Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Videoja e tretë e deputetit Prifti

Shko poshtë

Videoja e tretë e deputetit Prifti Empty Videoja e tretë e deputetit Prifti

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 25, 2011 12:46 pm


Videoja e tretë e deputetit Prifti

Videoja e tretë e deputetit Prifti Prifti-gjykate

Gjatë hetimeve të video skandalit Ilir Meta dhe Dritan Prifti, ekspertët zbuluan edhe një video të tretë përveç asaj të ish-ministrit Prifti me atë të zëvendësit të tij. Videoja e tretë u deklarua nga vetë prokurori i çështjes “Meta”, Bujar Sheshi, i cili deklaroi në seancën e fundit në Gjykatën e Lartë se kjo video dhe ajo me Beqirin nuk u duhej dhënë ekspertëve shqiptarë, pasi ka gjasa të bjerë në duart e ish-kryeministrit Meta dhe që mund të kthehet në një provë presioni për dëshmitarin kryesor të çështjes.

Video i është dhënë Prokurorisë së Tiranës dhe Task Forcës e cila ka regjistruar procedimin penal nën akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria ka mbajtur sekret faktin e ekzistencës së saj për një kohë të gjatë dhe tani mësohet se për të ka fillua hetimi. Pas transmetimit të lajmit, mediet kërkuan nga deputeti Dritan Prifti të sqaronte brendinë e bisedës, personazhet dhe faktin nëse ai do ta publikonte videon.

Prifti deklaroi se “video të cilën përmend prokurori në gjyqin ndaj Ilir Metës është një material mes meje dhe Fahri Balliut. Ajo është në dorë të Prokurorisë. Nuk do ta publikoj pasi ajo është sekret për hetimin dhe unë nuk mund të shkel ligjin e hetimit”.

Deri tani, burimet thonë se në video flitet për një aferë në lidhje me një tender për shitje skrapi. Video e tretë, sipas të njëjtave burime, u rikuperua gjatë kontrollit që ekspertët e huaj i bënë video-regjistruesit që deputeti Dritan Prifti dorëzoi në Prokurori për të denoncuar presionin e Ilir Metës për t’i bërë favore një biznesmeni në dhënien me koncension të hidrocentraleve. Por, ndryshe nga sa është thënë deri tani, zoti Prifti ka deklaruar në mbrëmje se videon e ka dorëzuar ai vullnetarisht për hetim dhe se sipas tij ajo nuk është zbuluar nga askush.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi