Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:ORI PEHRRI!

Shko poshtë

MENTOR THAQI:ORI PEHRRI! Empty MENTOR THAQI:ORI PEHRRI!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 12:17 pm

MENTOR THAQI:ORI PEHRRI! 275246_100000582437455_2097760_n

MENTOR THAQI:ORI PEHRRI!

Më mbanë,
a të mbaj në gji,
nuk e di,
o bukuri,
por e di
që kur jem bashk,
shkrihemi të dy,
ori Pehrri!

Buzët tona
n´vrushkuj avujsh
digjen shkrumb,
nektar nxjerrin,
djegë nga afshi,
ah, bëfsha lum!

Dikush m´tha:
- Kujdes pak,
çfarë po flet,
se je poet!
Unë i thash
kur jemë bashk,
se kush jam,
damlla m´raftë,
s´e di as vet!

Kush çfarë të dojë
le të thot,
aq më bën,
kur dashuroj,
për t´Madhin Zot,
nuk zë dot vënd!

Po le t´ma thotë
kush di më mirë,
si mund t´rrishë qetë?!
Në k´të Botë,
veç dashuri
do duhej t´ketë!

Kjo jetë e shkurt
me mijëra plagë,
si mund t´jetohet?!
N´zemër të ngurtë,
do mbesin vrragë,
kur s´dashurohet!

Pesë para Bota,
jo, vlerë si ka,
kur s´ka sevda,
se dashuria,
k´to mendtë e mia
i qou n´hava!

Për atë gushë pëllumbi,
më iku gjumi
shtatë ditë e net,
më vrau si plumbi,
ëndërrat mi shkundi,
një buzë-sherbet!!!

MENTOR THAQI:ORI PEHRRI! 304198_280506035312142_100000582437455_1006208_1446943754_n
Mentor Thaqi VS., 30.09.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi