Blerina Rogova Gaxha: Politikanët si pelenat!
Faqja 1 e 1
Blerina Rogova Gaxha: Politikanët si pelenat!
Politikanët si pelenat!
Nga Blerina Rogova Gaxha
Kur disa nga shqiptarët e partisë njëherë dhe një kohë provonin që të ishin më Papë se Papa dhe të shndërroheshin në besnikët e partisë, kishte ndodhur që një burrë t’i pagëzonte fëmijët e tij me emrat Liri dhe Plan. Dhe kur Plani (djali), që ishte më i vogël, një ditë i kishte mbushur pelenat, burri i botës i kishte bërtitur me të madhe vajzës së madhe: “Oj Liri asht dhjerë Plani”.
Kjo i kishte mjaftuar që ai të mos ishte më besniku i partisë, por i internuari i saj. Nga gjithë kjo mesele, ka mbetur vetëm historia për të, që u shkon përshtati dhe sot objektivave dhe planeve. Një komik amerikan kur fliste për politikanët, thoshte se ata janë si pelenat, që duhet të ndërrohen shpesh dhe çdoherë për të njëjtën arsye.
Në politikën tonë të re ka shumë njerëz që do të duhej të ndërroheshin, në mos dikush tjetër, do të duhej që ata vetë të largoheshin nga skena politike, sepse kanë nisur të kundërmojnë.
Ka pasur dhe ka plot të tillë që kundërmojnë dhe ka të tillë që me hatër o me zor kanë arritur të zënë vend në estradën politike. Kur ra një pushtet dhe u ngrit një tjetër, ka pasur fjalë, hamendësime dhe parashikime se çfarë do të ndodhte me disa ministri. Është folur shumë edhe për Ministrinë e Kulturës, e cila për aq sa ka jetë i kishte takuar deri para pak kohësh vetëm një partie.
Kuptohej që kishte shumë “pro dhe kundër”, dhe për më shumë, që brenda kësaj ministre pritej të kishte lëvizje të mëdha. Kemi parë se si kanë rënë “si kungujt” siç thotë populli, njerëzit e strukturave të larta e të ulta e të çfarëdo strukture të kësaj ministrie, për t’i zëvendësuar të gjithë ata me njerëzit e partisë që tashmë e kishte marrë timonin e saj.
Kemi parë edhe se si kanë rënë dhe janë vënë të tjera figura në pothuaj të gjitha postet udhëheqëse të institucioneve kulturore të vendit. Kemi parë dhe kemi qenë dëshmitarë edhe të letrave-hartimeve shkollore në mbrojte e akuza mes ministrit të Kulturës dhe njerëzve të artit.
Madje që në ditën e parë të pushtetit në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, pushtetarët e rinj të kësaj ministrie, e kishin nisur ters mandatin, ose kishin dashur që kupolës kulturore të vendit të vogël t’i jepnin një tjetër kurs të veprimit duke e ngjyrosur atë që në ditën e parë me koloritin partiak.
Thuhej se ishin hequr fotografitë e presidentit të ndjerë Rugova dhe të humanistes me origjinë shqiptare Nënë Tereza, dhe kjo menjëherë të krijonte përshtypjen e bindjen se diçka kishte filluar keq.
Por, kjo ministri për të cilën sot thuhet se po ecën si breshka, nuk ka pasur se si të dijë të ecë ndryshe as gjatë gjithë dekadës së shkuar. Në kohën e shkuar të saj, që nga lindja e deri para pak muajsh me të kanë udhëhequr njerëzit e kulturuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pse sot ata janë zëvendësuar me njerëz tashmë të kulturuar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Se sa shumë janë mërzitur ish-pronarët e saj që më s’janë zot shtëpie, e tregon edhe alarmi i rrezikut, të cilin e ka lëshuar LDK-ja ditë më parë, më saktë Ekipi i Ekspertëve të Kulturës brenda kësaj partie.
Partia që është kollitur në Ministrinë e Kulturës për gati dhjetë vjet, alarmon se qeveria e PDK-së po e shfaq haptas tendencën që Kosovën ta zhveshë nga kujtesa historike dhe nga trashëgimia e saj kulturore.
Këta ekspertë të kulturës kanë thënë se dëshirojnë ta tërheqin vëmendjen e elitave kulturore se “mungesa e një vizioni për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, krahas nënshtrimit të turpshëm për historinë nacionale, përbën aktin e dytë të qeverisë Thaçi për heqjen e qëllimshme dorë nga tradita kulturore dhe nga kujtesa e saj historike.”
Këta “gjashtëminutësh” siç i quajnë kulturologët e partisë opozitare ata të partisë që e ka marrë pushtetin, duan ta shkatërrojnë, ta zhveshin e ta lënë lakuriq vendin. Do zoti të jenë gabim me ekspertizat e tyre, sepse kanë pasur kohën e bollshme për të analizuar e për të eksperimentuar siç iu ka dashtë qejfi me kulturën, historinë e trashëgiminë e vendit.
Sot janë të tjerë ata që janë ulur, që do të kënaqen e do të eksperimentojnë me gjithë atë që përbën kulturën e një vendi. Ata që do të improvizojnë se kinse po ua “bajnë gajlen” krijuesve, ndërkaq që përkushtimi i tyre është dhe do të jetë injorues.
Historinë me pelena të komikut amerikan, të cilën LDK-ja e kishte aplikuar së tepërmi viteve të fundit të qeverisjes me Kulturën, por pa ndonjë efekt, shpresojmë që së paku këta të tjerët ta kuptojnë si duhet, dhe të mos bien kaq shumë erë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Blerina Rogova - Gaxha:Nastradini nuk deshi me u ba mbret
» Muhamet Rogova: Poezi e dhembjes dhe zhgënjimit
» Fatime Kulli:Aty qëndron Ibrahim Rogova
» Blerina Goce: “Të panjohurat” e profesorit
» Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas
» Muhamet Rogova: Poezi e dhembjes dhe zhgënjimit
» Fatime Kulli:Aty qëndron Ibrahim Rogova
» Blerina Goce: “Të panjohurat” e profesorit
» Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi