Mustafa: Vrasja e Remzi Salihut është vrasje e arsimit të Kosovës
Mustafa: Vrasja e Remzi Salihut është vrasje e arsimit të Kosovës
Mustafa: Vrasja e Remzi Salihut është vrasje e arsimit të Kosovës
Me një mbledhje komemorative dhe me homazhet në mjediset e Komunës së Prishtinës, iu dha lamtumira e fundit drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës Remzi Salihu, i cili dje u vra në zyrën e tij. Në këtë mbledhje morën pjesë familjarë të të ndjerit, zyrtarë të lartë qendror e dhe komunalë, deputetë, mësimdhënës, aktivistë të LDK-së shokë dhe miq.
Duke folur në këtë mbledhje, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja tha se vrasja e Remzi Salihut është akt ndaj institucioneve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe akt me të cilin është vrarë arsimimi i fëmijëve. Ai gjithashtu theksoi se është lënduar edhe e ardhmja e shkencës dhe dijës së Prishtinës dhe më gjerë.
"Nga ne po ndahet pedagogu i vyeshëm dhe kontribuuesi i shquar i arsimit Ramiz Salihu, një emër i njohur i arsimit tonë. Kontributi i tij për arsimit do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë, sepse ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar, për profesionin e tij, për të mirën e vendit të vetë", tha ministri Buja.
"Dëshiroj të ndaj me ju sot dhembjen e madhe për humbjen e hershme dhe të papritur të njeriut të parë të arsimit të Komunës së Prishtinës. Dëshiroj të ndaj shqetësimin e brengën e madhe mbi veprimin e ligë të një dore kriminale që shtiu mbi avancimin e shkollës sonë, mbi përpjekjet për zhvillimin e arsimit të kësaj treve, mbi të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë"!.
Ministri i Arsimit tha se në emër të nxënësve dhe mësimdhënësve të Kosovës kërkon gjykimin e pavarur të shkaqeve dhe pasojat e kësaj dite të rëndë për arsimin e Kosovës, duke thënë se "kjo është mënyra e vetme për të lehtësuar dhimbjen dhe për të rritur shpresat për të ardhmen tonë".
"Unë bëj thirrje edhe një herë sot që interesat personale mos të vihen mbi interesat kombëtare dhe shtetërore", nënvizoi Buja.
Ndërkaq në emër të LDK-së, aktivist i së cilës ishte i ndjeri Remzi Salihu, foli sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Ismet Beqiri, i cili në fillim tha se "dje Lidhja Demokratike e Kosovës humbi njërin nga veprimtarët e saj më të devotshëm, Remzi Salihun, njeriun që tërë jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj të vendit".
"Remzi Salihu, prijës shumëvjeçar i arsimit në Prishtinë, i bashkëngjitet plejadës së njerëzve të ndritur të LDK së, të cilët, duke besuar përjetësisht në filozofinë politike e nacionale të Presidentit historik Ibrahim Rugova, punuan deri në flijim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës", tha Beqiri.
Ai theksoi se me shembullin e tij, Remziu u bë pjesë e pandashme e panteonit të njerëzve të lavdishëm të LDK së e të Kosovës, të cilët punuan, jetuan dhe u flijuan për të mirën dhe prosperitetin e përgjithshëm të vendit. "Ndaj, ritheksoj se me vrasjen e Remziut, LDK ja ka humbur një veprimtar shembullor, një njeri të përkushtuar e profesionist, i cili u bë theror me besimin e palëkundshëm për ndërtimin e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në Kosovë".
Më tej Beqiri tha se Remzi Salihu gjithë shekullin e tij të punës e kaloi duke u angazhuar për avancimin e arsimit shqip dhe për ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, "ndaj ne, të gjithë pa përjashtim, ia kemi borxh atij vazhdimin e kësaj lufte të pamëshirshme për forcimin e institucioneve tona, të cilat duhet të jenë në gjendje t'u ofrojnë qytetarëve perspektivë të qartë për jetën dhe të ardhmen e tyre, ndërsa bartësve të jetës institucionale kushte dhe siguri për krijimin e kësaj perspektive".
"Sot Remzi Salihut, LDK ja dhe gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, i themi lamtumirë miku ynë, u prefsh i qetë në tokën e Kosovës, i përjetshëm qoftë kujtimi për ty dhe veprën tënde", tha në fund të fjalës së tij sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje nipi i Remziut, Armend Salihu, i cili tha se shpreson që puna dhe vizioni i axhës se tij do të vazhdohet edhe nga ata që vijnë pas tij.
Në mbledhje u lexua edhe letra e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ndodhet në Amerikë.
"Vrasja e Remziut është akt ndaj institucioneve të shtetit të Republikës së Kosovës, është vrasje e arsimit të Kosovës në përgjithësi dhe e Prishtinës në veçanti, është vrasje e dijës dhe shkencës së Kosovës", thuhet në letrën e Mustafës.
Më tej theksohej se "me këtë vrasje është vrarë edhe arsimimi i fëmijëve tanë, është lënduar e ardhmja e fëmijëve tanë, është lënduar e ardhmja e shkencës dhe dijës së Prishtinës dhe më gjerë".
"Ky njeri që ka qëlluar mbi kolegun tonë nuk përfaqëson shoqërinë tonë, nuk përfaqëson kulturën dhe traditën e familjes sonë, nuk përfaqëson shkollimin dhe arsimimin tonë për të cilin Remziu punoi palodhshëm", thuhet në letrën e kryetarit Mustafa.
Ceremonitë mortore të varrimit të Remzi Salihut do të bëhen në orën 16:00 në fshatin Prapashticë të Prishtinës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U vra Remzi Salihu, Drejtor i drejtorisë së arsimit
» Vrasja e Bekimit dhe e Bardhylit, vrasje e lirisë së shtypit
» Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti
» Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe
» Berisha: Ky akt është një krim horror, një vrasje e pabesë
» Vrasja e Bekimit dhe e Bardhylit, vrasje e lirisë së shtypit
» Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti
» Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe
» Berisha: Ky akt është një krim horror, një vrasje e pabesë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi