Hadi Osmani:Bisedime teknike apo politike me Serbin. Nga Hadi Osmani
Faqja 1 e 1

Bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë që filluan me 8 mars të këtij viti, të ndërmjetësuara nga diplomati Rober Cooper, përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA-ve, Thomas Countryman, siç duket tani janë duke marr karakter tjetër, nga bisedimet teknike, tani mund të kalojnë në bisedime politike.
Ndërkaq, ditëve të fundit, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Blerim Shala, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë dalë edhe publikisht në favor të nisjes së bisedimeve me Serbinë për çështje politike, një gjë që deri para pak kohe deklarohej si “vijë e kuqe” që nuk do të shkelej.
Kurse kreu i ekzekutivit, kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se për një dialog të tillë nuk ka mundësi, pasi që sipas tij, ky lloj i bisedimeve nuk ekziston në tavolina të punës së ndokujt as në Prishtinë, as në Bruksel e as në Uashington. Por, këto palë thotë ai, janë shumë të përgjegjshëm për vazhdimin e dialogut për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se nga viti i kaluar kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka rekomanduar dialogun për çështje teknike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, dhe miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, është hapur një proces i ri, ai i çështjeve të dialogut teknik
“Tani kemi tri konkluzione të përbashkëta, kemi edhe marrëveshjen mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë për vulat doganore, dialog ky që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian i mbështetur nga SHBA-të. Pra, dialogu do të vazhdojë, dialogu i çështjeve teknike”, është deklaruar gjatë ditës së martë kryeministri Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk sheh ndonjë arsye për t’u zhvilluar bisedime politike me Serbinë, pasi që sipas tij, bisedimet politike me shtetin serb janë përmbyllur në Vjenë në vitin 2007, dhe në vitin 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës. Sipas tij, bisedimet teknike janë mbështetur edhe në Rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës, dhe se për bisedime të reja politike, ai ka thënë se së pari duhet të ndryshohet rezoluta në Kuvendin e Kosovës.
“Natyrisht ju e dini që ne e kemi një rezolutë që e kemi nxjerrë për çka mund të bisedohet dhe për çka nuk mund të bisedohet, bile më shumë e kemi për çka nuk mund të bisedohet. Prandaj, duhet të ndryshohet kjo rezolutë në Kuvend, për të nxjerrë një rezolutë tjetër për të miratuar vazhdimin e bisedimeve politike, por nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Krasniqi.
Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e Lidhjet Demokratike të Kosovës, janë shprehur kundër këtyre bisedimeve. Kurse, partia e cila që nga fillimi ka qen kundër çfarëdo lloji të bisedimeve me shtetin Serbisë, është Lëvizja “Vetëvendosje”.
Nga ana tjetër, kryesuesja e bisedimeve për Kosovën, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, është shprehur kundër këtyre bisedimeve, duke theksuar se me miratimin e Rezolutës nga legjislativi në Kuvendin e Kosovës, janë përcaktuar vijat e kuqe se cilat tema do të bisedohen me Serbinë, e cilat nuk duhet të bisedohen.
Mirëpo, se çfarë do të ndodh në të vërtet, mbetet të shihet në fund të kësaj jave, pasi që Kosovën do e viziton diplomati Rober Cooper, nga Bashkimi Evropian, i cili pritet të zhvilloj takime me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.
Ajo që mund të thuhet, është se nga të gjitha roundet e bisedimeve që janë zhvilluar deri më tani në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë arritur vetëm pesë marrëveshje, apo konkluza: ajo për lirinë e lëvizjes, për regjistrin civil dhe marrëveshja për njohjen e diplomave, marrëveshjen për njohjen e vulave dhe tregtinë e lirë si dhe marrëveshjen për kthimin e dokumenteve kadastrale, versionet në gjuhen shqipe dhe angleze.
Mirëpo, shteti serb deri me nuk ka treguar asnjë gatishmëri që të zbatoj marrëveshjet që janë arritur mes këtyre shteteve në Bruksel.
(Autori jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hadi Osmani:Pse çdo herë kundër
» Hadi Osmani i shkruan Profersor Neumanit
» Hadi Osmani:Veriu po mbetet peng i KFOR-it dhe EULEX-it
» Deda: Qeveria e dobët për bisedime politike
» Shqipe Osmani:EULEX-i - politikë e përbashkët e BE-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi