Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:BOTA GOMARESKE

Shko poshtë

Agim Gashi:BOTA GOMARESKE Empty Agim Gashi:BOTA GOMARESKE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 8:39 pm

Agim Gashi:BOTA GOMARESKE

(Satirë e „ëmbël“)

Një ditë unë dola
Në pyellin për karshi,
Të takohem me shatzët
E pak të bëj sheti.

Takova ca egërsira
Po me shumë rrezik,
Të gjithat më bënë nder
E më quanin mik.

Njëfarë kodosh luani
Më priti me bujari,
Më luti t´ua këndoj
Një këngë me sharki.

Me vullnet u këndova
Sa buçiste mali,
U shtuan spektatorë
Dhe qanin nga malli.

E mbarova këngën
Sa shumë më falenderun,
Mishra të lloj lojshme
Në sofër shtruan.

Më përshëndetën bujarisht
Nga habia mbeta pa gojë,
Që edhe tjera hera
Për shtazët të këndoj.

Duke u kthyer nga pyelli
Për me shku n´shtëpi,
Më priti bilbili
Me një befasi.

Seç ishin tubuar
Një grumbull gomar,
Sa shumë më kritikuan
E më bën prrallë.

Ti këngëtar i marrë
Që i bie sharkisë,
Pse s’këndon ndojherë
Për shtazë të shtëpisë?

Dashtë e pa dashtë
Për të mos u bërë prrallë,
E filloca këngën
„O pashallarë gomar“.

U knaqën gomarët
Për trimëri t´pa parë,
Të të parëve të tyre
Gomarët pashallarë.

Pastaj mori fjalën
Më veshgjati në Pazar,
Shihej se ai ishte
Gomari Kryetar.

Dëgjo, më tha “kryetari”
Ore këngëtar beqar,
A pranoni të ndërrohemi
Ne në njerz e ju në gomar?

Keq ju po jetoni
Dhe shumë të përçarë,
Provojeni njëherë Ju njerëz
T´jetoni si gomar.

Me hipnozë gomarësh
Më kishin sulmu,
Gjysmë i alivanosur
Propozimin e kasha pranu.

Më zuri belaja e sikleti
S‘di sa kisha fjetë,
Kur u zgjova unë i shkreti
Ishte tjetër jetë.

II

Fillova të shetis
Në gjithë boten mbarë,
Askund më s‘kishte njerëz
Pëveqëse gomar.

Gjithkund flitej një gjuhë
Ajo gomarisht,
Përshëndeteshin me hundë
Por edhe me bisht.

Në vend të kuzhinave
Ku dikur hahej buka,
Tani u bënë grazhdet
Me sane, ferra e fruta.

Në vapen e madhe
Freskoheshin me bisht,
Tani edhe Zotit i luteshin
Vetëm magarisht.

Jeta gomarishte
Tani hyri n´modë,
Nuk pihej alkooli
As s´përdorej drogë.

Çdo javë në TV
Kudo si të parë,
Me fjalime të zjarrta shiheshin
Presidentët gomar.

Të gjithë e dëgjonin
Gomar e gomresha,
Kur butësisht u fliste
Veshmadhja mbretëresha.

S‘kishte më varreza
Su shkonin përdore,
Çdo gomar i ngordhur
Bëhej përmendore.

Në Universitete të ndryshme
Për student gomar,
Rektor gomari
Qëndronte në vend të parë.

Ushtri e gomarëve
Të shtinte frikë,
Armët e rënda
Patkonjët çelik.


Mjekët kishin punë
KUR mbushej pazari,
Kur rreptas sulmonin
Mizat nga kali.

I rrokte alergjia
Kërcenin përpjetë,
Kunder mizave të kalit
Ilaç kurr su gjet.

Kur vinte vikendi
Gomarët me xhymleka,
Shkriheshin tërë natën
Nëpër diskoteka.

Hej botë mizore
Moj botë e shkretë,
Të robruen gomarët
Njerëzit ku kanë tretë?

Të robruan pa mëshirë
Ta prishën bukurinë,
Ku po shkon kjo botë
Në krye me gomarinë?

Si po dridhet toka
Dhe godet tcunami,
Mbaroi njerëzia
Si gomar pishmani.

Jeta gomareske
Ligje të ashpra kish,
Rraheshin fajtoret
Me shqelma e bisht.

Bile kundershtarë
Ata politik,
I hanin me dhëmbë
I vrisnin tinzisht.

III

Bota u ndryshue
Na humbi njerzia,
Sistemi politik
Buron nga gomaria.

Bëheshin kudo zgjedhje
Fushata elektorale,
Si valë rritej vjedhja
Në formë tenderiale.

Shqelmohej kundershtari
Pallshin me zë të lartë,
Cili do të ishte i pari
U bë gjë e qartë.

Kudo vidheshin votat
Sikur te njerzia,
Këtë ves të keq
A la-gomaria.

Luftë e madhe bëhej
Për Kryeministër,
Kush kundershtonte
E rrahnin kapistër.

Mbusheshin parlamentet
Përplot me gomar,
Hej moj botë e shkreta
Se qu bëre prrallë.

Në krye të shtetve
Zgjidheshin të rrallë,
Ata më veshgjatit
President gomar.

Kishin privilegje dje edhe sot
Gomarët n´udhëheqësi,
Gjithmonë grazhdat plot
Shumë llojee taxhi.

Kur mbante fjalim
Veshgjati kryetar,
Ngrihej përnjëheri
Gomaria mbarë.

Kështu kalon jeta
Kudo harmonia,
Në boten mbarë
Sundon hajvania.

Edhe sa do zgjasi
Kjo botë gomari?
Pa u zgjue nga gjumi
Të tregoj nuk di.

Agim Gashi:BOTA GOMARESKE 296161_10150315483414077_644509076_8297289_1394654335_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi