Kur shokët të “vrisnin” pas shpine...
Faqja 1 e 1
Kur shokët të “vrisnin” pas shpine...
Kur shokët të “vrisnin” pas shpine...
Nga Bedri ÇOKU
Aqif Selimi, 83- vjeçar, agjutant dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mustafa Gjinishit, në një emision televiziv tregonte se, pas shpartallimit të forcave partizane nga gjermanët në operacionin e dimrit, Shtabi i Përgjithshëm i Nç. dha urdhër që të gjithë partizanët e çetave të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre, (me leje), për t’u rikthyer në një kohë të pacaktuar, kur do ta shikonte të përshtatshme Shtabi i Përgjithshëm, në ilegalitet. Unë, thotë Aqif Selimi, isha gjithë kohën prapa Mustafa Gjinishit, i cili komunikonte me të gjitha forcat ushtarake kundra pushtuesve. Me ballistët, zogistët, me këshilltarët anglezë dhe kryesisht me Shtabin e Përgjithshëm të Nacional-çlirimtares. Ai nuk ishte komunist, ishte atdhetar dhe luftonte për çlirimin e vendit nga okupatorët. Në konferencën e Labinotit bëri atë që, deri më sot nuk ka guxuar asnjeri nga pjesëmarrësit që ta tregojë. Për shkak të ndërhyrjes së tij gjatë zhvillimit të konferencës, ajo u ndërpre gati një çerek ore. Kjo ndodhi sepse, ndërkohë që Ymer Nishani po lexonte rezolutën me tre pika, e cila thoshte se:
1) Shqipëria shpallej Republikë.
2) Ndalohej kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri.
3) Shqipëria njihte kufijtë e vitit 1939...
Mustafai thërret nga mesi i sallës:
Stop!... Stop! Dhe i drejtohet Enver Hoxhës me gisht.
- Po ty, mor tradhtar, kush ta ka dhënë të drejtën që ta shesësh Shqipërinë... të pranosh kufijtë e saj të përgjysmuar? Ndërkohë, ndërhyn Mehmet Shehu kundra Mustafait, i cili e akuzon atë si shovinist... Ky, nxjerr koburen dhe i përgjigjet menjëherë. Edhe Mehmeti e nxjerr të tijën me shpejtësi. Ishin të dy trima... - Ti, kriminel, mbylle gojën!- i thotë Mustafai...Sepse je i dënuar me vdekje, për vrasjen e 80 myzeqarëve të pafajshëm... Por, çfarë t’u bëj këtyre, unë... Dhe drejtohet nga Mugosha, Meladin Popoviçi e Myslim Peza... Ndërhyjnë të gjithë për të zbutur gjakrat. Ndërkohë, Mustafai priti që ta përkrahnin delegatët, sidomos Koço Tashko dhe Sejfulla Malëshova, të cilët i kishte shumë miq. Por edhe ata nuk u ndjenë. Konferenca miratoi vendimet e shpallura, sipas interesit të serbëve që e kishin organizuar atë... Ndërsa Mustafa Gjinishi u largua nga konferenca i zemëruar, gati me të gjithë. Ai iu derdh Myslim Pezës, tek i cili kishte mbështetjen dhe besimin më të madh, duke i thënë: A u binde tani që ata janë të gjithë kundra Shqipërisë.... Se ata janë duke realizuar ëndrrën serbe për të zhvatur Kosovën?
Nga shënimet në bllokun e Mustafait, që e kam lexuar me sytë e mi, thotë Aqif Selimi, Myslim Peza ishte në një mendje me Mustafa Gjinishin, por ai asnjëherë nuk e mbështeti patriotin e flaktë për çështjen e shqiptarizmës. Edhe kur Mustafanë e transferuan, pas ca ditësh për në Veri, gjoja me shërbim të posaçëm, ai e paralajmëroi Myslim Pezën se, transferimi për në Veri po bëhej për qëllime të errëta... -Po të gjeti gjë ty, i tha Myslimi, unë do ta çoj gjakun deri në gju të kalit... Këtë, ta dinë mirë cilido, edhe Enveri me serbët në Shtab... Megjithatë, Mustafai e respektoi vendimin e Shtabit të Luftës, u nis në Veri. Si gjithmonë, unë nuk i ndahesha atij asnjë sekondë. Kisha edhe porosinë e Myslim Pezës që ta ruaja Mustafanë se, siç thoshte ai, e kishim si ujin e pakët ndër shqiptarët që luftonin për trojet tona... Ndodheshim në Dibër për t’u organizuar që të kalonim në Kosovë. Papritur Mustafanë e thërrasin për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, me kuadrot e lartë të çetave dhe brigadave. Ishte 20 Shtatori i vitit 1944. Sapo mbërritëm në Maqellarë, mes kuadrove të grumbulluar, ndodhej edhe Hysni Kapo, i cili e ftoi Mustafanë të jepte mendimin e tij për diskutimet që po bëheshin në ato çaste rreth personalitetit të Titos e të fitores së shpejti të popujve sllavë kundra nazifashistëve.
Mustafai, pasi dëgjoi një copë herë diskutantët, tha: - Po si nuk ju vjen keq për popullin shqiptar, që ka 5 vjet në luftë kundra okupatorëve për çlirimin dhe bashkimin e vendit, ndërsa juve ju djeg barku më shumë për fitoren e pansllavizmit në botë... ??!! Të gjithë ulën kokën, pa guxuar njeri ti përgjigjet. Pas pak aty kaluan edhe Enveri me Mehmet Shehun, të cilët po shkonin, gjoja për të marrë pjesë në organizimin e brigadës së katër. Pas tyre u nisën edhe të tjerë. Mbaj mend se menjëherë pas Mustafait, u nisën edhe Ndreko Rino me Liri Gegën. Ai para, ata pas. Pa u futur mirë në pyll, në trupin e Mustafait u derdh papritur një karikatore e tërë me fishekë. Një 17- vjeçar, i ndodhur afër atentatit, zbrazi automatikun në ajër për të dhënë alarmin. Së pari ai takoi Ndreko Rinën dhe Liri Gegën, të cilëve u shprehu lajmin e vrasjes së Mustafait. Edhe unë shkova me vrap sapo dëgjova krismat, por ishte vonë. Mustafai dergjej i pafrymë në tokë. Liri Gega, gjithë indiferentizëm e me ironi pyeti djaloshin partizan: -More djalosh, a e pe mirë, Mustafai vdiq, apo vdiq krejt, a? Dhe vazhdoi rrugën qetë-qetë për ku qe nisur, me Ndreko Rinën.

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Mizore: Forcat serbe vrisnin gjithçka që lëvizte
» Kryeskenari: Eliminimi i ish ushtarëve të UÇK-së, ishte kurth ti vrisnin në gjumë!?
» Kujtim Stojku:PAS SHPINE
» RUZHDI BERISHA-RUDI:DUART PAS SHPINE
» AGIM GASHI:PRAP PO VRITEN BIJTË PAS SHPINE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi