Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neki Lulaj:NUSËRIMI I FJALËVE

Shko poshtë

Neki Lulaj:NUSËRIMI I FJALËVE Empty Neki Lulaj:NUSËRIMI I FJALËVE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 27, 2011 11:14 am

Neki Lulaj:NUSËRIMI I FJALËVE Ramiz-Dermaku-41Neki Lulaj:NUSËRIMI I FJALËVE Neki_Lulaj
Neki Lulaj:NUSËRIMI I FJALËVE
(Neki Lulajt dhe Ramiz Dërmakut)

Rrjedhin vargjet e poetit
Me hapa uragani
Që ia përcëllojnë këmbët
Poetit që vallëzon zbathur
Mbi gacat dhe hirin e bungut
Provoje e ec edhe ti vetë
Nëse din
Të prodhosh margaritarë!

Ai që dashurohet në Muzën iliriane
Nuk është tjetër veçse engjëll
Derisa din t’i nusërojë fjalët me fjalë
Kur shkronjat si gurët e thyer të strallit
Lëshojnë dritë nga zemra e krijuesit shpirtbardhë
Engjëjt dinë t’i japin dallgë edhe oqeanit
Të thurrur
Me gjerdanë kurorash mbretërore.

Vargjet nuk dinë kufi, ato hapin dyer burgjesh
Udhëtojnë nëpër botë si margaritarë
Ato s´kanë as biletë e as pashaportë
Por trokasin tek ata njerëz
Që kanë shpirtin dhe zemrën e mendjen
Porsi qehlibar.

Vargjet i përcjellin engjëjt
Dhe bëjnë dritë mbi dhe
Njashtu siç bën pena e poetit të dritës
Dhe fjala e kritikut
Që digjet si dritë
Për nusërimin e fjalës me fjalë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi