
Kryeprokurhorri urdheroi mbylljen e seances per ate dite. Ishte shume i lodhur.
Diten tjeter pas disa oresh seance gjyqesore u dha nje denim me burgim te gjate ose "heqje lirie" si ishte norme te thuhej ne ate sistem qeveritar udhehequr nga nje bande kriminelesh dhe partia "famemadhe".
Liri , vetem emrin kish te tille, se per te s'kish patur kurre, asnje here qekurse diktatura ishte istaluar.
Vellai i plakur para kohe u ngrit nga karrikja dhe me bastunin ne dore u drejtua nga vellai i vogel per ta takuar. Nje polic e pengoi, por nje nga gjykatesit foli: -lejoheni ta takoje vellane, ai tani eshte gjykuar.
Te kesh Zotin me vehte se njerzit te denojne dhe e perqafoi.
Kryeprokurhorri , kryetari i gjukates hidhnin syte si nga vellezerit dhe nga gjykatesi qe foli.
Prangat folen te dy njezeri dhe ne qeli..
Denimin i pa fajeshmi e kaloi ne nje nga burgjet tmerr te atij vendi, punoi e u sakateps ne galerite e thella te nxjerrjes se mineraleve.
Per hir te se vertetes po shkruaj dhe nje nga momentet te jetes se tij ne burg qe me ka treguar vete.
-
Nje te Diel , dite pushimi ne kamp pas revoltes qe beme nga mijerat e te denuarve me afrohet nje mesoburre prane dhe kokeulur me thote :
" M
e fal njemije here, me fal per ato qe te kam bere...
nuk me kishte shkuar kurre ne mendje se do te perfundoja ketu. Ti kishe plotesisht te drejte ate dite ne sallen e gjyqit ne c'do gje qe shprehe. Gjithashtu te drejte pate kur na u drejtove duke na thene : nuk do te jete e larget koha kur disa nga ju do te ini ne karriken qe jam une sot ."
Ishte nje nga xhelatet e pranishem ne gjyq qe i sherbente diktatorit. Ishte penduar dhe kerkonte ta rifillonte jeten.
Ndava ne mes mollen qe kisha ne duar dhe gjysmen ja dhashe atij.
Jemi Shqiptare -i thashe...
Me pa drejt ne sy, e mori me kenaqesi dhe me falenderoi. Nuk e pashe me me .
Nga nje miku im mesova se e kishte vrare roja nje nate.
Gjoja deshi te arratisej nga burgu me tha miku.
Ndodhi te zakoneshme keto ne burgje vazhdoi dhe psheretiu thelle.
Kur ish i pandehuri doli andej gjalle, nuk jetoi gjate. Edhe pse i ri ne moshe, nderroi jete , pa pare kurre nje dite te lumtur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Eduard M. Dilo:DR. IBRAHIM RUGOVES
» Eduard Dilo sjell dy poezi nga Pellumb Lamaj
» Eduard M. Dilo: Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Skenderbeut

» Jorgo S. Telo, Eduard M. Dilo: Diloiada (ose lotët e pa terur të dhimbjeve)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi