Hamit Taka:Kamikazët e civilizimit
Faqja 1 e 1
Hamit Taka:Kamikazët e civilizimit
Kamikazët e civilizimit
Hamit TAKA
Duke parë me vëmendje produktet e forumeve online, dmth komentet e atyre komentuesve që marrin të drejtën publike, për të dhënë mendime dhe vlerësime, gjithkush do të vërente me një herë simtomat e një kolere përgojimi të gjithkujt e të gjithçkaje. Një zhvendosje të thashethemnajës banale nga universi oral në atë të shkruar. Me sa duket sëmundja ka molepsur edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë në tre blloqe të mëdha tematike: në atë të politikës, të fesë dhe të historisë. Përmasat e këtij mexhilisi online, kultura dhe etika e komenteve po e kthejnë këtë lloj diskursi publik në një murtajë të rrezikshme për të drejtën publike të debatit.
Në pamje të parë, dukuria duket si diçka e mirë, pasi të krijon imazhin se ka angazhim dhe diçka vepron, në vend që të mos ndodhte asgjë. Por, shqetësues është fakti i përmbajtjes që sjell, motivimi i kritikave nga "poshtë" dhe mënyra talebaniste e përdorimit të kësaj hapësire publicitare. Shumica e komentuesve, pa dyshuar fare për vërtetësinë e çështjes që debatohet, hidhen me një herë në sulm me armët e tyre nga llogoret e tyre dhe e fillojnë komentin e vet me bindjen se ato që do të thonë ata janë absolute. Kurrësesi nuk preferojnë të përdorin apo të lajnë gojën me ndonjë formulë formale, si: "mendimi im është se", "në se nuk jam i gabuar" e të tjera si këto, por kalojnë drejt e në thelbin e analizave dhe përfundimeve të tyre kategorike.
Askush nuk është kundra debatit publik për problemet e mëdha e të vogla që shqetësojnë tërë shoqërinë shqiptare, komunitete të caktuara ose individë, që janë lënduar padrejtësisht nga institucione apo individë me peshë publike. Natyrisht, nuk mund të presim nga çdo koment mendime të kualifikuara. Edhe ato janë opinione, të cilat njerëz më të kulturuar dhe edukuar duhet t'i shikojnë si opinione dhe t'i respektojnë, pasi edhe idetë më të këqija të shprehura në publik janë pjesë e lojës demokratike të shprehjes së lirë të mendimeve, i cili s'duhet denigruar sidoqoftë ai. Aq më tepër komentuesit publikë profesionistë nuk duhet të dalin emocionalisht mbi debatin dhe të mohojmë ekzistencën e forumeve tona jo perfekte, si një humbje të madhe kohe për intelektin tonë. Jo rrallë gjen edhe komente, të cilët janë konstruktivë e dashamirës. Po ashtu, nuk mund të mohojmë se ka njerëz që vrasin kohën, duke lexuar e shkruar komente. Objekti i këtij shkrimi janë rregullat e "gramatikës" së debatit, ose të diskursit publik, të cilat kanë rëndësi të madhe në ato hapësira ku qytetarëve u kërkohet të marrin pjesë aktivisht, sipas rregullave dhe shprehive të demokracisë.
Ana më e diskutuar për këta komentues, gjykues, anatemues dhe kritikë asgjësues të palës përballë, të zotuar në një hapësirë debati ndërveprues, është se nuk e hulumtojnë apo investigojnë vetë "të keqen", por presin me gojë hapur gazetat e preferuara të tyre, blogjet, mediat elektronike apo ndonjë kabllogramë të Wikiliks-it, për t'u ushqyer me vaktin e tyre të përditshëm, sa ta thotë mendja se kjo punë mban erë kuzhine të specializuar për gatime me shije të tilla. E thënë ndryshe, mjaft nga këto komente ngjajnë pikë për pikë me fletë-rrufetë e kohës së merhumit, ku secili mund të shkruante e të publikonte me shkronja të mëdha çfarë mendonte ai për njerëzit nëpër tabelat e emulacionit dhe nëpër muret e institucioneve. Tani shkruajnë në hapësirat e lëna në përdorim nga gazetat poshtë artikujve përkatës, që shpesh janë orientues e inspirues.
Egoizmi i tretë apo mosdurimi i kritikës
Kritika është kritikë. Fjala është për kritika të drejta nga njerëz të ndershëm dhe jo nga kritizerë. Kritikat janë disa llojesh: idiote; të paguara; logjike. Kritika logjike, në thelb, është një nga motorët e përparimit, të cilat mund t'i quajmë edhe një farë Feedback-u për proçeset demokratike. Bile njerëzit e mençur na thonë se, mësojmë më shumë nga kritikat e armikut, se nga lëvdatat e mikut.
Në qasjen e përgjithshme të fenomenit të kritikës në internet, për fat të keq ka shumë apo pak persona, kjo është e parëndësishme, që diskutimet apo kritikat e tyre i kthejnë në argumente "ad personam", për të përligjur idetë, mendimet apo emocionet e tyre. Ajo që unë e shoh me të vërtetë të frikshme është fakti se, pas radhitjes së gabimeve të vërteta apo të supozuara vjen ajo fraza e mallkuar: "meqë t'i apo ai bën gabime, nuk vlen për asgjë". Shumë herë kjo thuhet, rrallë lihet të nënkuptohet. Kjo lloj mënyre e të kritikuarit duket edhe më qartë në diskutimet politike kur një politikani, pushtetari apo artikullshkruesi i mohohet e gjithë puna ose shkrimi, sepse "t'i nuk mund të kritikosh qeverinë apo opozitën, sepse dikur ke qenë me Berishën apo Ramën", duke skualifikuar tërësisht një kritikë të drejtë.
Mendoj se, dy janë arsyet për një qasje të tillë. E para, sepse ndoshta këtyre personave u duket vetja më të zgjuar se të gjithë të tjerët dhe mundohen të tregohen si autoritete para lexuesve, duke "zënë mat" dikë që ka një emër a rol publik dhe e dyta, me faktin që me ardhjen e demokracisë shtohet dëshira për të qenë "dikushi" dhe kjo arrihet, duke kërkuar të marrësh nga fama apo emri i tjetërkujt disa rreze më tepër për të dalë në dritë. Mendoni se çfarë medalje do të varnin në gjoksin internetian këta persona që arritën "të kapnin mat" personalitete shtetërore apo intelektuale. Emri dhe fama do të shkonin lart e më lart. Eshtë një mënyrë ndofta naive e të bërit emër, por duhet të pranojmë që ekziston edhe kjo formë e egoizmit të tretë, sipas Çehovit.
Anonimati ose demokracia diskursive
Karikatura është pamja e deformuar e një objekti që të mundëson paraqitjen e njëanshme të tij, theksimin e një tipari ashtu siç e sheh ai që e ndërton atë karikaturë. Është një imazh, që e paraqet objektin të ndryshuar dhe të zmadhuar në njërën anë, në mënyrë që ai që e sheh, të hyjë në një marrëdhënie tjetër me objektin, të shohë aty atë anë, të cilën deri dje nuk e kishte vënë re, nuk e kishte parë. Duke patur parasysh ç'është karikatura dhe duke vëzhguar reagimet tona ndaj realitetit, del se jemi me një defekt të dukshëm psikologjik, sendet dhe dukuritë na shfaqen të shformuara. Shkurt, shikojmë karikaturën e tyre. E djathta na duket ekzagjirimisht e djathtë, e majta ekzagjirimisht e majtë, myslimani ekzagjirimisht mysliman, ortodoksi ekzagjirimisht ortodoks, patrioti ekzagjirimisht nacionalist, liberali ekzagjirimisht i pamoralshëm e kështu me radhë, deri te pasuria, varfëria, dashuria… Duket se gjërat ne i shikojmë në pasqyrën vetiake dhe i peshojmë në peshoren e emocionit të çastit. Prandaj, në shumicën e rasteve mund të etiketosh debatin si debat karikaturial. Edhe ky vështrim i shformuar i realitetit ka një shkak, ka një burim trashëgimor, trashëgiminë e diktaturës, kur çdo gjë e shikonim ekstremalisht të shformuar. Ne jemi mësuar me tabura, me kanune, me mite. Por miti më i fuqishëm, që përfshiu tërë masën e popullit, ishte miti komunist, që e shpallte hapur përjetësinë e tij dhe udhëheqësin perëndi. Një fetar asnjë popull nuk u bë, por një ideologji politike mundi t'u imponohej me dhunë gjysmës së popujve të botës. Gjaku ynë s'është pastruar ende nga llumi i fanatizmit ideologjik.
Duke lexuar shpesh komentet në uebsite të ndryshme, kam mbërritur në konkluzione jo optimiste, bile shqetësuese edhe për opinionbërësit dhe opinionformuesit publikë. Mbase, inspiruesit e këtyre forumeve online i konsiderojnë këto debate si palestra, ku forcojnë muskujt qytetarët e sotëm dhe të nesërm, ata që do t'ia konsolidojnë institucionet demokracisë shqiptare. Por, nga çfarë shohim, nuk ka se si të ndihemi optimistë. Te shumica e komentuesve shikojmë se, demokracia ose më mirë "demokracia" sipas tyre, e interpretuar si barazitizëm ose revansh i përgjithshëm është materializuar si shpërfillje për çfarëdo lloj autoriteti dhe merite. Së bashku me një qesëndisje të përgjithshme me drejtim nga poshtë lart, që i përgjigjet një gjendjeje shpirtërore, zakonisht të mbajtur gjallë nga estrada, si dukuri shoqërore dhe model i formës së marrëdhënieve publike të tashëguar nga regjimi diktatorial, kur shteti argëtonte skllevërit e vet dhe kur të prisnin gjuhën për mendimet e lira. Atëherë, anonimati ishte i domosdoshëm për mbijetesë të individit, që nuk e duronte dot tiraninë me emër human dhe mendimi kundër fshihej me shumë kujdes në fjali me nëntekste, në formë gojëdhënash e barcaletash. Ndërsa sot, nga llogoret e anonimatit, talebanët e diskursit publik hedhin baltë e ndyrësi mbi këdo, që u mbushet mendja, për vendin e tyre, për personalitetet shoqërore, shpërfillin e denigrojnë kundërshtarin, politik apo fetar, shpalosin frymën e një mohimi total të arritjeve të mëdha e të vogla në të gjitha fushat dhe, dashur pa dashur, bëhen kamikazë të civilizimit.
Me një vështrim të shpejtë e sipërfaqësor të masës së komentuesve, që po shtohet dita-ditës, mbi 90% anonimë, krijohet imazhi i një turme që po synon të organizohet si ato turmat që thyejnë xhamat, thyejnë e rrëzojnë sende të ndryshme e çfarë u del përpara. Disa syresh (pseudointelektualë) në këto kontekste banale duan të realizojnë efektin katarsis nëpërmjet rrëzimit të "monumentit" të atij që flet nga podiumi, nga katedra apo media, edhe sikur ky monument të mos ketë qenë as në qëllimet e autorit. Hë për hë, e vetmja gjurmë e respektit për rangun që i ka mbijetuar kësaj revolte të verbër të anonimëve është vendosja e komenteve poshtë tekstit që komentohet, por edhe kësaj, herët a vonë, do t'ia gjejnë anën. Një pjesë e mirë e komenteve vijnë nga lexues, të cilët nuk dinë përse shkruajnë, nuk kanë lexuar shkrimin kryesor, ose nuk e kanë kuptuar, ose kanë lexuar vetëm ndonjë koment paraprirës dhe tani po i përgjigjen atij, duke shfryrë çdo lloj mllefi apo instinkti, si sarahoshët në taverna, që flasin nga një tavolinë në tjetrën. Shpesh ata kanë si pikë orientimi titullin, autorin e shkrimit ose palën, kundër së cilës është orientuar pragmatikisht gazeta apo artikullshkruesi.
Shqetësim për opinionin e gjërë mbeten komentet e disa intelektualëve të pakënaqur, egoistë apo edhe më keq, të përdorur, të cilët, të kamufluar pas një embleme falso apo një pseudonimi, të rehatuar nëpër studiot, lokalet, zyrat apo vilat e tyre, ushqejnë një nihilizëm molepsës për publikun, i cili shumëfishohet nga vërshimi i debateve shterpë, banale e denigruese, që pasojnë komentet e tyre nëpër këto forume. Do të doja t'i vija kapakun shkrimit me ndonjë koment të ndonjë komentuesi të revoltuar nga kjo murtajë e diskursit publik: "arnaut", 25 shtator, 2011, shkruan: "Niveli i komenteve online është për të ardhur turp. Mjafton të shkoni tek gazeta "Tema" apo te "Shekulli" apo te "Express" e të klikoni në një nga artikujt rreth "ndryshimit të historisë" apo "fesë në shkolla" etj., do të shihni urrejtjen e paparë fetare dhe injorancën në kulm të shqiptarëve ndaj njëri-tjetrit... Nga një herë më vjen turp të komentoj online, se më duket se vetëm budallenjtë komentojnë në ato forume... Në fakt, gazetat nuk duhet t'u japin vend komenteve që janë të mbarsura me fyerje fetare dhe etnike në faqet e tyre. Por, Gazeta "Tema" i lejon ato lloj komentesh dhe kjo është një e metë shumë e madhe e saj, pasi, me dashje apo pa dashje, bëhet propaganduese e përçarjes së popullit shqiptar dhe ndihmon në krijimin e një opinioni të rremë midis shqiptarëve". Dhe një tjetër, "emigranti": "Mua më duket se mëndjemadhësia dhe arroganca ballkanike (e injorantëve), që na karakterizon, duket kudo nëpër blogje apo forume shqiptare. Koncepti i debatit tek ne duket qartë, që është në nivele foshnjore dhe përplasja e ideve dhe pozicioneve të kundërta intelektuale kthehet në ofendime dhe fyerje personale, që s'kanë asgjë të bëjë me njerëz të civilizuar. Jam dakort me disa komentues e debatues publikë, se niveli i debatit dhe komunikimit shoqëror është, sikur të thërret kiameti, tejet vulgar e i mërzitshëm. Dhe ka një keqkutpim të madh, madje abuzim me "lirinë" e fjalës online".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hamit Taka:Alibitë e humbjes
» A janë vehabistët shqiptarë kamikazët e ardhshëm?
» Sami Islami:OSMAN TAKA
» R.I.P. HAMIT HAXHIU
» AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET
» A janë vehabistët shqiptarë kamikazët e ardhshëm?
» Sami Islami:OSMAN TAKA
» R.I.P. HAMIT HAXHIU
» AGIM GASHI:ATDHEU THËRRET
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi