Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arratiset për herë të tretë nga burgu

Shko poshtë

Arratiset për herë të tretë nga burgu Empty Arratiset për herë të tretë nga burgu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2011 1:44 pm


Arratiset për herë të tretë nga burgu

Arratiset për herë të tretë nga burgu 47077

Dritan Rexhepi, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri por jo vetëm, edhe një herë "i ka lënë targën" policëve duke u arratisur nga burgu i Merksplas në Antverp të Belgjikës, arratisje kjo e cila është e treta për Rexhepin.
Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga mediat belge, por njëkohësisht dhe një shkresë zyrtare ka mbërritur në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sipas së cilës informohen autoritetet shqiptare për arratisjen e 31-vjeçarit dhe nisjen e kërkimeve për të edhe në shtetin tonë. Për herë të parë, Dritan Rexhepi, i akuzuar për vrasjen e 2 policëve u arratis nga qelitë e Durrësit dhe të Italisë.


Sipas mediave belge mësohet se arratisja e tij ka ndodhur ditën e dielë, ku ka kapërcyer me lehtësi murin rrethues dhe më pas është larguar me një automjet, i cili e priste jashtë rrethimit të burgut. "Koha ka qenë shumë e shkurtër, pasi të 120 të burgosurit që ndodhen në këtë burg, kanë qenë në ajrim. Rexhepi ka kërcyer murin duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi rojeve që ndodheshin në kullat e vrojtimit", - raportojnë këto media.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ministrit të Drejtësisë së Belgjikës, Stefaan De Clerck i cili është shprehur se vetëm pas arratisjes së tij u njoftuan se ai ishte një kriminel i rrezikshëm dhe jo një "hajdut i thjeshtë". Më tej ministri belg ka deklaruar se tani e tutje do të kryhen të gjitha verifikimet për të burgosurit në mënyrë që ata të mos vendosen në burgje të sigurisë së ulët siç është dhe ai i Markplas-it. "Tani policia, prokuroria dhe Drejtoria e burgut do të verifikojnë rrezikun e një të ndaluari. Ne do të krijojë një shërbim të tillë për të mbledhur të gjithë informacionin për profilin e secilit të paraburgosur. Kjo nuk është vetëm për t'i shpëtuar rrezikut, por edhe për historitë mjekësore, përdorimin e drogës dhe marrëdhëniet që ai ka", - deklaroi ministri i Drejtësisë De Clerck. Nga ana tjetër dhe Laurent Sempot, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është shprehur se nuk kanë pasur dijeni për rrezikshmërinë e tij. "Ne nuk e dimë se çfarë ai ishte jashtë kufijve të Belgjikës dhe çfarë veprash kishte kryer. Askush nuk na kishte thënë. Ne nuk kemi aq burime për të kërkuar për gjithçka", - deklaroi Sempot për mediat lokale.

Burgu ku ishte strehuar Rexhepi është një nga më të vjetër në Belgjikë dhe nuk konsiderohet i përshtatshëm për kriminelët serioze. "Ka vetëm dy roje të pranishëm për 120 persona, kështu që mundësia e arratisjes është shumë e lartë", - shkruajnë mediat belge. Nga ana tjetër, të gjithë autoritetet policore të Belgjikës kanë nisur kontrollet për gjetjen e Dritan Rexhepit, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tij.

Arrestimi ne Tirane

Dritan Rexhepi në vitin 2006 u arrestua në Tiranë nga forcat speciale të policisë, RENEA. Vlonjate akuzohet për vrasjen e dy efektivave të policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, të ekzekutuar me armë në Fushë-Krujë më 27 gusht 1999. Sipas akuzës, agjenti i Krimeve, Arben Keqi, ishte duke u kthyer nga Thumana, pasi kishte zhvilluar një operacion për kapjen e disa personave të kërkuar. Por, në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Krujën, bie pre e një atentati ku mbetet i plagosur. Për fat të mirë, Keqi i shpëton vdekjes. Ai kishte dalluar se njëri prej personave që kishte tentuar ta vriste, ishte Enver Haka, një kontingjent i njohur i botës së krimit. Në korrik të vitit 1999, para Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Haka ekzekutohet dhe për këtë krim familja e tij bënte përgjegjës punonjësin e policisë, Keqi. Për të marrë hak ndaj agjentit të Krimeve, vëllai i viktimës, Shkëlqim Haka (edhe ky i vrarë), paguan dy të rinjtë nga Vlora, Dritan Rexhepin dhe Sokol Halilajn. Dy kontingjentet e njohur të botës së krimit, në bashkëpunim me "udhërrëfyesin" e tyre, Shefqet Seferi, mbrëmjen e 27 gushtit 1999, në qendër të Krujës, pranë turizmit, ekzekutojnë uniformën blu. Tre muaj më vonë, më 6 tetor të vitit 1999, vrasin Durim Kasmin, mikun e ngushtë të Arben Keqit, teksa pinte kafe në një lokal në qytetin e Krujës. Në këtë ngjarje mbetet viktimë edhe pronari i lokalit, Ramë Bakiasi.

Arratia

Në atë kohë 28 vjeç, Dritan Rexhepi do të arrestohej më 31 mars të vitit 2008 pas një operacioni të policisë së Amsterdamit në Holandë dhe do te ekstradohej ne Itali ku kerkohej per krime te tjera.
Ekstradimi u kryer pas një kërkesë të Prokurorisë së AntiMafia të Venecias, pasi kishin kohë që hetonin Dritan Rexhepin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, krijim të organizatave kriminale e krime të tjera. Por me 18 Mars te vitit 2011 ai do te arratiset nga Italia dhe do te arrestohet me vone ne Spanje. Pas arratisjes nga Vogera në Itali, Dritan Rexhepi, është arrestuar në 26 korrik të këtij viti në Spanjë, si anëtar i një grupi të rrezikshëm që kishte për objektiv grabitjen e bankave dhe qendrave të mëdha tregtare. Spanja e akuzon për 16 grabitje. Pasi u kujtua se Rexhepi ishte ne burgjet e Spanjes, me pas u mesua nepermjet mediave, arratia e tij nga burgu belg.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi