Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:AGIMIT TË AGIMIT TË LIRISË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:AGIMIT TË AGIMIT TË LIRISË Empty Mentor Thaqi:AGIMIT TË AGIMIT TË LIRISË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 01, 2012 3:19 pm

Mentor Thaqi:AGIMIT TË AGIMIT TË LIRISË 531414_472774936085250_1108955561_nMentor Thaqi:AGIMIT TË AGIMIT TË LIRISË 275246_100000582437455_2097760_n

Në 14 Vjetorin e shkuarjes në Përjetësi të Heroit Gjeneral Agim Binak Qelaj:

Mentor Thaqi:AGIMIT TË AGIMIT TË LIRISË
(Në përkujtim nderues të Heroit Gjeneral Agim Qelaj)

Kah Anadrinia
si vetëtimë
me murmurimë
oshëtinë,
thanë: Agimi
ia mbërrini!

Eh, Rahavec
në atë RaVet
që koha ecë
me mijëra vjet
e asgjë nuk ngecë
por bulon n´jetë,
qyshë nga Epokë
e Motit të Madh,
tevona
në pritjepërcjellje
Kapedanësh,
Bajram Currësh
e Sadik Ramësh.
Naltë shkoi flaka,
zhagas shkoi tymi,
u thyen mite me gafa,
Legjendëgjalli mbërrini,
paj, ia krisi Agimi!

O mërgimtarët e mi,
lehtë e patem
të mbahemi me të,
AI na ruante zjarrin në gji
me Fjalen e tij Krismë,
Krismë
që hegjemoninë
gjumhisë!

Bekimi
për të, mbeti refren
shpirti e zemre,
Nderin e Nderit
n´Singen
e kthejmë n´vargje kënge,
atë mall në bebëza
plagës
që iu vu dregëza
e shërojmë me ëndje
me dashuri zemre
edhe pse me dhëmbje!

Ev Agim Qela, ev!
Shumëçka na mbet
pa e thënë
ato ditë e sot
e nuk e thamë dot,
po aq shumë thamë
e do vazhdojmë
ku e patem lënë,
n´Histori
Lavdinë e lamë
të mbjellur
me zjarr pushke
të sjellur!

Po TY?!
Ah, po po,
TY të kemi Legjendë
për k´të Arbëri,
të kemi dhe Histori
për Dardani,
për Pavarësi
pasha k´të Shqipni,
pasha k´të Liri
e pasha k´ta dy sy!
Paj,
Kolos Kombi
o Hero,
je Ti,
Gjeneral
sa një Mal,
në Përjetësi!


Mentor Thaqi VS., 30.06.2012

PS. Nuk e di se cili është versioni gjeneral: Qelaj apo Çelaj, ngase të dya i hasa edhe në internet?! Mirëkuptim!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi