Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët hedhin beton mbi urën e Ibrit

Shko poshtë

Serbët hedhin beton mbi urën e Ibrit Empty Serbët hedhin beton mbi urën e Ibrit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2011 1:36 pm


Serbët hedhin beton mbi urën e Ibrit

Serbët hedhin beton mbi urën e Ibrit Hedhin-beton

Të shtunën në orët e vona serbët e kanë betonuar barrikadën e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Fillimisht ata kanë hedhur disa kamionë me zhavorr në barrikadën ekzistuese në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, dhe pastaj, e kanë betonuar këtë barrikadë. Bëhet e ditur se serbët e kanë vënë edhe një barrikadë në Jarinë, në territorin e Serbisë.

Serbët kanë bërë edhe mbrëmë “kujdestari” në barrikadat e veriut të Kosovës. KFOR-i dhe EULEX-i ka mbyllur pikëkalimin në Jarinë, pasi serbët kanë vënë për herë të parë edhe një barrikadë e cila e pamundëson në tërësi qarkullimin, këtë herë nga ana e Serbisë.

Kufiri në mëngjes është hapur për qarkullim të udhëtarëve, pasi forcat ndërkombëtare kanë larguar telat gjemborë. Ndërkohë EULEX citohet të ketë thënë se pikëkalimet mbyllen në ora 19:00 ndërsa hapet në ora 07:00.

Doganierët e EULEX-it, bashkë me kolegët nga doganat e Kosovës, arrijnë në pikat kufitare të veriut përmes helikopterëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi