Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Më kaloi një zonjë përbri

Shko poshtë

Përparim Hysi:Më kaloi  një zonjë përbri Empty Përparim Hysi:Më kaloi një zonjë përbri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 9:22 pm

Përparim Hysi:Më kaloi  një zonjë përbri Perparim_hysi

Më kaloi një zonjë përbri
(poezi)

Nga Përparim Hysi

Më kaloi një zonjë përbri;m'u mbush hunda me parfum
Të më plasin që të dy;prapë mua më zë me shkumë!!!
Kaloi zonja...po pastaj?Ç'kam vërtet unë me një zonjë?
Jo.Nuk marr zjarr kollaj;pak nga pak do t'ju tregoj.

Më kaloi,po kokën kthen dhe më ndjell pas si ogiç
Pse si thoni?Ç'më panden?Mos asaj i dukem viç?!!!
Kokën kthen dhe ndalon,ja e shihni:po më pret
Përparimi hiç s'nxiton,se dhe"sërën" lart e vret.

I hedh këmbët me ngadalë,se humbet kush nxiton
Se më kot nuk jam kokëbardhë,ujtë nën rrogoz s'ma shkon.
S'e ha sapunin për djatthë,ende qeni s'ma ha shkopën
Pranë saj unë shkoj avash;gjoja s'pashë që pas ktheu kokën?!!!

Kur afrohem seç dhe flet, mu në vesh ka celularin
Po unë pres,se puna pret,për një plesht nuk djeg jorganin.
U afrova,pothuaj ngjtur,rruga është krejt e ngushtë
Seç më sheh si e habitur,rrugë s'më hap e mblidhem grusht.

THem mos zonja do të qeshë dhe më kot më ndolli pas
A mos vallë do më përqeshë se hap gojën dhe i flas
Sa i flas,zë më kupton dhe gajaset a s'gajaset
Pastaj iks a ypsilon...pastaj...të tepërta llafet...

4 tetor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi