Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:Dy poezi

Shko poshtë

Mentor Thaqi:Dy poezi Empty Mentor Thaqi:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 11:11 am

Mentor Thaqi:Dy poezi 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:Dy poezi
Mentor Thaqi:Dy poezi 215678_211549672207779_100000582437455_719634_2602686_n
PLLAKA E NDERIT

Në atë Pllakë, s´janë veç tri jetë,
e gdhendur, e shkruar Historia,
aty , po po aty vet koha flet,
se është Nderi dhe Lavdia!

Është Shqiponja në Shtizë Flamuri,
n´Verra t´Llukës, në atë Log t´Shenjtë,
janë kalitur në Rrasa Guri,
Tre Llukjanët, Burra t´Mëdhenjë!

I bëjnë Roje, Kombit tim,
ia ruajn Nderin dhe Lavdinë,
e mbajnë Vulen në atë Pajtim,
të Bashkuar të kemë Shqipninë!

Eh, aty janë Tre Burra t´Kombit,
n´Verra t´Llukës në atë Kuvend,
n´Plisa t´Bardhë, shkëlqim i Zotit,
Përjetësisht, do mbahen n´mend!

Mentor Thaqi VS., 29.04.2011


Mentor Thaqi:Dy poezi 230839_211560258873387_100000582437455_719687_300738_n
DITA E PUNËTORËVE

Atëbotë i obligonin,
me shtytje në përbuzje,
që kundërshtonin të punonin,
pa një ditë pauze!

Nga tetë orë, jo dymbëdhjetë,
me ato tri tetëshet e famshme,
dhanë djersë, gjak e jetë,
për rrugën e pandalshme!

Dhe, u lind e u bë Një Maji,
Ditë gjaku, Ditë vaji,
u sakrifikuan, u vranë,
por, kërkesat jo s´i lanë!

E kërkuara u arrit një ditë,
e morën atë që paten pritë,
që të tria ato Tetëshe,
për Punëtori të gjithëpushtetshme!

U desht të kaloj një shekull,
sërish u vuan në harresë,
tash kërkojnë regjimin e vjetër:
>Më shumë punë për mbijetesë
Nuk flet më kush për tetë,
e as për Javën Pesëditore,
Ditëpunën e bëmë dymbëdhjetë,
jo më pronarët, por klasa punëtore!

Nuk pyet më kush Sindikatë,
s´merzitet kush për të Drejta t´Punëtorësh,
për një Ditëpune më të gjatë,
bëjmë përleshje gladiatorësh!

Eh, vet jeta është e padrejt,
vëllau yt t´bëhet konkurent,
për vendpune nisë me t´úrrejtë,
për mbijetesë i bëhesh violent!

Mirëkuptimit, me kohë i doli boja,
humanizmin e quam n´Karantinë,
tash me ligjin, nisë dhe mbaron loja,
u bëmë njeri për ujkun, e ujk për njerinë!

Epo, kështu rrodhën punët tona,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi