Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Zogaj falenderon Asllan Dibranin për shkrimin:Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë!

Shko poshtë

Skënder Zogaj falenderon Asllan Dibranin për shkrimin:Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë! Empty Skënder Zogaj falenderon Asllan Dibranin për shkrimin:Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 6:58 pm

Skënder Zogaj falenderon Asllan Dibranin për shkrimin:Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë!
Skënder Zogaj falenderon Asllan Dibranin për shkrimin:Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë! 174524_100000361960920_6486069_n
I nderuar z.Asllan,

e lexova shkrimin dhe u gëzova për informatën rreth manifestimit mikëpritës të emigrantëve shqiptarë me rastin e vizitës së Papës në Gjermani. U gëzova për reagimin mikëpritës që pasqyron traditën tonë të mrekullueshme për të cmuar dhe nderuar gjithmonë e gjithënjë vlerat shirtërore, sidomos ato fetare, që janë të një dimensioni të vecantë: së pari janë ndërlidhja e njeriut me hyjnoren, dhe, se dyti – janë zbërthimi i vetvetes në thellësinë e shpirtit, që është e vetmja gjë e gjithmonshme! Them se të dy këto dimensione u shpalosën bukur nga ana e shqiptarëve të diasporës (në rastin konkret kryesisht të mërgimtarëve tanë në Gjermani) që ashtu sikurse në të vertetë janë në jetë, u shfaqën edhe në manifestimin e mikëpritjes së Papës.

Shembulli është shumë domethënës dhe merton të lavdërohet e të ruhet në mbamendje si dëshmi e fortë se si u ka hije shqiptarëve të jenë gjithmonë. Duhet të bëjmë cmos që shembujt e këtillë t’i kultivojmë sa më shumë që është e mundur kudo ndër shqiptarë, sepse, jemi dëshmitarë që, kryevlerën shekullore të shqiptarizmit se "Feja e shqiptarit është shqiptaria" qarqe të caktuara janë të interesuara që ta ndryshojnë për të përdhosur kështu edhe përpjekjet e gjata e të stërmundimshme të bijve dhe bijave më të mencura të kombit tonë, që kurrë nuk lejuan ftohjen e vellaun nga vëllau për shkak të adhurimit tjetër fetar që mund të kishte njëri nga vëllezërit. Për fat të keq, ca mjekërrcjepër me pantollone të shkurta, që po dalin sikur zhapinjtë nga nëntoka, nëpër të gjitha trojet shqiptare dhe, që po bëhen gjithënjë e më të zëshëm, herazi edhe tepër agresivë, hetohet qëllimi shumë i mbrapsht, që tashmë duket qartazi. Kjo racë po dikton një islamizëm të ri, tjeter nga ai që e kemi të përvetësuar dhe që e manifestojmë që nga zbritja fillestare e fesë muslimane në tokat shqiptare. Mjekërrcjepërit nuk pajtohen me islamin e mënyrës shqiptare dhe janë duke bërë cmos që duke na e ndryshyar fenë të na tjetërsojë mendjen, zemrën dhe frymën e shenjtë të shpirtit. Prandaj, shqiptarët e vërtetë, që janë dhe fetarë vërtetë të pastër, muslimanë, katolikë apo ortodoksë, duhet të tregohen besimplotë në fenë e tyre dhe, nëpërmjet të bësimit të tyre ta krijojnë bisteklun tresh të besimit të përbashkët duke u ndërlidhur me besa besë dhe vellazërisht me njeri-tjetrin, si gjithëmonë në të kaluarën e mundimshme shekullore dhe, t'ua bëjmë me dije gjithë mjekërrcjepërve se, nuk mund ta prishin traditën tonë të pastër dhe të pasur me doke e zakone unike shqiptare që i përkasin gjakut të përbashkët dhe së njjejtës etnogjenezë. Shqiptarizmi ka njerën nga vlerat me themeltare besimin e lirë, mirëkuptimin dhe respektimin e besimit ndryshe brenda përkatësisë së njejtë kombëtare, sepse të besimi ndryshe, nuk e ndryshon vëllazërinë.

Shqiptarët në Gjermani e dëshmuan këte dhe, urojmë që, kjo traditë të ruhet dhe të pasurohet, jo vetem në manifestime të këtilla, por të hapën zemrat dhe të ta vulosim njëherë e përgjithm onë se: muslimani shqiptar është vëlla i katolikut shqiptar dhe vëlla i ortodoksit shqiptar. Ortodoksi shqiptar është vëlla i katolikut shqiptar dhe vëlla i muslimanit shqiptar.

Duke të falenderuar për informatën, që më nxiti ta shkruaj këtë letër, i nderuari z. Asllan, me lejoni që t’ua përkujtoj angazhimin dhe punën e madhe që në këtë plan është duke e bërë, dy vëllezër tanë: Baki Ymeri dhe Agim Gashi, dy trashëgimtarët më të denjë të traditës së Rilindjes sonë Kombëtare dhe dy atdhetarët e devotshëm, kontributi i të cilëve është padyshim i pazëvendësueshëm. Në mënyrë të vecantë do të theksoj përkushtimin e Baki Ymerit që po e ruan flakën e traditvs së rilindasve shqiptarë të Rumunisë, prej nga zëri i tij vazhdimish po jehon i fuqishëm duke dhënë kushtrimin për ruajtjen e vlerave kombetare dhe duke tërhequr vërejtjen për rrezikun e madh që mund të na pllakosën, nëse shqiptarët e harrojne amanetin e të parëve dhe heqin dorë nga vlerat e dëshmuara. Theksova Baki Ymerin dhe Agim Gashin, me dëshirën që, në shembullin e tyre të gjinden personalitete shqiptare kudo nëpër vendet e botës ku ka frekuentim më të madh të diasporës shqiptare, sepse cdo boshllëk i lënë në këtë drejtim, do të synohet të zihet dhe të keqpërdoret nga antishqiptarët, që nuk janë pak.

Me ndjenjat më të larta të bësimit ne Zot dhe në Njeriun e gjakut tim, praanoni përshëndetjet e mia më të përzemërta,

sinqerisht,
Skënder Zogaj


Vllau ynë, Baki Ymeri, trashëgimtari më i denjë i traditës së Rilindjes Kombëtare dhe pasuesi i rilindasve shqiptarë të Rumunisë, zëri i të cilit vazhdimish ka jehuar kushtrimin për kujdes duke theksuar rrezikun e madh ëqë mund të na pllakosën, nëse shqiptarët e harrojne amanetin e të parëve dhe heqin dorë nga v vlerat e dëshmuara. E theksova Baki Ymerin, me dëshirën që, në shembullin e tij te gjinden personalitete shqiptare kudo nëpër vendet e botës ku ka freëkuentim më të madh të diasporës shqiptare, sepse cdo boshllëk i lënë në këtë fushë, do të zihet dhe padyshim do të keqpërdoret nga antishqiptarët, që nuk janë pak.

Me ndjenjat më të larta të bësimit ne Zot dhe në Njeriun e gjakut tim, ua drejtoj përshëndetjet e mia më të përzemërta,

sinqerisht,
Skënder Zogaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi