Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy lajme të rëndësishme me Serbinë e Shqipërinë në qendër

Shko poshtë

Dy lajme të rëndësishme me Serbinë e Shqipërinë në qendër Empty Dy lajme të rëndësishme me Serbinë e Shqipërinë në qendër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 8:56 pm

Dy lajme të rëndësishme me Serbinë e Shqipërinë në qendër


Dy lajme të rëndësishme me Serbinë e Shqipërinë në qendër Flag-Pins-Serbia-Albania-300x226

Dy lajme të sapopublikuara në dy media të rëndësishme botërore kanë në qendër Shqipërinë dhe Serbinë. E para është një speciale e përgatitur nga Trust Law, pjesë e grupit Thomson Reuters, në lidhje me aplikimin e Shqipërisë e Serbisë për në BE. Sipas kësaj agjencie, në tetor pritet që Serbia të bëhet vend kandidat për në BE, kurse Shqipëria nuk do e ketë këtë shans. Edhe pse ka nisur rrugën e integrimit dhe aplikimin shumë më përpara, Shqipëria ka mbetur pas Serbisë.

Ndërkohë, një tjetër lajm i rëndësishëm është ai i të njohurës gjermane Frankfurter Allgemeiner Zeitung, që citon një burim nga presidenca serbe, që thotë se ata përkrahin idenë e ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. “Nëse nuk ekziston Kosova, nuk kemi pse e njohim atë,” ka thënë ky zyrtar. Para disa kohësh vetë presidenti Tadiç në një intervistë për FAZ tha se përkrah këtë ide, që sipas tij duket se është edhe dëshirë e Tiranës.

Gazeta Tema
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi