Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË...

Shko poshtë

Viktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË... Empty Viktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 8:21 pm

Viktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË... 275925_100000525636701_8351615_nViktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË... 274830_100000745564260_813413902_n

Viktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË...
(Motrën time SHYHRETE AHMA)

Ngrihu, bijë, ti nga shtrati,
Lëre dhimbjen këtu tek unë,
Shko matanë tek yt vëlla,
Fshija lotët, të humbin gjurmë.

Thirr tani ti motrën time,
Fjal’ e saj balsam për plagë,
Dor’ e saj ma zbut dhimbjen,
Syri i saj pikon veç mjaltë.

Eja, motër, më rri pranë,
Nuk është vend ky për fëmijët,
Sytë e tyre burojnë lumë.
S’mund ta fshehin ata dhimbjen,

Më rri afër, motra ime,
Zbutma plagën e trishtimit,
Ma këndo këngën e jetës,
Gjersa sytë t’ia shoh agimit.

Sytë ngulur në dritare,
Do t’i mbaj unë për gjithë natë,
Gjer të vijë agim’ i bardhë.
Pastaj ti ngrihu nga shtrati.

Hap dritaren kat e kat,
T’më mbështjellë i freskëti ajër,
Edhe po s’e pashë agimin,
Ai vjen sërish i bardhë.

Ndën jastëkun tim të shukur,
Do ta gjesh ti amanetin,
Futur në një zarf të grisur...
..............................................

Kam kaq mall për ty, o jetë,
Lë kaq ëndrra thesit të grisur,
Sa veç hiri i trupit tim,
Mund t’i prekë duar dridhur.

E kuptove, motra ime?
Mos më fut në t’ftohtën tokë,
Po në kaltërsinë e qiellit,
Shpirtin tim ta ndiej ngrohtë.

Shtrëngo zemrën, motra ime,
Lëri lotët ti mënjanë,
Hape zarfin me kujdes,
Dhe plotësoma amanetin......

E enjte 29 shtator 2011 ora 18:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:MA THIRR MOTRËN KËTË NATË... 296938_283767038317482_100000525636701_1154212_909269925_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi