Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Agimit (Video)

Shko poshtë

Misteri i Agimit (Video) Empty Misteri i Agimit (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 1:03 pm

Misteri i Agimit (Video) Deshmitari%20X_Atdhe%20Mulla_Shtepia%20e%20Agim%20Zogaj_Personi%20X_001_400851_thumb_large(Foto: Atdhe Mulla)

Misteri i Agimit (Video)


Agim Zogaj, i njohur si Dëshmitari X, ka vdekur mëngjesin e së martës në rrethana misterioze në një park në Gjermani. Ai ishte njeriu kryesor në procesin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë ish-ushtarëve të UÇK’së që akuzohen për krime lufte. Familjarët e tij rrëfejnë për Express momentet dhe telefonatat e fundit me Agimin. Ata akuzojnë EULEX’in se ua rrëmbeu djalin.
Nga Nexhmije Ahmeti & Nebih Maxhuni më 29 shtator 2011 në ora 08:10

Herën e fundit që kanë biseduar me të, ishte dita e festës së Bajramit të Madh, gati një muaj më parë.

Nga ajo ditë, nuk di asgjë më për të.

Kështu së paku thotë Idriz Zogaj, babai i Agim Zogajt, personit që ndryshe njihet si “Dëshmitari X” në procesin gjyqësor “Kleçka”, ku një prej të akuzuarve është Fatmir Limaj.

Tash Idrizi, i shtyrë në moshë, vetëm kujton zërin e të birit.

Të mërkurën, Misioni i EULEX’it në Kosovë konfirmoi se “Dëshmitari X” është gjetur i vdekur në një park diku në Gjermani.

Idrizi tregon për Express në shtëpinë e tij në Prizren se, pavarësisht telefonatave, kurrë nuk e ka ditur se në cilin vend ndodhet djali i tij. Në këtë situatë ata ndodhen që nga muaji mars i këtij viti.

Kështu, babai i Agim Zogajt apo “Dëshmitarit X”, për të cilin ende nuk dihet saktë nëse është vrarë, vetëvrarë apo si ka vdekur, pasi autoritetet gjermane janë duke kryer hetimet përkatëse, ka treguar në detaje se si EULEX’i ia kishte marrë me zor të birin për ta strehuar diku. Arsyetimi i Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në vend, sipas Idrizit, është në rrezik jeta e tij.

Por ky mision, edhe pse e ka konfirmuar për publikun vdekjen e “Dëshmitarit X”, babait të tij, Idrizit, zyrtarisht nuk i ka treguar ende asgjë. Së paku jo deri në orët e mbrëmjes të së mërkurës. Krejt çfarë di, ai thotë se e ka kuptuar nga mediat. Madje as familja e ngushtë e “Dëshmitarit X” nuk është njoftuar, gruaja e tij dhe fëmijët.

“Unë për vdekjen e djalit tim kam kuptuar nga njerëzit e tjerë që kanë ardhur te unë në shtëpinë time në Lipjan”, thotë Idrizi, i cili sapo ka kuptuar se çfarë ka ndodhur është nisur drejt Prizrenit, për t’iu gjetur pranë gruas së të birit dhe fëmijëve të tij.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Televizioni Klan Kosova ka arritur ta sigurojë dëshminë e Agim Zogajt dhënë për hetuesit e EULEX'it. Dëgjojeni një pjesë të dëshmisë së tij.




http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,63787


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi