Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ZUNË YJET PO RRALLOJNË

Shko poshtë

AGIM GASHI - ZUNË YJET PO RRALLOJNË Empty AGIM GASHI - ZUNË YJET PO RRALLOJNË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 09, 2015 2:46 pm

AGIM GASHI - ZUNË YJET PO RRALLOJNË 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

ZUNË YJET PO RRALLOJNË


AGIM GASHI - ZUNË YJET PO RRALLOJNË 11828830_10153093625569077_4096438906560119193_n

Zunë yjët po rrallojnë, 
O ju shokë të mi, 
Shpejt shuhen, shpejt po shkojnë,
Seç ndjellin vrfëri.


Pse moj nënë ke rënë n´kujtime
Me lotë mbush ti ata sy?
Yjet tanë të rinjë po shuhen, o bir, 
Marrin rrugë mos me u kthy.

Vetëm nënat sot qajnë, lotojnë, 
Për mërgimtarët, të njomë e t´ri, 
Shuhen shpejt me mall` t´atdheut, 
Ju ik drita në ata sy.

Dikur thyheshin degët e lisave
Qante populli, i priste dheu, 
Sot për tokë rrëzohen lisat, 
As të vdekur si do atdheu.

Privat jeta, privat atdheu, 
Sa vështirë u bë me vdekë, 
Karaxhozët, djem t´kqi të kombit, 
Na e rënduan vdekje e jetë.

Në dash me hy nën dhe t´atdheut,
Në ato vise ku ke le, 
Duhet me shpall tender pas vdekjes
Vend për varrin duhet me e ble.

Po t´kesh para do ta blesh varrin
Po nuk pate rri mbi dhe, 
Ti që dashte token arbrore, 
Këtë shpërblim sot „dhuratë“ e ke!

06.08.2015
Spitali i Bierkesdorfit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi