Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:TË GJITHË YJET I MORA NË GJI

Shko poshtë

Agim Gashi:TË GJITHË YJET I MORA NË GJI Empty Agim Gashi:TË GJITHË YJET I MORA NË GJI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2011 11:51 pm

Agim Gashi:TË GJITHË YJET I MORA NË GJI 317525_10150317229764077_644509076_8309898_1877213544_n

Agim Gashi:TË GJITHË YJET I MORA NË GJI
(Mikes sime Viktoria Xhakos)

Jam zgjue herët pa lind dita,
Mbi një breg frymën kam ndalë.
Yjve të qiellit, për pa u zhdukë,
Për një bisedë u çova fjalë:

Ju, o yj, që natën ndritni.
Atje ku shpirtrat vijnë me pushu,
Viktorisë, mikeshës sime,
Vend ndokund a i keni caktu?

M’u përgjigj më i madhi yll,
Që pas diellit rri n’gjithësi:
“Tash për tash në listat tona,
Nuk ka emër “Viktori”.

Thuaji asaj të shkruajë vargje,
Dhe romanin ta mbarojë,
E të nisë një jetëpërshkrim,
Ta punojë, ta punojë.

Se pa u vyshk të gjitha lulet,
Dhe vargjeve borxhet t’ia lajë,
Se pa e ndal këngën bilbili,
Nuk do të shuhet jeta e saj”.

Sa shumë gëzimi më kaploi,
E gjithë yjet i mora në gji,
Që ma dhanë këtë lajm të bukur,
Për të dashurën Viktori.

E kam ditë, moj Viki e mira,
Se pa u takue njëherë me ty,
Nuk do ikësh nga kjo jetë
S’mund, pas vetes, të lesh vetmi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi