Zyrtarisht: Dëshmitari “X” Agim Zogaj u vetëvra
Zyrtarisht: Dëshmitari “X” Agim Zogaj u vetëvra
Zyrtarisht: Dëshmitari “X” Agim Zogaj u vetëvra
(I plotësuar) - Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se Agim Zogaj ka bërë vetvrasje. Kjo është bërë e ditur pas autopsisë që i është bërë viktimës. Mirëpo, zyrtarët e Policisë së Disburgut nuk kanë dhënë informata nëse Agim Zogaj ka qenë i siguruar nga policia atje, pasi ka ai ka qenë dëshmitar i mbrojtur, i njohur si dëshmitari “X” në rastin “Kleçka”, ndërsa aktakuza e EULEX-it ndaj 10 personave, përfshirë edhe deputetin Fatmir Limaj është ngritur kryesisht mbi dëshminë e tij. Babai i Agim Zogajt ka rrëfyer për RTV21 se nuk ka pasur asnjë informacion për vendodhjen e të birit të tij dhe për ç’arsye po mbahet atje.
Autoritetet policore në rajonin e Disburgut të Gjermanisë, ku u gjet i vdekur Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X” konfirmuan për RTV 21 se pas autopsisë u vërtetua se viktima ka bërë vetvrasje.
“Policia e Disburgut të martën mbrëma ka gjetur një njeri të vdekur dhe sipas hetimeve të para që ka bërë policia në vendngjarje, ka konstutuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Këtë edhe sot herët në mëngjes e ka vërtetuar autopsia se viktima në fjalë ka bërë vetvrasje”, Ramon Van De Maat, zëdhënës i Policisë së Disburgut në Gjermani.
Mirëpo, autoritetet policore të Gjermanisë nuk dhanë informacione nëse Agim Zogaj ka qenë nën masa të sigurisë, pasi ka qenë dëshmitar i mbrojtur.
” Sa i përket temës së EULEX-it Policia e Disburgut nuk mund të japë informata”, tha Ramon Van De Maat, zëdhënës i Policisë së Disburgut në Gjermani.
EULEX-i gjatë ditës nuk dha detaje për masat e sigurisë për dëshmitarin X.
“Rrethanat e vdekjes së tij janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane. Siç jeni në dijeni gjithashtu, individi ishte dëshmitar në një rast në Kosovë. Duke pasur parasysh këto dy fakte, në këtë fazë nuk mund të bëjmë komente të mëtejshme “, thuhet në komunikatën e lëshuar nga EULEX-i.
Familja Zogaj po pret për ngushëllime familjarë dhe miq të saj, pas vdekjes së Agim Zogajt, trupi i të cilit u gjet në një park në qytetin Duisburg të Gjermanisë.
Babai i Agimit, Idriz Zogaj rrëfen për RTV 21 se nuk ka pasur kurrfarë informatash se ku gjendet djali i tij. Ai thotë se beson në autoritetet gjermane.
“Unë nuk e kam ditë as ku është as ku ka qenë, as çka i ka ndodh. Unë nuk flas pa e dit ose pa e pa as pa e pasë informatën e saktë. Informata e saktë na vjen prej atje ku ka ndodh edhe ku kanë marrë shënime inspektorët a kush kanë qenë ata. Ata e dijnë vendin se unë në Kosovë e ai atje ku ka qenë nuk e di. Unë i besoi organeve të Gjermanisë në dokument. Unë nuk i di arsyet, e ata e kanë marrë, ata e dijnë. EULEX-i e ka marrë e kanë qu për Prishtinë, ku e kanë ku e kanë qu unë nuk kasp pasë lidhje”, tha Idriz Zogaj, babai i Agim Zogajt.
Njohës të së Drejtës Penale pohojnë se vdekja e dëshmitarit “X” nuk do ta pengojë procesin gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte në Kleçkë.
Sipas këtyre njohësve, dëshmia e Agim Zogajt konsiderohet valide. Dëshmitari “X” është kryesori në “rastin Kleçka”, ndërsa aktakuza e EULEX-it është ndërtuar mbi dëshminë e tij. Atë e kishte EULEX-i në mbrojtje prej kur u ishte dorëzuar autoriteteve dy vjet më parë, kur kishte filluar të dëshmonte për krime që pretendonte t’i ketë kryer Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij.
Agim Zogaj ka lënë dëshmi të shkruara dhe të filmuara, të cilat pritet të përdoren në rastin Kleçka që pritet të nisë nga fundi i tetorit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» TV Diaspora:Dëshmitari Agim Zogaj
» Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
» Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
» Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
» Eulex: Asanaj u vetëvra
» Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
» Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
» Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
» Eulex: Asanaj u vetëvra
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi