Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt

Shko poshtë

Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt Empty Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 16, 2012 1:28 am

Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra


Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt
Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt Dino-asanaj_new
(I plotësuar) Thika që i mori jetën Dino Asanajt ishte pjesë e kompletit të thikave që ndodhej brenda shtëpisë prej ku për herë të fundit Asanaj doli i gjallë. Kështu kanë konfirmuar burime të përfshira në hetimin e rrethanave të vdekjes së Asanajt.

Si prove tjetër që po ekzaminohet është poashtu edhe letra që ishte gjetur në tavolinën e punës së tij.

Po punohet në ekzaminimin grafologjik të kësaj letre kanë konfirmuar për RTK-në burime të përfshira në hetim. E veç këtyre në vendngjarje është konfirmuar të jetë gjetur pranë viktimës fotografia e familjes dhe dy mbetje të cigareve të cilat po ekzaminohen për gjurmë.

Sipas raportit te autopsisë, Dino Asanaj është vetëvrarë.

“Autopsia është kryer me komision nga unë, Flamur Blakaj dhe Karmen Barbuf nga EULEX-i. Të gjitha gjetjet në trupin e Asanajt tregojnë se të njëjtat janë shkaktuar nga vet ai dhe bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka deklaruar për RTK-në përmes telefonit, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Të njëjtat, sipas tij, konsistojnë me formën e veprimit vetanak dhe nuk janë gjetur shenja se ka qenë e mundur të bëhen nga dikush tjetër.

“Në trupin e tij respektivisht në qafë janë konstatuar dy plagë prerëse në anën e majtë, 7 plagë shpuese në anën e djathtë dhe dy plagë në gjoks njëra prej ishte tyre fatale e cila ka arritur deri në zemër”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Por gjithë këto të dhëna nuk komentohen në qëndrimin e prokurorit që tashmë po udhëheq me hetimet në këtë rast.

Prokurori, Blerim Isufaj, ka deklaruar se në këtë fazë të hershme hetimore nuk mund të flitet nëse Asanaj është vrarë apo është vetëvrarë.

24 orë pas ngjarjes megjithë hetimet që po zhvillohen ende nuk ka të dyshuar. Prokurori pa dashur të komentoj hollësi ka konfirmuar gjetjen e një letre pranë viktimës.

Derisa prokurori nuk ka pranuar të komentoj për rezultatet e obduksionit pa versionin zyrtar në shkresa të lëndës, gjithsesi ka konfirmuar se rezultati do të pasohet nga ekzaminime të tjera.

Por për hetimet që po zhvillohen nuk flet shumë policia.

Jozyrtarisht është thënë se pavarësisht rezultatit të obduksionit hetimet nuk përjashtojnë edhe ndjenjën eventuale të personave që dërguan Asanaj që t’i merrte jetën vetes.

Burime brenda policisë i kane konfirmuar RTK -së se në letrën që është gjendur pranë trupit të Asanajt ishte përmendur. Remzi Ejupi, gazeta “Zëri” dhe Abdurrahman Konjufca.

Iu dha lamtumira e fundit Dino Asanajt

Iu dha lamtumira e fundit Dino Asanajt, drejtorit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Asanaj u varros në orën 17 në varrezat e qytetit në Prishtinë, nga familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi tha se do e ndjejnë mungesën e Dino Asanajt, siç e quajti ai, një burri të çmuar, të civilizuar dhe me tradita intelektuale dhe familjare.
“Dino Asanaj megjithëse i shpërngulur në SHBA asnjëherë nuk iu nga atdheu i tij, ai iu gjet pranë vendin në momentet më të vështira duke dhënë kontributin e çmuar si në luftën për liri, po ashtu edhe në rindërtimin e vendit. Zoti Asanaj në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme për liri e Kosovës, nuk ka hezituar për të dhënë ndihmën e tij, këshillat e tij dhe gjithë potencialin intelektual dhe njerëzor për vendin e tij. Kështu, ai dha një kontribut të çmuar në procesin e vështirë të negociatave të gjata që quan në çlirimin e Kosovës, në luftën e UÇK-së dhe duke u shndërruar një urë-lidhëse në mes të Kosovës dhe migracionit tonë në botë, në veçanti në SHBA”, ka thënë ai.


Gërxhaliu: Asanaj u vetëvra-Nëntë plagë në gjoks, dy në fyt Varrimi_15


Ndërsa, në emër të familjarëve të tij, foli Haxhi Arifi, i cili tha se Dino do të vazhdojë të jetojë me veprën e tij.

“Dino u largu parakohshëm prej familjes për të hapur horizonte për të gjithë ne. Dino fatkeqësisht u largu parakohshëm edhe nga jeta, është humbje e madhe e pakompensueshme, për të gjithë. Kur ju shoh të gjithë ju bindem që Dino do të vazhdojë të jetojë me veprën e tij”, ka thënë ai.

Atë e varrosën familjarët e tij, kolegët dhe shumë zyrtarë të lartë të vendit. Asanaj vdiq dje në QKUK, pas plagëve të marra me thikë në zyrën e tij në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, kurse ende nuk është arrestuar askush lidhur me rastin.

Për vdekjen e Asanajt kontaktohet Ejupi e Konjufca

Prokurori Blerim Isufaj ka thënë se është krijuar një ekip i përzier me EULEX-in i cili do të hetojë vdekjen e Dino Asanajt.
Deri më tash janë kontaktuar disa persona, në mesin e të cilëve shoferi i të ndjerit Asanaj, disa punëtorë të tij si dhe biznesmenët Remzi Ejupi dhe Abdurrahman Konjufca.
Prokurori Isufaj ka thënë se ekipi, nën drejtimin e tij, do të hetojë në të gjitha pistat e dyshimit, shkruan gazetajnk. Remzi Ejupi, pronar i kompanisë Euro Koha, ka konfirmuar të premten se është kontktuar nga hetuesia.
"Unë aktualisht gjendem jashtë vendit. Natyrisht, se jam kontaktuar nga hetuesia”, tha Ejupi.
Edhe Abdurrahman Konjufca ka thënë se është intervistuar nga hetuesia për rastin e Dino Asanajt.


Dino Asanaj u vetëvra, dyshohet se u shantazhua

Dino Asanaj është vetëvrarë. Ky është konstatimi i autopsisë, i kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Burimet kanë thënë se në trupin e të ndjerit ka pasur një therje fatale me thikë në zemër dhe në mushkëri, ndërsa në pjesën e fytit ka pasur disa prerje të lehta.


Një ekspert, që ka marrë pjesë në autopsi, ka thënë se rezultati është ky dhe i saktë dhe se përvojat tregojnë se ka raste kur njeriu ka therur veten deri në dymbëdhjetë herë.

Në autopsi merret vesh se kanë marrë pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Pritet brenda pak orësh konfirmimi zyrtar i kësaj gjetjeje.

Po ashtu ka dyshime se arsye që çoi në vetëvrasje kryetarin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, janë shantazhet që kishin të bënin me punën e tij.

"Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Konjufca, ma shkatërruan jetën"
Një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës së Dino Asanajt që flet për mundësinë e vetëvrasjes – apo edhe të inskenimit të vetëvrasjes. Letra ka orientuar organet e rendit që të kryejnë hetime edhe për vrasje, edhe për vetëvrasje. Letra me tre rreshta që duket se është e nënshkruar nga vetë Asanaj është gjetur në zyrën private të tij në Fshatin Ndërkombëtar në Hajvali. Në këtë letër, përmbajtjen e së cilës e ka mësuar “Koha Ditore”, përmenden akuzat e biznesmenit Remzi Ejupi, të bëra javë më parë në gazetën “Zëri”, si dhe akuzat e shpeztarit nga Lipjani, Abdurrahman Konjufca.


“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, shkruan në këtë letër, ka thënë një burim brenda hetuesisë.

Akuzat publike patën nisur pas marrjes së hotelit “Grand” në menaxhim të AKP-së si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve për investime që kishin aksionarët Zylqif Berisha, Remzi Ejupi e Behgjet Pacolli.



Prokuroria: Nuk e dimë a është vrasje a vetëvrasje!

Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër dhe një thikë. Askush nuk është arrestuar ende. Hetuesia ka intervistuar disa dëshmitarë.
Edhe pse kanë kaluar disa orë nga vdekja e Dino Asanajt, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ende nuk ka arritur të përcaktojë nëse ajo ishte rezultat i vrasjes apo vetëvrasjes.


Prokurori Blerim Isufaj, i cili po e heton këtë rast, ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se për të dytën herë në orët e mbrëmjes ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

“Është faza e parë e hetimeve dhe unë si prokuror ende nuk mund ta cilësojë as si vrasje e as si vetëvrasje, sepse akoma nuk kemi asnjë provë të saktë e cila do na çonte në njërën anë apo në anën tjetër”, ka thënë Isufaj.

Prokurori Isufaj thotë se as të arrestuar deri më tani nuk ka.
Megjithatë, për momentin organet e ndjekjes janë duke i marrë në pyetje disa dëshmitarë të cilët kanë qenë punëtorë aty.
“Ata janë duke u pyetur nëse kanë parë diçka a kanë dëgjuar diçka”, thotë Isufaj.
Në vendin e ngjarjes thuhet se është gjetur një letër.
Isufaj nuk ka pranuar të tregojë përmbajtjen e saj.


“Aty nuk ka diçka të qartë e cila do ta përcaktonte shkakun e vdekjes”, thotë ai.
Në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se është therur me thikë Dino Asanaj, prokurori konfirmon se është gjetur një thikë.


“Është gjetur një thikë në vendin e ngjarjes dhe pasi të dalë raporti i autopsisë do vërtetohet nëse ajo është arma me të cilën është kryer vepra”, ka thënë Isufaj, i cili ka shprehur bindjen e tij se shumë shpejt organet e ndjekjes do ta zbardhin këtë rast.

Hetimet për vdekjen e të parit të bordit të AKP-së për momentin është duke i drejtuar Prokuroria e Qarkut në Prishtinë e ndihmuar nga Njësitë për Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Policia ka konfirmuar se këto njësi që merren me hetimet e krimeve serioze janë angazhuar pak kohë pasi që me rastin kishin filluar të merreshin policët e regjionit të Prishtinës.

* * * * *



Sipas informatës zyrtare të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 12:20, PK-ja ka pranuar një informacion përmes linjës emergjente se në Fshatin Ndërkombëtarë në lagjen e Hajvalisë është raportuar për një rast vrasje në tentativë ndaj shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit .
Personi i lënduar është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Me të pranuar informatën njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti.
Në ndërkohë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë policia ka pranuar informacionin se rreth orës 14:30 viktima i këtij rasti ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga ky incident
.


Një zëdhënës i policisë tha se janë disa shtigje hetimesh por ende është herët të flitet për to.

I lindur në Pejë, shqiptaro-amerikani, Dino Asanaj, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1985.

Gjatë luftës së Kosovës ai veproi si përfaqësues i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa një periudhë pas luftës ai shërbeu si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Bazuar në hetimet preliminare policore incidenti ka ndodhur në zyrën që posedonte viktima në këtë lagje dhe mjeti i kryerjes së vrasjes dyshohet të jetë një armë e ftohtë - thikë.
Njësiti i forensikës nga Drejtoria rajonale e Prishtinës është duke proceduar akoma këqyrjen e vendit të ngjarjes në lokacionin ku ka ndodhur vrasja.
Ekipet e hetuesve në vendin e ngjarjes janë në proces të grumbullimit të informacioneve që janë të nevojshme për procesin hetimor dhe zbardhjen e rrethanave rreth këtij rasti të vrasjes.
Procesi hetimor nga niveli i Drejtorisë rajonale tani ka kaluar tek Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme.




* * * * * *

Drejtori i Bordit të AKP’së, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra me thikë në fyt dhe në gjoks.

Para pak çastesh, vdekjen e Asanajt e ka konfirmuar edhe Mehmet Maxhuni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe Shef i Ekipit të Mjekëve që e kanë operuar atë.

Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por pat thënë se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e Policisë.

Raportohet se zoti Asanaj është therrë me thikë, në zyrën e tij private në Fshatin Ndërkombëtar, një lagje kjo në periferi të Prishtinës. Motivet e ketij sulmi nuk dihen ende.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi