Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit

Shko poshtë

Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Empty Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 18, 2011 10:31 pm

Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit 247273_10150210848669077_644509076_7422335_7315258_n
Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT!
Agim Gashi
EPOKA E NDERIT
Redaktor
Sylejman Aliu
Recensent
Agim Gjakova
Ballina
Ismail Rexhepi
Realizimi Kompjuterik:
Ibrahim Tolaj

U shtyp në shtypshkronjën A-print.
Botimin e librit e ndihmoi Drejtoria e Kulturës
e Komunës së Prishtinës
Agim Gashi
EPOKA E NDERIT
Shtëpia botuese SAGA Prishtinë 2011

Dy rencensione:
POEZIA E AGIM GASHIT
Nga Agim Gjakova
Poezia e Agim Gashit, këngëtar dhe poet, e shkruar në frymë popullore, tenton ruajtjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë, për travajat që ka kaluar kombi shqiptar, për të tanishmen emigruese dhe gjithë ç‘i përket dinjitetit të njeriut. Gashi përpiqet të ruaj e zhvillojë më tej aspektet poetike të kësaj fryme, duke e joshur vargun me figura të goditur, me ndjenjë të çiltër, me gëzime e hidhërime, me mall e përlotje.
Përmbajtja e larmishme, temat e ndryshme, sidomos motivet e poezive të Gashit të bëjnë për vete për sinqeritetin e shprehjes, për preokupimet e poetit për gjithçka që është shqiptare, duke filluar nga ndjenjat e mirësisë, dashurisë, bujarisë... e deri tek ato të dhimbjes, zemërimit... që kombi shqiptar, që Kosova e tij të jetë më e mirë, më e begatë, më njerëzore, më fisnike, që jetohet në paqe e lumturi, që njeriu i Kosovës, dhe përgjithësisht shqiptar, të gdhihet me dinjitet e krenar.
Në poezinë e tij Gashi nuk përton të vërë në spikamë edhe krejt shtrembërimet shoqërore e politike që kanë ndodhur e po ndodhin në mjedisin shqiptar, në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë në Kosovë. Në poezinë „Unë me lumin bisedoj“, një poemë krejtësisht ngjethëse për motivet e saj, për mënyrën e shtjellimit, për shfryrjen e ndjenjave e të tjera aspekte, shihet qartë se autorit i dhemb gjithçka që nuk shkon mbarë, në mënyrë të veçantë parashtrimet politike në Kosovë, në vendlindjen e tij, për të cilën e ka marrë malli, dhe është i gatshëm të japë jetën.
Trajtimi me kaq patos i motiveve e termave të ndryshme i shton shpirtit poetik të mjedisit tonë një vlerë të pamohueshme, pasi ngërthen idealin, që ka nisur të zbehet mjaft, atë ideal që e mban në jetë një komb, që e shtyn përpara të ecë në rrugën e zhvillimit.
Libri mund të them se ngërthen një vlerë të duhur se nxjerrë në dritë disa aspekte të krijimtarisë dhe përbën një provë për shpirtin shqiptar, duke qenë i ndërthurur edhe me vlerë shkrimi, shprehjeje dhe gjuhe të duhur.
Edhe sot e kësaj dite në letërsinë botërore gjen shembuj të botimeve të poezisë me frymë popullore, qofshin ato të autorëve të njohur, apo të panjohur, sepse vlera e tyre hyn në piedestalin e kulturës kombëtare.
AGIM GASHI - ZË QË LËVIZTE DHE GURIN
Nga Ali Podrimja
Me rapsodin Agim Gashi i kishim rënë poshtë e lart Europës dhe kishim mbajtur gjallë diasporën tonë në kohën kur shfaqej UÇK-ja dhe kur radhët shtrëngoheshin. Ishte një kohë kur besonim në fitoren e popullit tone. Ushtonin sallat përplot dëgjues dhe kur në sytë e tyre rridhnin dhe lot.
Ditë të tëra kishim udhëtuar dhe zgjuar mendjen e fjetur se vinte dhe një ditë për shqiptarët, pa marrë parasyshë se ku ata frymonin.
Mbaj mend shumë takime të dhembshme, por zëri i Agimit ishte ajo fuqi që njeriun tonë e zgjonte dhe e qitte në udhën nga duhej ecur. Shpesh Azem Shkreli ishte parë në tribuna, ku nuk mungonte dhe ndonjë këshillë e tij. Kam përshtypjen se Europës i dilte gjumi dhe çështjen shqiptare e shihte ndryshe. Ne shqiptarët nuk ishim të vetmuar. Na mbante gjallë kënga. Agimi ishte një tenor i vërtetë. Këngët e tij na kujtonin kohën epike, atë fishtiake, besonim në atë që na vënte në lëvizje. Ka vite që Agimin nuk e kam parë, por kënga e tij më ndjek kudo dhe gjithnjë.
Faleminderit miku im për këngën burrërore…


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Jun 20, 2011 4:57 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Empty Komente përs shkrimin!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 18, 2011 10:42 pm










Urime
Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Comment_2 Rita17-06-2011, 02:39pm

I nderuari vella Dardan,
Agim Gashi
Keni zene nje vend te rendesishem ne shoqerin tone,jeni prezent aty ku emocioni eshte me i fort,ndjenja me e thell,dashuria me e ngjyrosur me kolorit te zemres.Ne takimet e AZEM SHKRELIT isha betuar te mos leshoj pik loti ,por zeri i Juaj me trathetoi.Kalova oqeanin qe shume vite e kame soditur me lot ,te jeme me Ju.Ishte nje ndjesi emocionuese ne mesin e mergates krijuesve te mirefillt,Nje tubim te kolosit AZEM SHKRELI nje tubim me vler te organizuar mrekullisht nga LSHAKSH qe u jame shume mirnohese,rapsodi i Juaj shkul bjeshket e loti me trathtoi.
U deshiroj nje haperim te mbar qe edhe me tej te na dhuroni zerin e kushtrimit Tuaj ,se shoqeria jone ka nevoj.
Nje pershendetje miqve poeteve,shkrimtareve AGIM GJAKOVA ,ALI PODRIMJA ,SYLEJMAN ALIUT per vlerat ,qe na i paraqesin.
URIME
Po u pershendes me disa vargje te shkeputura nga poezia ime:


TE URA PER NE CAMERI

TAKOVA MBRETERESHEN TEUTE
TEK PRISTE DELEGATET E PAVARESISE
DERISA BILAL XHAFERI I DHURONTE LULE

ME KONSTANDININ ME DORONTINEN
TE URA E SHEJTE HIDHTE VALLE ROZAFA
TE MOLLA E KUQE I PRISTE NENA TEREZE

NE KUVENDIN NE KALA TE ROZAFES
NAIMI FISHTA SAMIU MJEDA DARA
SKIROI NOLI CABEJI YMERI PORADECI
RUGOVA
SHKRUANIN ALFABETIN E LIRISE



U kendoft zeri gjithmon
Motra Dardane
Rita Saliu
Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Spacer

Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Spacer








Agim Gashi:"EPOKA E NDERIT"
Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Comment_2 Kadri Mani17-06-2011, 02:14am

Zotni Agim Gashi është nderi i kombit. Kurse populli ynë i urtë, me kohë e kishte quajtuar: Profeti Ibrahim, Shën Ibrahimi, Hazreti Ibrahimi!!!
Agim Gashi, mësues me profesion, rapsod i famshëm, me zërin kumbues e me sharkinë e vet si një "gulinov" i UÇK-së, e atdhetar me orientim demokratik, për këto shkaqe, u gjet në Listat e Zeza të socialfashistëve-puçistë, nën numrin rendor 111- për likudim!!!
Këndonte Agim Gashi, dhe sallat nëpër Evropë vetëm sa nuk pëlcisnin nga duartrokitjet frenetike të demokracisë shqiptare të të gjitha shtresave: burra e gra, djem e vasha, pionierë e vogëlushë shkollorë e parashkollorë!!
Kjo ishte atmosfera në meset demokratike atëherë, është sot e do të jetë edhe nesër, ndër breza dhe amshueshmërisht.


Agim Gashi

Këngë për Presidentin Rugova

Lum Kosova që ka një djalë
Sa mirë po i rri në qafë një shallë!
N'kohë të randa që i duel n'ballë,
Lum e lum po ban Kosova
Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!

Lumja nana n'dritë që t'qiti
I lum pragu që të rriti,
Lum e lum populli që t'dha
Lum e lum Vatani që t'ka!

Kah u nise me nji grusht dhe,
Për liri e për atdhe,
Sy me sy me burra t'botës
Me ja pru dritën Kosovës!

Lumja nana n'dritë që t'qiti,
I lum pragu që të rriti,
Lum e lum populli q[ t'dha
Lum e lum Vatani që t'ka!

Ku ma ke oxhakun, gurin...
Gjithmonë nalt e mban flamurin,
Pri e pri po t'thotë Kosova
N'ballë të kam President Rugova!

Lumja nana n'dritë që t'qiti
I lum populli që të rriti,
Lum e lum populli që t'dha
Lum e lum Vatani që t'ka!
O prandaj votat-o prapë t'i dha!

Vienë, shtator 1992


(Nga libri: "Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!", Botoi: "Sgqipëria etnike"-2002, Prizren, f. 142-145)
Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Spacer

Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Spacer








Urime !
Zemrashqiptare:Agim Gjakova & Ali Podrimja: Poezia e Agim Gashit Comment_2 Zeqir Lushaj16-06-2011, 10:13pm

Urime,o djali i Gashit.
"Azem Bejta,c'ka ka thane?
Djelt e Gashit,gjithmone jan kane..."

Kurre,mos te leshofte fryma e frymezimit popullor.

Zeqiri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi